Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

Lili Cingu, valltarja që solli pranverë me kërcimin e saj të fluturt, shpirtja e bukur që e hyjnizoi vallen popullore shqiptare

February 6, 2024
in Kujtesë, Slider, Të përzgjedhurat
Lili Cingu, valltarja që solli pranverë me kërcimin e saj të fluturt, shpirtja e bukur që e hyjnizoi vallen popullore shqiptare
5
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Po, çdo stinë ajo e bëri pranverë me virtuozitetin prej fluture, që ajo solli në skenë, me shpirtjen që ajo i mëkoi çdo hapi që hodhi dhe çdo frymëmarrje që i shpërfaqi krahërimit të kërcimit. Jetoi artistikisht si një shtojzovalle dhe kërceu si një flutur, për të pavdekësuar vallen shqiptare, për të mbushur atë me etër dhe dritshmëri yjesh.

Fatkeqësisht ne e shohim shkëlqimin e atij shpirti dhurues të së bukurës, të së gjallërishmes, të të hyjnores që del nga mishi dhe yshtja, vetëm kur shpërthen duke u shndërruar në një yll. Dhe nuk hezitojmë të themi, pse mes nesh jetoi ky sublimitet i dritshëm, që tashmë i përket pafundësisë dhe përjetësisë?!

Në e bëjmë këtë pyetje për të bërë veten tonë fajtor pa faj, për çfarë nxorëm nga shpirti dhe i’a mëkojmë gjithmonshmërisë. Ishim dhe jemi të bekuar nga ajo çfarë këto vullnete të epërme dhanë me mish e me shpirt, me pasion e me zell, në një përpjekje për të gjetur vendin e merituar në mrekullimin tonë të magjishëm, të cilin fatalisht rrekemi ta kërkojmë nëpër bajatosjet artistike dhe ububutë krijuese të televizioneve që mëkojnë baltë.

Ne i përkasim atij brezi që patëm shumë idhuj, kishim mjaftueshëm mundësi të përzgjidhnim të admiruarit tanë në art, si në kinematografi, në skenat e këngës ato të humorit, në aktivitetet folklorike dhe sport, por Lili Cingu ishte dhe mbeti një emër që e lidhnim me vallen, sikurse edhe me çdo event të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore. Dyshja Cingu-Zekthi dhe vallet, “Vallëzimi i shqipeve”, “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, ishin gjithmonë aty, në çdo skenë përvjetori dhe kremtimesh festive, eventesh artistike dhe përfaqësimesh të Ansamblit dhe valles shqiptare.

Arti shqiptar ka pranuar më 5 shkurt 2024 ndarjen nga jeta të Lili Cingut përcjellë për në banesën e fundit, valltaren e njohur të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, “Nderi i Kombit”, e cila u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare. Iku duke lënë pas një emër të madh dhe një vepër të pashlyer të traditës sonë të shkëlqyer të valles popullore.  

Ajo është shkëputur nga Ansambli që në vitin 1997, në moshën 47-vjeçare. Por kjo nuk e ndaloi atë të ishte e pranishme në skenën e koncerteve dhe tubimeve artistike, duke treguar me gjallëri dhe pasion, përkushtim dhe elegancë, se nuk donte të plakej, për më tepër të ndalonte së kërcyeri. Kontributi i saj si profesioniste pati një vlerësim në trajtimin e fëmijëve të vegjël që kane pasion vallen.

Aktiviteti artistik i Liljana (Lili) Cingunt është i shtrirë në kohë dhe i larmishëm në hartën e skenave ku ajo performoi, duke kërcyer vallen popullore shqiptare, brenda dhe jashtë vendit. Kudo ku Ansambli i Kombëtar i Këngëve dhe Valleve Popullore, çdo vend të Evropës, Azisë, Amerikës e Kanadasë, Lili Cingu ishte emri, vlera dhe përfaqësimi i traditës shqiptare.

Ajo ishte një ndër përfaqësueset e Shqipërisë në Francë, në vitin 1970, event i rëndësishëm ndërkombëtar ku Ansambli Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore u vlerësua “Gjerdani te Arte”, dhe presidenti i Festivalit pikërisht Lili Cingut i vë në qafë trofeun.

Fillimet e saja të karrierës në skenën e Ansamblit, kanë qenë me të madhin, Besim Zekthi, emri i të cilit do mbetet gjithmonë, ndërsa në vazhdim me Bashkim Braho dhe Rexhep Çelikun. Këto partnerë me Lili Cingun kanë qenë emblemë e valleve shqiptare, e përfaqësimit të Shqipërisë në skenat e duartrokitjeve, me vallet madhështore.

Ishte vitin 1967, kur ajo pranohet si valltare profesioniste pranë Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, krahas valltareve të tjera. Në fillim interpreton si valltare e thjeshtë në grupin e valleve në vallet “Vallja e maleve”, “Vallja e tërkuzës”etj

Që nga viti 1969 pas një turneu në Turqi ajo u bë një ndër solistet më të shquara të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, e cila për më se 30 vjet rresht arriti që në repertorin e saj të interpretonte rreth 200 valle, nga më të thjeshtat e deri tek ato më të arrirat si, “Vallëzimi i shqipeve”, “Festë të madhe ka sot Shqipëria” “Vjelja e gështenjave”, “Në garë”, ”Valle me motive të Labërisë”, “Vallja e Tiranës”, etj. Me kërcim të lehtë e plotë bukuri interpretoi me shije si vallen e Jugut, Çamërisë, të Dropullit, të Korçës, të Kolonjës, të Shqipërisë së Mesme,, ashtu edhe vallet epike të Veriut (Shota dhe Azem Galica”, “Sup më sup me malet”, “Oshëtima e maleve”, etj.

Një rol të rëndësishëm në jetën e gjatë artistike të Lili Cingut kanë luajtur edhe koreografët, ata që i besuan asaj perlat e koreografisë, duke filluar që nga Panajot Kanaçi, Gëzim Kaceli, Agron Aliaj etj.

Lili Cingu është shquar për një interpretim dinjitoz, elegancë e finesë, si dhe një kulturë të lartë muzikore, si njohese e folklorit të të gjitha trevave. Këto cilësi i dhanë asaj mundësinë që të shpreh më mirë aftësinë në interpretimin e valleve lirike, por edhe atyre epike.

Në vitin 2003 në Festivalin e Folkut në Tuz të Malit të Zi, si e ftuar me grupin e valleve të shqiptarëve në Neë York, u vlerësua si grupi më i mirë i festivalit. Edhe pas kthimit në atdhe Lili nuk e ndërpreu aktivitetin e saj artistik. Ka marrë pjesë në recitalet e partnerëve të saj Rexhep Çeliku e Besim Zekthi dhe në vitin 2011 organizoi recitalin e saj “Vallja ime, jeta ime”. Artistja e madhe e skenës, Lili Cingu është vlerësuar nga kritikët e artit botëror si “Perëndesha e valles”. Lili Cingu mban titullin “Nder i Kombit”, por gjatë aktivitetit të saj artistik me Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore ajo është nderuar me mjaft çmime, urdhra e medalje të ndryshme, me Çmimin e Republikës”, “Urdhrin “Naim Frashëri”. “Artiste e Merituar”etj. Për talentin, punën dhe suksesin e Liljana Cingut flasin dhjetëra emisione televizive, reportazhe, me qindra faqe të shtypit të shkruar brenda dhe jashtë vendit, si një dëshmi e përfaqësimit dhe përgjëegjësisë profesionale që ajo përfaqësoi dhe promovoi kudo ku ajo solli pranverë me kërcimin e saj të fluturt.

“E trishtë ndarja nga jeta e “Mbretëreshës së valles shqiptare”, Lili Cingu. Për vite me radhë, ajo ishte imazhi i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, duke u dhënë jetë më shumë se 200 valleve të kërcyera prej saj. Lili Cingu i përket asaj plejade artistësh, që e ngjitën vallen shqipe në skenat më të mëdha të botës, duke treguar një Shqipëri tjetër, me kulturë dhe folklor të pasur. Sallës së provave të Ansamblit do t’i mungojë hapi i saj i lehtë, dhe fjala e saj e ëmbël. Por kjo ikje është vetëm fizike, sepse emri i saj do të jetojë bashkë me Ansamblin, e kudo që të kërcehet vallja shqipe, do të jetë edhe kujtimi i Lili Cingut me publikun që aq shumë e deshi dhe e vlerësoi” shkruan Teatri i Operas dhe Baletit në një postim në facebook pasditen e sotme.

Ajo nuk është më, do ti mungojë skenës së valles shqiptare, por do të jetë e përjetshme me pasionin dhe punën e saj me përkushtim për të krijuar një repertor vallesh që janë kërcyer dhe do të kërcehen, duke kujtuar gjithmonë atë dhe kontributin e saj të çmuar në pasurimin e këtij thesari shpirtëror. Gjakovarja e bukur që nuk pranoi të plakej, u këput si një lule në zemër të dimrit, për të paralajmëruar një pranverim të begatë me hirin e saj të ëmbël, me elegancën e saj të frymtë dhe kërcimin e fluturt.

Tags: “Festë të madhe ka sot Shqipëria” “Vjelja e gështenjave”“Në gar딓Vallëzimi i shqipeve”“Vallja e Tiranës””Valle me motive të Labërisë”AlbaniaAlbert VatajLili CinguShqip
Previous Post

Qëndrimet e kritikës për Gjykimin e Fundit të Michelangelo-s, “diversitetit të mahnitshëm të figurave,  frymëzuar drejtpërdrejt nga Zoti”

Next Post

“Princesha e bukur” e Leonardo da Vinçit, një tjetër enigmë femërore e veprës së kryemjeshtrit

Next Post
“Princesha e bukur” e Leonardo da Vinçit, një tjetër enigmë femërore e veprës së kryemjeshtrit

"Princesha e bukur" e Leonardo da Vinçit, një tjetër enigmë femërore e veprës së kryemjeshtrit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj