Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Korçari Gjon Mili, fotografi më i shquar shqiptaro-amerikan i shekullit XIX

February 15, 2017
in Profil
770
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

U lind në Korçë në vitin 1904, në një familje po nga ky qytet. I ati quhej Vasil Mili, ndërsa e ëma, Viktori Çekani, një stërmbesë e iluministit të njohur të Akademisë së Voskopojës, Konstandin Çekani. Në atë kohë Shqipëria ndodhej në një gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe si nga shumë vende të tjera kish filluar largimi në masë drejt rajoneve me nivel më të lartë jetese. Kështu, familja Mili, kur Gjoni ishte ende 5 vjeç, emigroi në Rumani. Këtu djali mbaroi shkollën e mesme dhe në vitin 1923 mbërrin në SHBA, ku kishte një dajë. Atje filloi të merrej me punë të ndryshme ndër to edhe me fotografim si amator.

Gjatë punës Mili kuptoi se një nga faktorët më të rëndësishëm të fotografimit ishte ndriçimi i duhur i objektit. Ndërkohë filloi të shkruajë. Tri novela të tij me tituj „Larg”, „Ëndër” dhe „Nëna”, të botuara në revistën „Studenti shqiptar” që nxirrte Odise Paskali në Torino në vitin 1929, shquhen për ndjenjë, mall e dashuri për atdheun dhe nënën, të shkruara me një shqipe të bukur e të pastër. Më vonë studioi në Institutin Teknologjik të Masaçustesit, ku diplomohet inxhinier ndriçimi, profesion me të cilin punoi në ndërmarrjen e prodhimeve elektrike „Westinghouse”, të krijuar që në vitin 1886.

Mili përdori për herë të parë „fleshin elektronik” dhe „dritën stroboskopike”, të shpikura nga profesori Exherton (Harold Edgerton) më 1931, me të cilin bashkëpunoi gjatë. Në vitin 1937 mori titullin profesor. Ndërkohë Mili, bashkë me studimet dhe eksperimentet në fushë të teknikes, vazhdoi të fotografonte, duke u dalluar përherë e më shumë edhe në lëmin artistik. Bota e tij e pasur nuk po gjente ngopje me atë që po krijonte. Kështu, ai si shumë paraardhës, siç e shohim në historinë e artit botëror, iu drejtua shkencës. Dhe nuk u gabua, ajo e ndihmoi që të bënte vepra, të cilat do ta qetësonin trazimin e tij shpirtëror. Fotografitë e tij me ekspozim ultra të shkurtër, përbëjnë një nga dukuritë më interesante të lidhjes së shkencës me artin.

Picasso gjate punes-foto Gjon MiliRëndësi të madhe në jetën e Milit pati njohja dhe miqësia me euriditin e njohur shqiptar Faik Konica, i cili, duke parë dhunti artistike tek ai, e nxiti të drejtonte dhe të thellonte krijimtarinë e tij në fushë të artit. Për 15 vjet Mili, „shqiptari zemërbardhë”, siç e ka quajtur dramaturgu irlandez Shon O’Kejsi, ka punuar si fotoreporter për revistën e njohur amerikane „Llajf” (Life), përvojë që e bëri të vizitojë shumë vende të botës, duke fotografuar çaste nga ngjarje të ndryshme, ndeshje sportive e koncerte, vepra me vlera arkitektonike, skulptura dhe personalitet të njohur. Në vjeshtën e vitit 1946 u hap në Paris ekspozita e tij vetjake që pati vizitorë të shumtë dhe cilësorë. Filozofi Sartr (Jean-Paul Sartre) shkroi për këtë ekspozitë lavdërime disi të veçanta: „- Mili iu vë tërësisht në grackë, në fotografitë e tij gjendeni në luftë me vetveten – si i zënë në kurth”. Në vitin 1942 Mili kishte fotografuar predhën e një topi avioni kalibër 37 mm, me një kohë ekspozimi prej një të miliontën pjesë të sekondës.Kjo foto u quajt nga shtypi i kohës „shpikje e shekullit”. Po atë vit hapi ekspozitën vetjake „Valltarët në lëvizje” në Muzeun e Artit Modern (Moma) të Nju Jorkut.Më 1952 hapi ekspozitën kushtuar Pikaso-s në Galerinë e Parisit. Mori pjesë dhe në ekspozitën kolektive më të madhe të fotografëve të shekulit të kaluar me emrin „Familja e njeriut”, hapur në Nju – Jork me 1955. Këtu Mili u përfaqësua me foton „Nudo duke zbritur shkallët”, një version shumë interesant i pikturës kubiste të Dukanis.

Gjon Mili me macen e tijPeriudha 15 – vjeçare e punës si fotograf te revista Llajf (life) i mundësoi atij njohjen me figura të shquara të artit, kulturës dhe politikës. E veçantë mbetet sidomos njohja e më pas miqësia me piktorin e shquar Pikaso. Në vitin 1949, një seri fotosh të artistit në Valori të Francës Jugore, të mënjëanshme, ato ku „vizaton në ajër me dritë”. Ndër to, ajo me titull „Pikaso duke vizatuar me dritë”, dhe që gjendet në shumë albume të ajkës së fotografisë botërore e që komentohet pareshtur, përbën një ekzemplar themi të vetëm të shfrytëzimit tekniko-artistik të dritës me një fantazi hyjnore. Të tërheqin vëmendjen dhe disa foto të Milit bardhë e zi, të realizuara kundër dritës (contro luce) ku konturet e figurave, të përndezura nga drita krijojnë një harmoni të ëmbël volumesh. Po ashtu, përshtypje bënë edhe disa foto, me teknikë stroboskopike, balerinash dhe instrumetistash, ku megjithë „ngrirjet” e zhvendosjes së trupit të njeriut ose instrumentit, në to jepet mirë e bukur ndjesia e lëvizjes.

Ekspozitën e parë vetjake Mili e ka hapur me 1934, ndërsa të fundit, më të zgjedhurat e gjithë krijimtarisë me 140 foto, më 1980 në Nju – Jork me rastin e 75-vjetorit të lindjes. Për nder të tij, dhjetë vjet pas vdekjes, në fund të vitit 1994, në Haward Greenberg Gallery të Nju – Jorkut u paraqiten punë të bëra prej tij në harkun kohor 1930-1970, si dhe objekte nga jeta dhe vepra e Milit në lëmë të fotografisë dhe filmit. Interesi për këtë ekspozitë retrospektive ishte i tillë, saqë nga kritikët dhe vizitorët u quajt „ngjarja e vitit në fushën e fotografisë”. Në studion e tij para djegies (1966), që fotografi i madh francez Henri Kartie-Breson e quante „Athina e Nju – Jorkut”, mbaheshin sesione me tema të ndryshme artistike, ku debatonin figura të tilla si Duke Hellington, Billi Hollydey, Gene Krupa, Ted William etj. Djegia e studios ishte një humbje e pazëvendësueshme; u kthyen në hi mijra fotografi, dhurata, letrat e Pikaso-s dhe të personaliteteve të tjerë që Mili i ruante me kujdes prej shumë vitesh.

Në vitin 1970 u botua në Nju – Jork album-monografia „Picasso’s third dimension” i Gjon Milit. Dhjetë vite më vonë, më 1980 Shoqata „New – York Graphic Society” vuri në qarkullim „Gjon Mili – Photographs & Recollections” (Gj. Mili – fotografi e kujtime).

Të dy këta libra, përpos përfshirjes së krijimtarisë artistike të begatë dhe të larmishme, tregojnë edhe për nivelin e pëlqyeshëm letrar të Milit, çka e kishte shfaqur dhe në fund të viteve ‘20. Gjon Mili është marrë edhe me kinematografi, duke xhiruar me skenar të vet gjashtë filma dokumentarë, si kushtuar veprës së Pablo Kazals-it, Shon O’Kejs-it, Kuarteti Devi Brubikut, Henri Kartje-Breson-it etj.

Veprimtaria artistike e fotografit Mili përfshin me sukses shumë zhanre të fotografisë si peizazhin, reklamën, foton dokumentare, politike, atë të arteve (teatër, kinema, koncerte, vallëzime etj), sportive, eksperimentale etj. Ai ka pasqyruar në fotoportrete interesante figura të tilla të artit e kulturës botërore si regjizorin Hiçkok, kompozitorin Stravinski, dramaturgun Shon O’Kejsi, piktorin Brak, pjanistin Rubinshtajn, dramaturgun Jonesko, vilonçelistin dhe dirigjentin Kazals, piktorin Matis, këngëtaren Zhyljet Greko, aktoren Helen Vajgel, këngëtarët Frenk Sinatra dhe Pol Robson etj. Po ashtu, ai ka fotografuar politikanë të njohur të kohës si Presidentin Truman, Ministrin Molotov, Lordin Halifaks e shumë të tjerë. Një fotografi të atypëratyshme, në bisedë e sipër, shumë interesante të Milit ka bërë fotografi shumë i njohur francez H. Kartje – Breson, një nga bashkëthemeluesit e agjencisë prestigjoze të fotografëve „Magnum”.

Disa vlerësime

Për Gjon Milin flitet dhe shkruhet vazhdimisht. Në një album me foto të shekullit XX, „Century” (qindvjeçari), të botuar nga shtëpia prestigjoze e Londrës „Phaidon” në verën e vitit 2002 dhe që përmbante fotografitë më përfaqësuese të historisë të asaj periudhe, përfshihet edhe ajo e Milit që paraqet në burg kriminelin nazist Ajhman. Shumë të njohura janë edhe fotot „Pikaso duke vizatuar me dritë” dhe „Ndeshje basketbolli”. E para është renditur ndër 500 fotot më të mira të botës për 150 vjet në albumin „The photo book”, të botuar në Londër në vitin 2000. E dyta, fotoja nga një ndeshje basketbolli ndërmjet universiteteve amerikane, bërë në vitin 1951, është zgjedhur ndër 100 fotot sportive më të mira të shekullit XX.

Në një botim të „Tajm” (“Time”) me titull „Dëshmitar okular” (Eyewitness) të vitit 1995 (SHBA), një foto e bërë nga Mili shoqërohet nga disa komente. Ja ç’shkruhet ndër të tjera: „… njohuritë e tij për paisjet elektronike i dhanë mundësi atij të krijojë fotografi unike nga sporti, teatri dhe vallëzimi”. Profesori Harold Exherton (Edgerton), shpikësi i fleshit elektronik dhe i dritës stroboskopike, duke e njohur nga afër si bashkëpunëtor të tij, shkruan për Milin: „Ai ishte një vizionar i vërtetë. Ai e njohu forcën e dritës strobe dhe për vite udhëhoqi në këtë fushë me shumë imagjinatë. Ai na drejtoi, ai na nxiti”. Prej vitit 1995, MIT (Instituti Teknologjik i Masaçusetsit) ka organizuar një konkurs të përvitshëm të fotografisë për studentët e emërtuar „Exherton – Mili”, duke përkujtuar kështu dy figurat e shquara të fotografisë të dalë nga kjo shkollë. Piktori Pablo Pikaso, mik i Milit, kur pa fotografitë që ai i kish bërë, u shpreh: „Edhe me teknikë krijohen vepra artistike”. Fotografi i madh francez, Henri Kartje-Breson në vitin 1980 ka shkruar për Milin: „Shoqërimi i ngushtë me Milin për mua paraqet këndelljen e shpirtit dhe fisnikërimin e mendjes. Madhështia e Milit buron nga personaliteti i tij kompleks, i përmbushur me urtësi filozofike dhe me pasion për përsosmëri… Studioja e tij për një numër të madh prej nesh ka qenë Athina e Nju – Jorkut. Unë ngre në qiell përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, sikur të kishte hyrë nën urdhrat hyjnore 1000 vjet më parë”. Një nga fotoreporterët më të mëdhenj të luftës, amerikani David Douglas Dunkan i revistës „Time – Life” ka thënë: „Episodi me Pikason tregon inteligjencën e veçantë të Milit. Ai zbuloi plotësisht për publikun „Pikason tridimensional”. Të dy, Mili dhe Pikaso ngelen miq të mirë për gjithë jetën”. Në një libër të studiueses amerikane, Susan Kismaric, „Americans Politicans – photographs from 1883 to 1993” (Politikanë amerikanë të fotografuar nga 1883 – 1993), të botuar nga „The Museum of Modern Art”, Nju – Jork, 1994, ndërmjet shumë fotove gjenden edhe dy të Gjon Milit. Filozofi i madh francez Zh. P. Sartr në fjalën e hapjes së ekspozitës së Milit në Paris më 1946, ndër të tjera ka thënë: „Para se të takoja Milin isha mësuar të shihja vetëm ata fotografë çapaçulë që bënin fotografi nga një farë marazi, ashtu si të vrisnin diçka. Mili nuk ka maraz. Ai nuk kënaqet thjesht me kapjen e njerëzve të famshëm me kamerën e tij. Çdo fotografi e kthen në studim, në përvojë. Për të ka aq mënyra fotografimi, sa ka edhe tipa”. Edhe kritikët e njohur të fotografisë botërore, Andreas Fajninger (Feininger) dhe Zhan-Klod Gotran (Gautrand) janë marrë me analizën e fotove të Milit. I pari komenton foton e njohur „Pikaso duke vizatuar me dritë”, ndërsa i dyti, Gotran i vlerëson lartë ato sportive. Një përshkrim interesant dhe i ngrohtë për Gjon Milin gjëndet edhe në një libër të dramaturgut të shquar amerikan Artur Miler, me titull „Timebends”, ku vlerësohet sidomos përkushtimi dhe pasioni i artistit për fotografinë. Kjo ndoshta është vetëm një pjesë e asaj që është folur dhe shkruar për fotografin e madh me origjinë shqiptare Gjon Mili.

Emri i Gjon Milit është bërë i njohur në Shqipëri qysh para viteve nëntëdhjetë në disa artikuj të kujdesshëm të botuar në organe të ndryshme të shtypit. Po ashtu, nga „kujdesi” i tepërt, emri i tij ashtu si dhe i Nënë Terezës nuk u përfshi në „Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” të vitit 1985, një emër që nderon çdo vend e komb. Ai mbeti gjatë gjithë jetës një amerikan me origjinë të fortë shqiptare, duke mos ndryshuar shumë gjëra, që nga emri i tij, të cilin e shkroi gjithmonë „Gjon”, duke thënë vet se „ai shkruhet dhe lexohet kështu vetëm në Shqipëri”, kombësinë dhe sidomos përdorimin e gjuhës shqipe të cilën e fliste dhe e shkruante sakt e bukur.

Për një kohë të gjatë Gjon Mili u mundua të vizitonte Shqipërinë, vendin ku kish lindur dhe kishin origjinën prindërit e tij. Por më kot, dyert për të ishin gjithmonë të mbyllura. E kështu bashkëkombasi ynë i madh mbyll sytë përgjithmonë në Nju-Jork në shkurt të 1984-ës me disa brenga qoftë vetjake dhe po aq të rënda edhe ato që lidhen me vendlindjen, e cila e mohoi padrejtësisht këtë figurë të shquar të fotografisë botërore. Këto brenga mbase shërbejnë si kambana për ata që kanë në dorë për ta „risjellë” në Shqipëri një nga bijtë e saj më të nderuar në botë.

Biografia

Familja Mili, kur Gjoni ishte ende 5 vjeç, emigroi në Rumani. Këtu ai mbaroi shkollën e mesme. Në vitin 1923 arriti në SHBA ku filloi të merrej me punë të ndryshme ndër to edhe me fotografim si amator. Gjatë punës Mili kuptoi se një nga faktorët më të rëndësishëm të fotografimit ishte ndriçimi i duhur i objektit. Ndërkohë filloi edhe të shkruajë. Tri novela të tij me tituj „Larg”, „Ëndër” dhe „Nëna”, u botuan në revistën „Studenti shqiptar” të Odise Paskalit në Torino në vitin 1929.

Më vonë studioi në universitetin e famshëm MIT (Instituti Teknologjik i Massachusetts), ku diplomoi si inxhinier ndriçimi, profesion me të cilin punoi në ndërmarrjen e prodhimeve elektrike „Westinghouse”.

Mili përdori për herë të parë „fleshin elektronik” dhe „dritën stroboskopike”, të shpikura nga profesori Harold Edgerton më 1931, me të cilin ai bashkëpunoi gjatë.

Në vitin 1937 mori titullin profesor. Ndërkohë Mili, bashkë me studimet dhe eksperimentet në fushë të teknikes, vazhdoi të fotografonte, duke u dalluar përherë e më shumë edhe në lëmin artistik. Fotografitë e tij me ekspozim ultra të shkurtër, përbëjnë një nga dukuritë më interesante të lidhjes së shkencës me artin.

Fotografi

Rëndësi të madhe në jetën e Milit pati njohja dhe miqësia me Faik Konicën, i cili e nxiti të drejtonte dhe të thellonte krijimtarinë e tij në fushë të artit. Për 15 vjet Mili ka punuar si fotoreporter për revistën e njohur amerikane “Life”. Në vitin 1946 u hap në Paris ekspozita e tij vetjake. Filozofi Jean Paul Sartre shkroi për këtë ekspozitë lavdërime të veçanta: „- Mili iu vë tërësisht në grackë, në fotografitë e tij gjendeni në luftë me vetveten – si i zënë në kurth”. Në vitin 1942 Mili kishte fotografuar predhën e një topi avioni kalibër 37 mm, me një kohë ekspozimi prej një të miliontën pjesë të sekondës. Kjo foto u quajt nga shtypi i kohës „shpikje e shekullit”. Po atë vit hapi ekspozitën vetjake „Valltarët në lëvizje” në Muzeun e Artit Modern (MOMA) të Nju Jorkut. Në vitin 1949 krijoi një seri fotosh me Pikason në Valori të Francës. Ndër to ishte edhe ajo më e njohura, me titull „Pikaso duke vizatuar me dritë”, që gjendet në shumë albume të ajkës së fotografisë botërore. Më 1952 hapi ekspozitën kushtuar Pikasos në Galerinë e Parisit. Mori pjesë edhe në ekspozitën kolektive më të madhe të fotografëve të shekullit të kaluar me emrin „Familja e njeriut”, hapur në Nju Jork me 1955. Këtu Mili u përfaqësua me foton „Nudo duke zbritur shkallët”.

Në vitin 1970 u botua në Nju Jork album-monografia e tij „Picasso’s third dimension”. Dhjetë vite më vonë, më 1980 Shoqata „New York Graphic Society” botoi „Gjon Mili – Photographs & Recollections” (Gj. Mili – fotografi e kujtime).

Karriera

Gjon Mili është marrë edhe me kinematografi, duke xhiruar me skenar të vet gjashtë filma dokumentarë.

Veprimtaria artistike e fotografit Mili përfshin me sukses shumë zhanre të fotografisë si peizazhin, reklamën, foton dokumentare, politike, atë të arteve (teatër, kinema, koncerte, vallëzime etj.), sportive, eksperimentale etj. Ai ka pasqyruar në fotoportrete interesante figura të tilla të artit e kulturës botërore si regjisorin Hitchcock, kompozitorin Stravinski, dramaturgun Sean O’Kejsi, piktorin Brak, pianistin Rubinstein, dramaturgun Jonesko, violonçelistin dhe dirigjentin Kazals, piktorin Matis, këngëtaren Zhyljet Greko, aktoren Helen Vajgel, këngëtarët Frank Sinatra dhe Pol Robson etj. Po ashtu, ai ka fotografuar politikanë të njohur të kohës si Presidentin Truman, Ministrin Molotov, Lordin Halifaks e shumë të tjerë.

Ekspozitën e parë vetjake Mili e ka hapur me 1934, ndërsa të fundit, më të zgjedhurat e gjithë krijimtarisë me 140 foto, më 1980 në Nju Jork me rastin e 75-vjetorit të lindjes. Për nder të tij, dhjetë vjet pas vdekjes, në fund të vitit 1994, në Haward Greenberg Gallery të Nju Jorkut u paraqiten punë të bëra prej tij në harkun kohor 1930-1970, si dhe objekte nga jeta dhe vepra e Milit në lëmë të fotografisë dhe filmit.

Ai mbeti gjatë gjithë jetës një amerikan me origjinë shqiptare, duke mos ndryshuar shumë gjëra, që nga emri i tij, të cilin e shkroi gjithmonë „Gjon”, duke thënë vet se „ai shkruhet dhe lexohet kështu vetëm në Shqipëri”, kombësinë dhe sidomos përdorimin e gjuhës shqipe të cilën e fliste dhe e shkruante saktë e bukur.

Gjon Mili vdiq në Stamford, Connecticut, ShBA më 14 shkurt të vitit 1984.

Qerim Vrioni dhe Wikipedia

Tags: Arti i fotografiFotografi me i shquar shqiptaro-amerikanFotografi shqiptarGjon MiliGjon Mili fotografi i kerkuar i kohesKujtese per Gjon Milin
Previous Post

Helmimi i Sokratit, ose martirizimi i njeriut-gjeni që besoi deri në fund tek ideali

Next Post

Aloe vera, veçoritë e saj kurative që nga ulja e sheqerit në gjak te pastrimi i akneve

Next Post

Aloe vera, veçoritë e saj kurative që nga ulja e sheqerit në gjak te pastrimi i akneve

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj