Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Albert Vataj: Erion Kristo, zëri i dinjitetshëm i publicistikës shqiptare

July 26, 2024
in Forum, Slider, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: Erion Kristo, zëri i dinjitetshëm i publicistikës shqiptare
43
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kohshmëria e trajtesave publicistike të lëndimeve dhe lëngimeve, nuk varet nga pandryshueshmëria e dinamikës së zhvillimeve, se nga mënyra se si një vullnet i shpirtshëm rreket t’i japë zë asaj heshtje mbytëse dhe atij konformizmi që ngulmueshëm kërkon që problemet të mbeten pa zgjidhje.

Publicistika e Erion Kristo, e riardhur nw tw tashmen e sotshmwrisw reale si e shkruar dje, është një panoramë e ecjes së shoqëris shqiptare në kapërcyell të atyre zhvillimeve politike dhe ekonomike, sociale dhe kulturore, të cilat në një farë mënyre përcaktojnë tipologjinë e problematikave, me të cilat u desh të përballemi dhe qasjet e shoqërisë për gjetur zgjidhje.

Ndërsa shpaloj atë çfarë, Erion Kristo ka sjellë në këtë përmbledhje të tematikave që ka trajtuar, qëndrimeve që ka mbajtur dhe vendosmërisë për të reaguar, janë tregues i identitetit dhe integritetit personal, nuk mund të imagjinoj sikur të ishte një frym e shoqërisë. Ndoshta për Kriston do të kishte qenë më e volitshme të qëndronte mënjanë, të mjaftohej me “Ç’më duhet mua”, të hidhte sytë rrotull, nëse dikush ishte gati t’i ofronte një çmim për heshtjen e tij, apo përfshirjen për t’u bërë palë. Do t’i kishte parë hajrin vetes dhe vetja do të ishte nderuar me të. Por jo, ai zgjodhi të ndeshej në vend që të ikte, preferoi të binte duke luftuar jo duke i’a mbathur.

Ai nuk qe i vetëm në kauzën e tij, por të paktë e ndoqën atë, sepse ishin të zënë duke bërë pazare e duke kalkuluar kompromise. Dhe kam bindjen se edhe Erion Kristo, nuk ishte më i pazoti se ata, për punë të pista e qërime hesapesh me parimet dhe idealet, atdheun dhe kombin, por zotësi për të ishte të bënte më të mirën e asaj që ai dinte dhe mund të bënte, të rrjeshtohej në radhët e zërave të zëshëm, me fjale e me penë, të bëhej pjesë e atij reagimi qytetar, i cili edhe pse “nuk nxori gjë në dritë”, ama ai zgjodhi të ishte një parehati e vazhdueshme dhe trazimtare, për ata që talleshin dhe tallen me fatet e kësaj Shqipërie, me ata që e shesin dhe e blejnë këtë vend.

Ndoshta nuk ekzagjeron të krahasoj Erion Kriston me publicistët e viteve ’30, trajtesa dhe qëndrimi i të cilëve është një panoramë e Shqipërisë së atyre viteve, e halleve dhe derteve të shqiptarëve të një shekulli më parë, zezona, të cilat kanë mbeture të tilla edhe sot. Njëjt si ato për të cilat shkroi; Mehdi Frashëri, Gjergj Fishta, Mithat Frashëri, Krist Maloki, Mitrush Kuteli, Ismet Toto, P. Anton Harapi, Zef Valentini, Branko Merxhani, Vangjel Koça, Tajar Zavalani, Nebil Çika, Ernest Koliqi, Lasgush Poradeci, Ndre Mjeda, Asdreni, Fan. S. Noli, Faik Konica, Stefan Morava, Jani Lili, Stefan Shundi, Pashko Gjeçi, Arshi Pipa, Eqrem Çabej, Lasgush Poradeci, Spiro Belkov, Vasfi Samimi, Namik Resuli, Kudret Kokoshi, Nonda Bulka, Selahudin Toto, Syrja Minarolli, Nikollë Dakaj, Dhimitër Shuteriqi, për të vijuar me Jorgji Meksi, Xhevat Kallajxhi, Vangjel Koça, Petro Marko, Nonda Bukla, Veli Hashorva, Petro Harito, Ismet Toto, Ibsan Libohova, Avni Rustemi, Ikbale e Nebil Çika, Sali Nivica, Lumo Skëndo, Mihal Grameno, Omer Nishani, Bajo Topulli, Mihal Zallari, Odise Paskali, etj. , Branko Merxhani, Jorgji Meksi, Xhevat Kallajxhi, Vangjel Koça, Petro Marko, Nonda Bukla, Veli Hashorva, Petro Harito, Ismet Toto, Ibsan Libohova, Avni Rustemi, Ikbale e Nebil Çika, Sali Nivica, Lumo Skëndo, Mihal Grameno, Omer Nishani, Bajo Topulli, Mihal Zallari, Odise Paskali, etj.

Sot, mrekullia e penës së tyre është faqe në memuarin e shtypit të shkruar shqip, zërit që këndoi e bilbiloi në faqet e “Minerva”, “Ora”, “Illyria”, “Drita”, “Zani i Naltë”, “Demokracia”, “Hylli i dritës”, “Leka”, “Tomori”, “Bashkimi i Kombit”, “Fryma”, “Fashizmi”, “Tomori i vogël”, “Bota e re”, “Përpjekja shqiptare”, “Dielli”, “Kombi”, “Albania”, “Drita” etj,

Me ata jo vetëm shënon peridha më e begatë e këndimit të bylbylshwm të fjalës shqipe, e zjarrit që ndezi në zemra dhe në gjokse fjala dhe idet, mendimet dhe idealet, të cilat ndërsa ishin zëri i gjëmimshëm i luftës dhe përpjekjeve për identitet kombëtar dhe dinjitet, ata shkruan faqe në historinë e mendimit dhe përkushtimit intelektual dhe atdhetar.

Eion Kristo ndoshta do të ndihet ngusht në petkun e këtij krahasimi, por ajo çfarë ai ka sjellë me publicistikën e tij në shtypin shqiptar është e njëjtë për nga rëndësis dhe tematika, e ngjshme për nga pasioni, përkushtimi dhe dinjiteti i zëshmërisë së reagimit.

Si asokohe, edhe sot, pothuaj pakgjë ka ndryshuar në atë që këto mendje të ndritura dhe vullnete të dlira u përpoqën të ndryshonin, për një shqiptari të të gjithë shqiptarëve.

Të paktë ishin dhe janë edhe sot, ato intelektualë, integriteti i të cilëve përcakton caqet e së mundshmes së shpresave për ndryshim. Te ato ishte dhe mbeti gjithnjë e ndezur ajo drita në fund të tunelit, sepse ata e panë të tashmën e tyre, me si ishte, dhe siç ata e dëshironin, utopike ndoshta.

Ata atëherë dhe Kristo me pak të tjerë sot, nuk luftuan dhe nuk përleshen, vetëm me shkaktarët e një bote që shkon përditë e më përdreq, por edhe me veten që duhet ta kthejnë në një armë që kjo luftë të jetë fitimtare.

Me penë e me fjalë, me shpirt e me zemër, me dëshirim dhe vullnet pozitiv, me të pathyeshmin altar të besimit që i udhprinë si dishepujt, në natën e gjatë të ndeshjes me errësirën, ata ishin dhe kanë mbetur ende nëpër barrikada e skalione, në vijat e para të frontit e shkulmet e ethshme të gufimeve.

Shpesh të vetëm, të mohuar dhe të linçuar, ata vazhdojnë ngadhënjimshëm të ndeshen. Ata janë të pandreqshëm për idealizmin e tyre, për principet, për dinjitetin, për moralin, për çfarë duan dhe si e duan të sotmen, së cilës i përkasin dhe të nesërmen me të cilën të krenohen.

Cilado të ishte ndeshja dhe përfundimi, ata janë aty, Erion Kristo është këtu dhe do të mbetet më shumë se si një identitet, si një model. Në këtë tokë të begatuar nga Perëndia dhe të kthyer në djerrinë nga zezonat, me patjetër do të mbijë gjithmonë kjo farë e mirë, si për të prishur magjinë e për të fituar mbi mallkimet.

“Gjigandi” Erion Kristo nuk ka zënë mend, “të hesht”, “të përshtatet”, të jetë si miqtë dhe kolegët e tij, oportun, t’ja shohë hajrin vetes. Ndoshta arma e vetme me të cilën atij i ka mbetur të përpiqet është fjala. Edhe pse e pamjaftueshme për të bërë që gjërat të ndryshojnë dhe diçka që nuk vete si duhet, të gjej rrugën, ai sërish beson, dinjitetshëm.

Dhe është pikërisht ky besim që e cyti, që fjalët dhe zërat e tij, të shpërndarë nëpër kohë e kujtesë, t’i mbledhi dhe t’i bashkojë në një libër, si përrenjtë që zbresin nga malet e mësyjnë lumenjtë kah deti i së sotmes.

“Jam përpjekur të zgjedh shkrimet më të mira, duke përjashtuar shumë prej tyre. Temat kryesore kanë qenë jeta, fëmijët, kultura, arsimi, shoqëria. Këtyre temave u kam mëshuar më shumë, pa përjashtuar politikën dhe politikat.” mëton Kristo për”Publicistikë e zgjedhur 2000-2020″.

“Jam përpjekur gjithashtu të parashtroj dhe zgjidhje për problemet e ngritura. Por më e këndshme ka qenë orvatja për të shprishur formën e shkrimeve publicistike, për të gjetur forma të reja shprehjeje, duke ruajtur njëherazi edhe seriozitetin e publicistikës dhe duke sjellë risi me antishkrimet.” vijon ai.

Ne kemi patur, kemi dhe do të kemi gjithnjë nevoja për idelistë udhëprirës, ata “të çmendur” si Erion Kristo që beson çmendurisht se gjithçka mund dhe duhet të ndryshojë. Edhe nëse e gjithë bota është për JO, ai ka zemrën dhe shpirtin e tij një forcë PO-je. I vetëm, ai e di se gjithçka është asgjë, por shumë të vetëm në një zë, janë një potencial ku ka lindur forca e besimit dhe ku ndryshimi e ka gjetur rrugën për t’u ngjitur në tempull.

Miku im, Erion Kristo, ndoshta nuk jam i denjë për doktrinën tënde, por si një pendestarë ofroj shpag, të jem edhe unë në udhën që hoqën etërit e këtij kombi dhe ndjekim ne sot, me fjalë e me penë, me zemër e besim se meritojmë shumë më shumë.

 

 

Tags: “Bashkimi i Kombit”“Bota e re”“Fashizmi”“Fryma”“Hylli i Dritës”“Illyria”“Minerva”“Përpjekja shqiptare”“Tomori i vogël”“Tomori”“Zani i Nalt딫Leka»AlbaniaAlbert VatajArshi PipaAsdreniAvni RustemiBajo TopulliBranko MerxhaniDemokraciaDhimitër ShuteriqiDielliDritaEqrem ÇabejErion KristoErnest KoliqietjFaik KonicaFan S. NoliGjergj FishtaIbsan LibohovaIkbale e Nebil ÇikaIsmet TotoJani LiliJorgji MeksiKombiKrist MalokiKudret KokoshiLasgush PoradeciLumo SkëndoMehdi FrasheriMihal GramenoMihal ZallariMit’hat FrasheriMitrush KuteliNamik ResuliNdre MjedaNebil ÇikaNikolle DakajNonda BuklaNonda BulkaOdise PaskaliOmer NishaniOraP. Anton HarapiPashko Gjeçipër të vijuar me Jorgji MeksiPetro HaritoPetro MarkoSali NivicaSelahudin TotoSpiro BelkovStefan MoravaStefan ShundiSyrja MinarolliTajar ZavalaniVangjel KoçaVasfi SamimiVeli HashorvaXhevat KallajxhiZEF VALENTINI
Previous Post

Ku ndryshon letërsia e shekullit XIX me atë të XX, sipas ProfesorX?

Next Post

Cilat sekrete qëndrojnë në vizionin e makthshëm te “Fluturimi i shtrigave” të Goya?

Next Post
Cilat sekrete qëndrojnë në vizionin e makthshëm te “Fluturimi i shtrigave” të Goya?

Cilat sekrete qëndrojnë në vizionin e makthshëm te "Fluturimi i shtrigave" të Goya?

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

Nëna dhe fëmija nën rrënojat e tërmetit apokaliptik në Messina, arti që e ruajti dhimbjen në shpirt

May 8, 2025
Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

Ajo nuk është thjeshtë një grua, ajo mishëron fuqinë e feminitetit hyjnor

May 8, 2025
Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

Al-Khwārizmī, dija që driti në shekullin IX, guri i themelit mbi të cilin qëndron qytetërimi digjital

May 8, 2025
Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

Kur talenti ngatërrohet me çrregullimin, historia e jashtëzakonshme e koreografes, Gillian Lynne

May 8, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj