Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Gjuha ime e dashurisë është të mos kem nevojë të kërkoj… por të bekohem nga kujtesa, prania dhe kujdesi yt

November 12, 2025
in Dashuri, Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Gjuha ime e dashurisë është të mos kem nevojë të kërkoj… por të bekohem nga kujtesa, prania dhe kujdesi yt
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
Përtej idilikës ëmbëlake të fjalës së stolisur me shkëndia përfytyrimesh dhe retorikës aromëmirë të romantikëve, që i thërrasin zgjimit dehës të aromave dhe delikatesës së prekjeve prej petalesh, është ajo e vërteta që zë të na pëshpërit në vesh. Na mbetet thjeshta degjojmë se si zëri i saj edhe pse si një pëshpërimë e heshtur, arrin të depërtojë thellë brënda nesh si një shkundje nga apatie dhe ripërkufizim të rikthimin te perceptimi i gjërave dhe gjëndjeve, ena ku derdhemi për të marrë formë, jo dhe aq për të treguar se sa të lëngët jemi, por se sa e domozdoshme është për ne trajta që marrim.
Te ajo që dua të them dhe të dëgjohet është se gjuha ime e dashurisë është të mos kem nevojë të kërkojmë, por të bekohem nga kujtesa, prania dhe kujdesi e dikujt që ka qenë dhe mbetet i rëndësishëm për ne, ajo prezencë dhe ardhje që na kthen te vetja dhe na mbush, duke na dëbuar nga zbrazëtia.
Mënyrat për ta kuptuar dhe pranuar dashurinë nuk është aq e sofistikuar sa ç’është e frymshme për t’u ngopur si me ajër.
Po, është një afërsi që lind vetiu, një vëmendje që nuk detyrohet, një kujdes që buron nga zemra e tjetrit. Është kur ti vëren nuancat e shpirtit tim pa më dëgjuar të flas; kur e njeh lodhjen time nga mënyra si rri, si hesht, si rënkoj lehtë, e më sjell qetësi pa më pyetur pse. Kur rikthen në vëmendje detajet që dikur t’i kam rrëfyer, ato gjëra të vogla që njerëzit zakonisht i harrojnë, por ti i ruan si dëshmi se më ke marrë seriozisht, se më ke vendosur pranë vetes.
Është kur s’më duhet të të kërkoj kohë, sepse ti e sheh si të natyrshme ta japësh. Kur nuk më le të ndihem si barrë, por si prioritet. Kur më shkruan për të parë nëse kam ngrënë, apo më pyet nëse kam mbërritur mirë në shtëpi, jo për detyrim, por nga brenga jote e pastër. Kur një mesazh i thjeshtë vjen sepse një mendim i jot më ka prekur lehtë e më ka sjellë në vetëdijen tënde.
Gjuha ime e dashurisë është të ndihem i vënë re, i dëgjuar, i kuptuar dhe i përkujdesur pa e përsëritur pafund ç’kam nevojë. Sepse dashuria, për mua, nuk jeton në kërkesa, jeton në gjestet që lindin vetvetiu, në përpjekjen që zgjedh ta japësh pa u lutur unë.
Është mënyra si ti thua “jam këtu” pa fjalë, por me praninë dhe kujdesin tënd, me nevojën që ju keni për të qenë për t’u ndjerë i mbushur shpirtërisht, i yshtur në dëshirime dhe i lartësuar në madhështinë e domozdoshmërisë së një pranie që solemnisht kurorëzon në jetën e një mbretërimi, drejtësinë hyjnore të zemrës.
Tags: Albert VatajDashuria
Previous Post

George Orwell tregon “Pse shkruaj” në një ese të vitit 1946

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Gjuha ime e dashurisë është të mos kem nevojë të kërkoj… por të bekohem nga kujtesa, prania dhe kujdesi yt

Gjuha ime e dashurisë është të mos kem nevojë të kërkoj… por të bekohem nga kujtesa, prania dhe kujdesi yt

November 12, 2025
George Orwell tregon “Pse shkruaj” në një ese të vitit 1946

George Orwell tregon “Pse shkruaj” në një ese të vitit 1946

November 12, 2025
Vërtetë… a kemi të mundur t’i bëjmë vetes pyetjen që parashtron Helen Mirren

Vërtetë… a kemi të mundur t’i bëjmë vetes pyetjen që parashtron Helen Mirren

November 12, 2025
Historia e shënimit të Albert Ajnshtajn lënë si bashkish, që u vlerësua sa një thesar

Historia e shënimit të Albert Ajnshtajn lënë si bashkish, që u vlerësua sa një thesar

November 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj