Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

“Fjala Poetike 2024”, mundësuar nga “Klisenko” me administrator, Azem Tahiraj, shpall fitues në një tubim të magjishëm të kushtruesve të shpirtit

March 18, 2024
in Forum, Poezi, Slider, Të përzgjedhurat
“Fjala Poetike 2024”, mundësuar nga “Klisenko” me administrator, Azem Tahiraj, shpall fitues në një tubim të magjishëm të kushtruesve të shpirtit
12
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Është mbyllur me 16 fitues konkursi gjithëshqiptarë, “Fjala Poetike 2024”, sponsorizuar nga rrjeti i tregtisë me shumicë, “Klisenko”, me administrator, Azem Tahiraj. Me pjesëmarrjen e 837 konkurrentëve, dhe tre jurive të pavarura, 100 më të mirët e të mirëve, janë mbledhur në Tirana International Hotel, për t’u ballafaquar dhe festuar. Për të pranuar dhe për t’u mrekulluar prej mylmimit të epërm se poezitë… janë mendime që marrin frymë dhe fjalë që digjen për të dritur botën me shpirtjen, dhe ne jemi fatlumët që vijmë të përulur në këtë sublimim, jo thjeshtë si konkurrues por si “… ajo përmbytja spontane e ndjenjave të fuqishme, ajo që merr origjinën e saj të thellimtë nga emocioni i kujtuar në qetësi.” për t’i bërë ato të frymshme dhe përjetuese në një sofër “shenjtores”.

Konkursi mbarëkombëtar, “Fjala Poetike 2024” që vjen në vitin e dytë të saj si format, një ndër betejat më të njimendtta të fjalës së shpirtit, ka kurorëzuar në një pasdite të magjishme përmbylljen e kësaj sfide të gjatë. Kujtojmë njëherash se “Klisenko” me administrator, Azem Tahiraj ka realizuar edhe dy konkurse të tjera kombëtare online, me një pjesëmarrje dhe vlerësime dinjitoze, që kanë grishur lëmin e lëvrimit poetik dhe përfshirë krijuesit, për më të mirën e tyre në këtë manifestim.

Kësisoj, këto sfida poetike dëshmojnë qartësisht, se janë individët si Azem Tahiraj dhe jo institucionet, ato që realizojnë evenimente të këtyre përmasave, duke përfshirë një mekanizëm korrekt organizimi dhe gjykimi. Është dashuria për poezinë dhe jo propaganda zyrave dhe burokracia, ajo që bën bashkë në një tubim poetë nga gjithë trevat shqipfolëse. Janë gjithë ato përpjekje dashamirëse të një individi bujar, të një stafi të përkushtuarish, dhe të një jurie prestigjioze, që bashkëveprojnë në perfeksion, për të promovuar dhe përfaqësuar poezinë shqipe.

Krejtçfarë ky konkurs arriti, është ajo që duhet të pranojmë si një vlerësim dhe mirënjohje për Azem Tahiraj, atë që bëri të mundur, shpirtërisht dhe financiarisht këtë sipërmarrjeje. Gjithëçfarë e ngriti këtë betejë të fjalës poetike në lartësinë e përmbushjes, si një akt dinjitoz vlerësimi dhe ballafaqimi ishte  juria e përbërë nga personalitete të poezisë dhe letrave shqipe, Mimoza Ahmeti, kryetare, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj, Rudolf Marku, Sabit Rustemi, anëtarë. Për të konfiguruar të plotë, mosndikimin,  paanësinë e vlerësimit dhe gjykimit, te çmimet speciale që dha, ai që e mundësoi dhe realizoi këtë event të jashtëzakonshëm.

Çmimet e dhëna, emrat e fituesve dhe poezitë respektive

ÇMIMI MIGJENI VLERËSUAR NGA JURIA E KONKURSIT “FJALA POETIKE”

-TI JE NJË RE NË SYRIN TIM – ISMAIL XHAFERRI

ÇMIMI I 1 VLERËSUAR NGA JURIA E KONKURSIT “FJALA POETIKE”

-I MBIJETUARI – ARSIM HAMITI

-ÇAMËRI – ALFONS ZENELAJ

ÇMIMI I 2 VLERËSUAR NGA JURIA E KONKURSIT “FJALA POETIKE”

-TRI – REJSI MEÇE

-KRISHTI ËSHTË GRUA – ALBI LUSHI

-LUFTË – FATMIR GJATA

-SHNDËRRIM I BUKUR – MARIO ÇAÇI

ÇMIMI I 3 VLERËSUAR NGA JURIA E KONKURSIT “FJALA POETIKE”

-TI JE SI E DIELA! – ALMA ZENELLARI

-PRAG ABSURDI   – DRITA ÇOTA

-PORTA TRIUMFALE – IMRI MUSLIU

-KAM DHE NJË COPË TË SHPIRTIT TIM – NIKOLA DUSHKU

ÇMIMI FJALA POETIKE VLERËSUAR NGA JURIA DHE ORGANIZATORI I KONKURSIT “FJALA POETIKE”

-JU MUND…  – AGIM BAJRAMI

-KUR TË DASHURON NJË GRUA – HELENA HALILAJ

-KAM DASHURUAR NJËQIND BURRA – LAURETA PETOSHATI

-ANDËRR TI KJOSH BEKUE – ALBERT VATAJ

-S’DI PSE S’DUAM TË HARROHEMI… – XHELAL ADEMI

Konkurse të poezisë, fjalës artistike, dashnorëve të vargjeve, shpirtjes së mendimit, hyjnizimit të fjalës, bëhen pafund, siç është e begatë edhe krijimtari që shkruhet dhe publikohet. Por atë që solli konkursi gjithëshqiptarë, “Fjala Poetike 2024”, sponsorizuar Rrjeti Tregtar KLISENKO me administrator, Azem Tahiraj, e ka të pamundur çdo nismë dhe ambicie. Sepse nuk janë paratë që e kthejnë poezinë në një tempull, ku shpirtrat luten dhe zërat kushtrojnë qiejve, por është dashuria e hyjshme e fjalës së shpirtit dhe drithërimave të zemrës, ato që të pamundurën e bën realitet.

Nuk mjafton vetëm dëshira për të bërë diçka madhështore, është dashuria për poezinë ajo që vullnetet dhe ambiciet i shndërron në sublimitete të lartësuara në qëllim.

Azem Tahiraj me konkursin, “Fjala Poetike 2024” dha një leksion për të gjithë ata, të cilët, në një përpjekje për të trajtuar poezinë dhe poetët, ndoshta duhet të dëgjojnë zërin e shpirtit, më shumë se sa t’i përgjigjën kakofonisë folklorike të rrjeteve sociale, të pajtojnë mendjet toksike, apo të ftillojnë ububutë e qejfprishjeve.

Konkursi mbarëkombëtar dhe ai kombëtar, “Fjala Poetike” është kthyer tashmë një traditë, dhe si e tillë ajo bën të mundur kapërcimin e kufizimeve dhe çeljen e perspektivës së institucionalizimit të vlerësimit të poezisë. Poetët në këtë ballafaqim nuk do të jenë të braktisur as të përdorur, por të vlerësuar denjësisht dhe të shpërblyer bujarisht.

Ndoshta jo të gjithë janë fitues, por pjesëmarrja i fton ata të fitojnë përfshirjen në familjen e madhe të poetëve, në shtëpinë e kthyer në tempull, në komunikimin ndërvedi si një njohje dhe konsiderim, si një vetëdijësim i caqeve ku ne kemi udhëprirë poezinë dhe ngulmimit për ta lartësuar këtë në mëkim shpirtëror.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajAzem TahirajFjala Poetike 2024KeshillaNjeriuShqip
Previous Post

Me magjepsësen, Dasara Xhangollin, të hareshmen, Rozeta Kreste dhe të talentuaren e kumbimit poetik, Anila Toto

Next Post

Hiri i bukurisë së gruas, liria e magjepsjes që mbeti e “ngujuar” në shkëmb dhe hymnizuar në adhurim

Next Post
Hiri i bukurisë së gruas, liria e magjepsjes që mbeti e “ngujuar” në shkëmb dhe hymnizuar në adhurim

Hiri i bukurisë së gruas, liria e magjepsjes që mbeti e “ngujuar” në shkëmb dhe hymnizuar në adhurim

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj