Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Librat dhe miqtë – Miqtë më shpejt iknin se sa vinin, por librat qëndruan aty me mua atëditë e sot

April 23, 2024
in Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
Librat dhe miqtë – Miqtë më shpejt iknin se sa vinin, por librat qëndruan aty me mua atëditë e sot
5
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ishte një kohë që si librat edhe miqtë, jam përpjekur t’i përzgjedh. Por shumë shpejt ndryshuan gjërat, miqtë ishin atë që më zhgënjyen të parët. Ndoshta puna shkoi deri te shpirttrazimi. Ishte kjo periudhë kur më mbeti të përzgjedh librat dhe të merrem fare pak me miqtë. Zëvendësuan njëri-tjetrin, përkohësisht. Miqtë kërkonin kohë t’i jepja kënaqësi t’i dëgjoja, ndërsa librat kërkonin kohë, ndoshta më shumë, të më jepnin kënaqësinë t’i lexoja. Miqtë më shpejt iknin se sa vinin, por librat qëndruan aty me mua atëditë e sot. Kishte prej atyre librave që më zhgënjyen, por asnjë prej tyre nuk shkoi deri te thyerja e zemrës apo braktisja. Megjithatë më duheshin edhe miqtë, ndërkohë që me mjaftonte shoqëria me librat. Realisht asnjë miku nuk i thash jo, kur ai pati mirësinë të bëhej pjesë e jetës sime, siç nuk ka asnjë prej atyre që ikën, që mund të thotë se i ktheva shpinën. Nga përvoja mësova diçka se shumë prej atyre miqve ndoshta ikën ngase prania ime ishte e padurueshme, sepse gadishmëria për kotfare ishte e papranueshme. Më duket se edhe llogjet apo bërllogu, nuk më bënin dhe aq mirë për shëndetin. Por kurrë nuk ika, edhe pse pati prej atyre që kafenë ma bënë helm, e ndejen ma zunë në fyt. Gjithsesi bëra ca pakte me miqtë, që nuk i bëra me librat. I pranova, u përpoqa të isha vetja me ta. Shpesh kuptoja se sinqeriteti im, duket se u’a përzinte zorrët, megjithatë unë nuk dita ndryshe, sepse kuptoja, se kur dikush është aq afër teje, ndoshta pak gjëra janë ato që të ndajnë me të dhe pse duhej që të kishte sekrete dhe të fshehta që ne të vazhdonim të pranonim njëri-tjetrin. Me fjalë të tjera i pash dhe u përpoqa t’i trajtoj miqtë si librat. Jepesha mish e shpirt. Nuk mësova kurrë të shtiresha, të mbaja maskë, të më vinte turp, apo të ndihesha në faj për gjërat pafaj. Kërkoja të njëjtën gjë nga librat, si edhe nga miqtë, të ishin të lexueshëm në çdo faqe, dhe të andshëm në çdo përjetim. Por jo, ato ishin dhe mbetën ato, si librat; që je mjaftuar me një të lexuar, madje kishte që kryeja punë me ta që në faqet e para, por edhe një të shfletuar më mjaftonte. Gjithsesi nuk i flaka, i vendosa në bibliotekën time, librat, miqtë janë duke sfiduar përditshmërinë, duke shijuar lirinë dhe kënaqësinë e jetës. Ndoshta edhe takohemi, ashtu formalisht si dy të njohur, që koha i ka veshur me një zbehje duke i bërë të tejdukshëm, njëjtë si pluhuri mbi librat që janë aty në pritje të një shpluhurosjeje apo shfletimi. Ka raste që disa librave të harruar më shkrepet dhe nis t’i lexoj, ashtu si rikthimi i disa miqve që gjejnë tek unë vendin që kanë patur, pa vramendjen e kohës që hyri në mes, apo arsyet pa arsye që na ndau, si ato pak herë që më shkrepej të grisaj faqe nga ndonjë libër, por duke i lejuar të mbeten aty si kujtesë e një trazimi.

Kurrë nuk e kam bërë, që një libër ta flaki, pa kopertinë qoftë, apo me faqe mangët, i vërdhemun nga koha dhe tmerrësisht i vështirë për t’u lexuar me kofiçent të rënë shikimi siç jam, si dhe miqtë, nuk pata shpirt ta bëja edhe pse më shpirttrazuan mjaftueshëm për t’i urryer, por kurrë nuk e ligështova veten.

Tags: AlbaniaAlbert VatajKujteseMendimiNjeriuShqip
Previous Post

Sot 23 prill, Dita e Librit, kremtja e shenjtë e pasionit të dijes dhe dritës

Next Post

Henrietta Rae, piktorja e parë që sfidoi me shpirtin krijues dhe penel epokën viktoriane

Next Post
Henrietta Rae, piktorja e parë që sfidoi me shpirtin krijues dhe penel epokën viktoriane

Henrietta Rae, piktorja e parë që sfidoi me shpirtin krijues dhe penel epokën viktoriane

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj