Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Cili ishte Al Capone, italiani që u shndërrua në një simbol të antiligjit dhe mafias

January 25, 2017
in Profil
52
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Legjendat dhe të vërtetat, ngjarjet reale, atyre të stisura, fakteve kompromentuese dhe gamës së gjerë të ngjarjeve që rreken të profilizojnë këtë identitet, i ngjajnë një beteje rrëfyesish dhe shkruesish, jo dhe aq të shkruajnë historinë e Al Capones, se sa të shfaqin të larmishme, të errët, të gjakosur dhe të pa shpresë, një epoke trazimesh të SHBA-ve. Në këtë shtatshkurtër shik gjenden ligji dhe antiligji ballë për ballë. Kriminaliteti dhe lufta për domunim e demonëve të së keqes, përzihen në këtë shtjellë fermentimi të një kohe si shkas i prodhimit të një profili, të atij që futi në sprovë shtetin ligjor, të atij që fitoi të gjitha betejat e poshtërsisë, korrupsionit, vrasjes, por humbi atë që do ta ulte nga froni i sunduesit së botës së krimit, por jo nga podi si mit i mafias dhe antiligjit.   

Al Capone lindi më 17 janar të vitit 1899 në Bryklin dhe vdiq më 25 janar të vitit 1947, ishte mafioz italo-amerikan, që sot konsiderohet si një simbol i mafias dhe krizës së ligjit që përfshiu Amerikën gjatë viteve 20’.

Nga jeta e Alfonese Kapone

Alfonso ishte djali i dy emigrantëve italianë, Teresa Raiola dhe Gabriele Caponi të cilët pas lindjes të së birit shkuan në Amerikë për një jetë më të mirë. Në fakt mbiemri i saktë i familjes ishte Kaponi por për shkak të një gabimi të gjendjes civile amerikane u bë Kapone. Alfonso u rrit në një ambient të degraduar dhe që në moshë të vogël ra në kontakt me banda hajdutësh të përbëra nga adoleshentë. Në moshën 13 vjecare u përjashtua nga shkolla pasi ofendoi dhe goditi një mesues. Që nga ajo kohë ai u bë pjesetar i bandës "Five Pointers" e kryesuar nga Frenki Jejl. Pikërisht në këtë periudhë mori nofkën "Scarface", për shkak të një shenjë shumë të madhe në fytyrë, e cila i ishte shkaktuar nga thika e Frenk Galuço-s, i cili u thirr në dyluftim nga Kapone për shkak se i kishte ofenduar të motrën. Gjatë kohës që punoi nën urdhërat e Frenki Jejl, Kapone u arrestua për gjobvënie dhe 2 vrasje, por nuk u denua kurrë pasi punëdhënësit e tij shfrytëzuan njohjet e tyre në gjykatë dhe polici.

Më 1919, pasi kishte plagosur rëndë një anëtar të një bande rivale, me urdhër të Frenki Jejl, Al u dërgua në Cikago, me shpresën se gjendja do të qetesohej me kalimin e kohës. Me të mbërritur në Çikago, Kapone nisi të punojë për Xhoni Torrio, jo vetëm mik i vjetër i Jejl por edhe nip Big Xhim Kolozimo (mafioz italo-amerikan, kreu i organizatës "Mano Nera" Dora e Zezë). Ishte pikërisht Torrio që besoi shumë te Kapone duke i besuar tregun e basteve klandestinë. Suksesi i arritur në pak kohë bëri që Al të bëhej krahu i djathtë i Torrio-s. Gjatë një atentati të organizuar nga banda e Din O'Benion; Torrio u plagos rëndë dhe gjendja e tij mendore u përkeqësua shumë aq sa vendosi që aktivitetin e grupit që drejtonte, t'ja beson Kapones. Vendimi i boss-it u pranua, madje edhe nga bandat rivale të cilat filluan ta quanin Kaponen "the big fellow" (Shoku i Madh). Suksesi erdhi pasi vendosi të investonte parat e fituara ilegalisht në aktivitete totalisht të ligjshme cka bëri të mundur që Kapone të merrej me pastrimin e parave edhe për llogari të bandave rivale.

Pushteti i Kapones mbi qytetin e Çikagos sa vinte e shtohej. Biznesi i kontrabandës së pijëve alkolike kishte mjaft fitim, cka i mundësonte të korruptonte këdo, madje edhe kryetarin e bashk Uilliam "Big Bill" Hejl Tompson Xhunior, i cili në një moment të caktuar i këshilloi Kapones se largohej nga qyteti për shkak se e gjithë Amerika e dinte mirë nivelin e kriminalitetit në kryeqytetin e Illinois-it. Duke qenë se nuk kishte absolutisht ndonje akuzë drejt tij, Al qëndroi. Në 1929 Kapone shkoi në Florida nga ku urdheroi zhdukjen e një bande rivale që sot njihet si “Gjakderdhja e Shën Valnetinit”. Më 14 shkurt 1929, pesë njerëz të Kapones, të veshur si policë shkuan për një kontroll në bazën e një bande rivale. Nën preteksin e një kontrolli, ata i rreshtuan të pranishmit pas muri dhe pasi i çarmatosën, i vranë nën breshërine e automatikëve. Ky episod edhe sot e kësaj dite konsiderohet si një larje hesapesh në një mënyrë mjaft mizore. Ajo që ndikoi më shumë në mitologjinë e Kapones, ishin iniciativat e tij gjatë krizës ekonomike të 1929, një periudhë që detyroi shumë biznesmen të falimentonin. Thuhet se në atë kohë Kapone urdhëroi shpërndarjen e ushqimit dhe rrobave për nevojtarët megjithatë kjo nuk bëri që aktiviteti i tij kriminalistik të pësonte rënie. Duke përfituar nga kriza Al bleu Forest View, një vend që në pak kohë të mbiquhej "Caponeville", një vend kur njerëzit e Kapones qarkullonin të armatosur si të ishin forca rendi. Në tetor të 1929 Kapone arrestohet për herë të parë me akuzën armëmbajtje pa leje.

Në 1930 Al Capone, ndodhej në krye të listes së FBI, dhe u cilësua si "armik publik numer 1" i Çikagos. Megjithë hetimet e shumta të kapje ndonje veprim të paligjshëm të Kapones ishte e pamundur pasi çdo levizje parashë apo malli bëhej në emër të ndonjë personi tjetër, pa harruar ketu edhe njohjet e tij të shumta në qeveri që jo rrallë e ndihmonin të kishte gjithnjë një alibi të pathyeshme. Pas shumë hetimesh u gjet një dokument që mbante nënshkrimin e Kapones, cka shërbeu për ta akuzuar për mospagim taksash. Në vazhdim u shtuan edhe 22 akuza të tjera dhe Kapone u përball me drejtësinë. Avokatët e mafiozit kërkuan liri me kusht dhe kaucion por pasi kjo përpjekje dështoi Kapone u perpoq të korruptonte jurinë popullore duke ja arritur qëllimit. Dikush nga FBI e mori vesh dhe një mbrëmje para procesit kërkoi ndryshimin e jurisë, anëtarët e rinjë të së cilës e shpallen Kaponen fajtor dhe si denim i dhanë një gjobë të majme plus 11 vjet heqje lirie.

Disa ditë pas gjykimit, Kapone u dërgua në Atlanta, Gjeorgjia, burgu më famëkeq i Shteteve te Bashkuara. Nëpermjet njohjeve dhe korrupsionit, ai mundi që edhe pse në burg të drejtonte me sukses bandën e tij, ndërsa brenda hekurave kishte luksin dhe sigurinë e nevojshme. Kur u mor vesh se jetesa e Kapones nuk ishte dhe aq e keqe, ai u dergua në Alkatraz, ku kushtet ishin më të rrepta dhe nuk e lejuan të mbante kontakt me jashtë. E vetmja menyrë për të fituar lirinë ishte sjellja e mirë, keshtu Kapone u be një i denuar model duke mos u perfshirë kurrë në sherre brenda burgut. Pikërisht në Alkatraz i diagnostikuan shenjat e para të sifilisit dhe për këtë arsye u tranferua në një spital për të burgosur. Në 1939, fitoi lirinë dhe pasi u shërua shkoi në Florida, ku për shkak të disa problemeve mendore nuk mundi të vazhdoje aktivitetin e tij kriminal. Në 25 shkurt të vitit 1947 pësoi një infarkt, çka i shkaktoi vdekjen. Kishte kaluar vetëm një javë nga përvjetori i tij i 48të. Fillimisht Alfonso Kapone u varros në varrezat e Malit Olivet, në pjesën jugore të Çikagos, midis eshtërave të të atit Gabriele dhe vellait Frank. Megjithatë, në mars të viti 1950 eshtrat e tre anëtarëve të familjes u transferuan në varrezat e Malit Carmel në Hillside Illinois, në perëndim te Çikagos.

Tags: Al CaponeAlbert VatajHistoria e AmerikesMbreti i mafiasPerandori i se keqes ne SHBAPorfili i nje mafioziWikipedia
Previous Post

Nata magjepsëse e dëshirimeve dhe e blatimeve prej zjarri të epshit

Next Post

“Lutja Supreme” e Al-Farabi-t, “Aristotelit” të orientit, përulësia e një zëri që lartësohet te besimi  

Next Post

“Lutja Supreme” e Al-Farabi-t, "Aristotelit" të orientit, përulësia e një zëri që lartësohet te besimi  

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj