Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Më 1 korrik 2024 vdiq Ismail Kadare, vdiq ai që shumë e donin të vdekur sa ishte gjallë

July 1, 2024
in Autorë, Slider, Të përzgjedhurat
Më 1 korrik 2024 vdiq Ismail Kadare, vdiq ai që shumë e donin të vdekur sa ishte gjallë
13
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

“Më duan të vdekur”, është shprehje që Ismail Kadare ka thënë në një intervistë, në të cilën ai përshkruan përjetimet e tij dhe presionin që ka ndjerë në periudha të ndryshme të jetës dhe karrierës së tij.
Sot më 1 korrik 2024, vdiq Ismail Kadare, ai që shumë e donin të vdekur. Kjo sepse vdekadashësit e poetit dhe shkrimtarit tonë të madh, patën frikë për vdekje, përjetësinë e tij, gjithmonshmërinë që ai rrëmbeu në një botë sfidash dhe ndeshjesh titanike, për të lënë një emër të madh dhe një vepër monumentale.
Ismail Kadare nuk është më mes të gjallëve, mes atyre që e skalitën në vepër e tyre pavdekësinë. Fryma e atij shpirti që i dha; mish, përjetim, ndjenjë dhe puls qindra personazheve; i mëkoi jetë përjetësie ngjarjeve dhe historive që u bënë gjaku i kohës, është këputur.
Është shuar drita e atij kandili që driti për të na udhëprirë në terrin që mbodhi koha e zezonave. Ndaloi ai hap që përshkoi udhëve të ndërmendjes dhe përjetësimeve, zgjimit të ndërgjegjes dhe krenimit identitar. Mbylli sytë ai vështrim që pa thellë brenda nesh dhe shpërfaqi madheshtisht të shkuarën dhe të tashmen tonë, duke e ofruar si një zbulesë botës së madhe, asaj që nuk dinte ose nuk donte t’ia dinte për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Iku Ismail Kadare, duke marrë udhën e përjetësisë, dhe duke lënë 88 vitet e jetës që e mbushi me fjalën që e pati frymë, me penën që e pat parmendë.
Ai, Ismail Kadare, një nga përsonalitetet më të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar, figura më përfaqësuese e integritetit tonë evropian, vendos të largohet, duke lënë pas veprën e tij të patëdytë, një tempull që do t’i përkasë historisë së letërsisë shqiptare. Edhe pse ndaj tij nuk kanë reshtur kurrë, një armatë e tërë akuzatorësh e hakërryesish, mallkimtarësh dhe baltëhedhësish, sërish pati dhe do ta ketë veprën si provë e pafajësisë, si dëshmi e një nevoje për kthjellim dhe zgjim prej dalldisë e hutimit.
Sot që ai i përket botës së amshimit, këto zëra gjëmimtarë, këto zemra të thërmuara, këto shpirtra të drobitur, ndoshta do ta kenë të pamundur të heshtin, të respektojnë kodin e ditës morte dhe ta përshpirtin atë në këtë ikje. Të bëjnë paqe me veten dhe për veten.
E donin të vdekur, sepse vetëm ashtu ai mund të lante gjynahet, ligësitë që e lidhin me Kadrenë njeri dhe Kadarenë shkrimtar, me Kadarenë, të përkëdhelurin e diktatorit, me Kadarenë si përfaqësues i Realizmit Socialist dhe Kadarenë, si pena më përfaqësuese të letrave shqipe në botën e madhe letrave dhe hirit të rrëfimit.
Sa ishte gjallë, ai nuk ka pretenduar asnjëherë shenjtorin, as sot që i përket botës së shpirtrave, por vepra e tij e ka shenjtëruar shqiptarinë dhe historinë tonë, në gjithë doktrinat e mendimit letrar botëror, duke e ballafaquar konkurueshëm vlerën dhe integritetin e sa . Dhe këtë të vërtetë të pamohueshme, ndoshta e patëm të pamundur ne që ta pohonim, por nuk nguruan ta provonin personalitete të dijes dhe krijimit, ata që kanë fjalën ligj dhe arsyen pushtet.
Gabimet dhe fajet që e penalizuan Ismail Kadarenë si një tokësor, si një njerëzor, nuk mund ta dlirin për ta bërë atë të përkorë, deri sot që e shfajëson vdekja. Por nuk duhet ta mohojmë se ishte asgjesuese dhe mjerane ajo që ne zgjodhëm për të mbushur honin e errët të inateve joletrare, fataliste dhe provinciale dhe parehatinë shpirtërore, duke e linçuar dhe anatemimin atë si një heretik, deri aty sa ndërtuam rrjete dhe mobilizuam ushtri, që t’ia privonim Nobelin që e meritoi më shumë se shumë nobelistë. Dhe e bëmë këtë me të njëjtin zell sa patëm urrejtje për të flakur tej gjithçka të tijën, madje edhe atyre çfarë i përkasin vlerave që ai na la sot si testament.
Ismail Kadare nuk ishte i pari dhe as i fundit njeri, me të mirat dhe të këqijat rrethanore jetësore, që ka ardhur në historinë e letërsisë botërore, për të qenë edhe njeri edhe shkrimtar, për të qenë ana e ndritshme dhe e errët e një identiteti. Gjithashtu edhe kritikët, sulmuesit, refuzuesit, kundërshtuesit, urryesit, nemtarët, puritanët, ndoshta duke i parë gjërat më qartë, duke u përpjekur për të ndërtuar një marrëdhënie më të modertuar të mospranimit të Ismail Kadaresë njeri dhe Ismail Kadaresë shkrimtar, do ta kishin të mundur të çliroheshin nga ky makth, ti shpëtonin përndjekjes së amokut dhe të vinin deri te kjo ditë lamtumire, me mendje të hapur e vështrim të kthjellët dhe vullnete të çliruara nga kufizimet.
Ndoshta do të ishte më në interes të vetvetes të shikonim anën e ndritshem të këtij personazhi, atë kahje prej së cilës të marrim çfarë na intereson, çfarë është e jona, e pse jo dhe të drejtën e mburrjes nacionale, sepse jo për “fajin” tonë, tre janë emrat që na lidhin me njohjen si shqiptarë në botë, Skënderbeu, Nënë Tereza dhe Ismail Kadare.
Sot që Ismail Kadare ka vdekur, çfarë duan ata që e donin të vdekur atë sa ishte gjallë? Kësaj pyetje edhe vetë ata do ta kenë të pamundur t’i japin një përgjigje.

Tags: 1 korrik 2024Albert VatajIsmail Kadare
Previous Post

Albert Vataj: Letër nanës, t’shtrenjtës shéjtneshë qi shndrin n’Dritën e Parajsës

Next Post

Ernest Hemingway, shkrimtari që përsosi me mjeshtëri krijimin e dialogjeve realiste, në të cilët mbizotërojnë “të pathënat”

Next Post
Ernest Hemingway, shkrimtari që përsosi me mjeshtëri krijimin e dialogjeve realiste, në të cilët mbizotërojnë “të pathënat”

Ernest Hemingway, shkrimtari që përsosi me mjeshtëri krijimin e dialogjeve realiste, në të cilët mbizotërojnë "të pathënat"

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj