Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Shëndetësi

Bakteret, bashkëpunëtorët e domozdoshëm të shëndetit, cilat janë dhe si veprojnë?

February 22, 2017
in Shëndetësi
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Pjesa më e madhe e mikroorganizmave që jetojnë në trupin tonë mund të quhen "bashkëpunëtorë të dobishëm" ose parazitë të padëmshëm. Ndoshta ata nuk janë agjentët më të rëndësishëm të organizmit, ndoshta gjithë struktura jetike e anatomisë së njeriut nuk ka themelore rolin e tyre, por ajo që dihet dhe është pranuar shkencërisht është fakti se bakteret, këto "armiq" janë kaq të domosdoshëm sa veprimtaria normale e organizmit të njeriut dhe balancat e shëndetit të tij, janë të varura pikërisht prej tyre.

Pse ato janë kaq të rëndësishëm? Na ndihmojnë të tresim ushqimet dhe të marrim vlerat ushqyese prej këtyre të fundit. Sintetizojnë vitaminat e rëndësishme dhe proteinat antiinflamatore, proces të cilin gjenet tona nuk dinë ta kodifikojnë; gjithashtu stërvitin sistemin imunitar për të luftuar "ndërhyrësit" që mund të na infektojnë. Bakteret që jetojnë në lëkurë sekretojnë një lloj lagështie natyrore që parandalon formimin e çarjeve nga ku mund të futeshin mikrobet patogjene.
Streptokoku
Pamja e qelizave të streptokokut në mikroskop elektronik, marrë prej një kampioni laboratorik. Ky bakter mund të shkaktojë infeksione vdekjeprurëse, por shumë prej pjesëve të tij janë të padëmshme, ashtu si mijëra mikroorganizma të tjerë beninj që gjenden në trupin tonë. Në përgjithësi, numri i mikroorganizmave që jetojnë te ne është dhjetë herë më i lartë se qelizat tona dhe peshojnë sa truri ynë: rreth 1,350 gramë mesatarisht (në moshë të pjekur). Kjo është edhe arsyeja që secili prej nesh konsiderohet si një organizëm ose ekosistem me popullsi të dendur; habitate ku jetojnë mikrogjallesa të ndryshme, njësoj si xhungla me kafshët e saj.
Bakteriofagu
Të quajtur ndryshe fage, këto viruse që infektojnë bakteret janë me bollëk në planet (më shumë se yjet e universit). Në trupin tonë numri i tyre është aq i madh sa nuk mund të përcaktohet.
"Caulobacter Crescentus"
Ky bakter i zakonshëm ujor riprodhohet në mënyrë asimetrike. Kur një qelizë ndahet, njëra nga qelizat bija (e pajisur me një zgjatim të hollë) mund të notojë lirisht. Qeliza tjetër bijë, që i ngjan më shumë një bishti, qëndron palëvizur duke u ankoruar mbi çdo lloj sipërfaqe përmes një "ngjitëseje" që cilësohet si më e fuqishmja në botën shtazore. Ajo mund t'i rezistojë një force jashtëzakonisht të madhe: një tonelatë për centimetër katror.
Bakteriofage në veprim
Bakteriofage teksa largohen nga një streptokok thuajse pajetë. Tashmë këto mikroorganizma janë gati që të gjejnë viktimën e radhës. Duke qenë se kanë aftësi të infektojnë dhe të vrasin pjesë të veçanta, kjo cilësi në të ardhmen mund të shfrytëzohet për të zbuluar kurat e reja kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikëve.
Bakteret e zorrëve
Zorrë njeriu të pushtuara nga baktere, shumë prej të cilave akoma nuk janë identifikuar. Këto mikroorganizma na ndihmojnë të tresim ushqimet, të thithim substancat ushqyese, na mbrojnë murin intestinal. Gjithashtu ndikojnë në rregullimin e peshës trupore dhe na mbrojnë nga sëmundjet autoimune.
Helikobakter Pylori
Prania e "Helikobakter Pylori" (me ngjyrë të hapur), një bakter i zakonshëm që jeton në muret e stomakut, rrit rrezikun e ulcerës gastrite dhe kancerit (në foto, qelizat me ngjyrë të errët). Me kalimin e kohës është zbuluar se ky bakter mund të reduktojë aciditetin e stomakut dhe refluksin gastrit, duke kontribuar në parandalimin e kancerit të ezofagut. Duket sikur ka funksion mbrojtës edhe ndaj alergjive e astmës. Sipas disa shkencëtarëve, shtimi i këtyre patologjive në botën e industrializuar mund të lidhet me mungesën e "Helikobakter Pylori" në stomak, ose me marrjen e dozave të larta të antibiotikëve gjatë fëmijërisë.
Penibacilus
Një koloni e rritur në laborator shkencor. Në këtë pamje mikroorganizmat janë në kërkim të ushqimit. Këto baktere mund të veprojnë kolektivisht, duke komunikuar përmes sinjaleve kimike.
Cianobaktere
Cianobakteret e vogla kanë pasur një rëndësi të madhe në historinë e Tokës: kanë qenë ato që përmes fotosintezës kanë krijuar atmosferën e pasur me oksigjen të planetit tonë. Forma të vjetra të këtyre mikroorganizmave janë zhvilluar te kloroplastet, që janë përgjegjëse për procesin e fotosintezës së bimëve.
Flora bakteriale e gojës
Në gojën e njeriut jetojnë një gamë e gjerë mikroorganizmash. Disa prej tyre ngjiten në mukozë (në foto ato me ngjyre të errët) pak ditë pas lindjes. Gjallesat e dëmshme krijojnë pllakën bakteriale që favorizon prishjen e dhëmbëve; ose kolonizojnë hapësirat mes dhëmbëve dhe mishrave, duke shkaktuar patologji si paradontiti.
Stapfilokockus Aureus
Ky bakter jeton në hundën e një të tretës së popullsisë së botës pa shkaktuar dëme. Por mund të bëhet edhe "i keq", duke shkaktuar infeksione të lëkurës ose dëme akoma më të mëdha. Përdorimi masiv i antibiotikëve duke filluar nga mesi i shekullit të kaluar, ka shkaktuar zhvillimin e pjesëve rezistente dhe vdekjeprurëse.
 

Tags: "Caulobacter Crescentus"Anatomia e njeriutBakteret e zorrëveBakteriofage në veprimBakteriofaguCianobaktereFlora bakteriale e gojësHelikobakter PyloriPenibacilusShendetesiaShendeti dhe njeriuStapfilokockus AureusStreptokoku
Previous Post

Arthur Schopenhauer, ushta prej zjarri e mendimit filozofik, kunguesi i dijes së njerëzve mendjekthjellët

Next Post

Fjalimi i Ismail Kadaresë në Seanca solemne në “Coupole” të Institutit të Francës më 28 tetor 1996

Next Post

Fjalimi i Ismail Kadaresë në Seanca solemne në "Coupole" të Institutit të Francës më 28 tetor 1996

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj