Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Esse

Tragjizmi i “Hypatia”, gruas së madhe të shkencës që ra pre e një mosmarrëveshjeje politike, u masakrua dhe u poshtërua nga fanatikët

December 15, 2023
in Esse, Slider, Të përzgjedhurat
Tragjizmi i “Hypatia”, gruas së madhe të shkencës që ra pre e një mosmarrëveshjeje politike, u masakrua dhe u poshtërua nga fanatikët
31
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Kryevepra e Tabacchi është një homazhe prekëse për astronomen, matematikanen dhe filozofen klasike, Hypatian e Aleksandrisë (rreth 350/370 – 415 pas Krishtit), e cili ishte kreu i Shkollës Neoplatonike, dhe njëkohësisht një grua me ambicie të jashtëzakonshme për shkencën. Nga vepra e Hypatias ka mbetur pak, por fama e zezë e mënyrës se si ajo vdiq ka udhëtuar në kohë si një akuzë. Ajo vdiq si rezultat i një mosmarrëveshjeje midis guvernatorit romak Orestes, Aleksandria, dhe Kirili, peshkopi i zellshëm i Aleksandrisë. Atë e tërhoqën zvarrë në një kishë dhe e vranë me gurë, para se ta copëtonin, duke i gjymtuar trupin dhe duke i djegur gjymtyrët.

Duke cituar vrasjen e saj mizore, historiani i kishës së krishterë, Sokrati Scholasticus, shton: “Sigurisht që asgjë nuk mund të jetë më larg nga fryma e krishterimit sesa përligjja e masakrave, luftimeve dhe përdhosjeve të këtij lloji”. Vrasja e saj u pa nga bashkëkohësit si një gjë e neveritshme, dhe më vonë, u interpretua si shenjë e vdekjes të qytetërimit klasik. Falë dogmave dhe paradigmave plotësisht të gabuara, shumë si Hypatia e Aleksandrisë janë sakrifikuar gjatë historisë së qytetërimeve, sepse feja kishte frikë nga dija si djalli nga drita. Dhe ato kishin një të drejtë të pamohueshme, sepse sa më injorantë të jenë ata që u duhen atyre, aq më lehtë u besojnë dënglave dhe më kollaj sakrifikojnë jetën për ta. Padija, vuajtja dhe dhimbja, kanë shërbyer si ushqim për të keqen që banon në këtë botë, që në kohët më të largëta.

Këtë zë të fuqishëm të denoncimit dhe dënimit të aktit mizor, e ka shprehur në mënyrë shumë kuptimplote, skulptori Odoardo Tabacchi. Mjeshtri kap momentin para vdekjes së hidhur e Hypatias. Lidhur në një kolonë me një pllakë mbajtëse e mbishkruar me emrin e saj, Hypatia përballet me fatin e e  tmerrshëm me shprehjen e  tronditjes së thellë, që artisti e ka përcjellë përmes vështrimit pikëllues, tendosjes së gjymtyrëve dhe përpjekjes për të mbetur e pastër. Hypatia e zhveshur nga Tabacchi, mishëron akuzën që ai bën ndaj atyre që nuk u mjaftuan me masakrimin e saj, por deshën edhe ta turpëronin duke e zhveshur, ta poshtëronin bashkë me të edhe dijen, shkencën, progresin.

Kjo skulpturë është një kujtesë e fatit tragjik të intelektualëve të histori që ishin në kundërshtim me ideologjinë brutale dhe të parë nga një lente moderne, është, ndoshta, një simbol i shtypjes së grave, i mishëruar te Hypatia, e cila ishte një shembull i rrallë i një figure publike femërore, në kohë të vështira dhe të largëta të lashtësisë ku roli i gruas padyshim që duhej flakej në periferi të interesit për shkencën dhe filozofinë, që ishte ekskluzivitet i dijetarëve burra.

Odoardo Tabacchi donte t’a përjetësonte në artin e madh të tij këtë grua të madhe që të mund të rizgjonte disi ndërgjegjen e fjetura ndaj këtyre personalitete e ikonike.

Puna e mermerit të skulptorit është pjesë e një grupi veprash të tij kushtuar temës së tragjedive njerëzore dhe reagimeve emocionale që përfshin ata. Kjo seri skulpturash mund të gjurmohet gjithashtu tek On the Rivers of Babilon, në të cilën i riu hebre hidhërohet për fatin e Jeruzalemit dhe Ugo Foscolo pas Traktatit të Campo Formio.

Përgatiti: Albert Vataj

Foto: Wikipedia

#SculturaARTES #SculturaClassica #AlbertVataj #Hypatia

Tags: "Hypatia"Albert VatajArtGruajaHistoriOdoardo TabacchiSkulpture
Previous Post

Muri i valëzuar, si një mundësi që sfidon rregullat dhe manipulon teknikat standarde të ndërtimtarisë

Next Post

Vinçens Stratigo, atdhetari i fisit të fisnikëve Coroneo, poeti arbëresh që evokoi historinë shqiptare me vargje

Next Post
Vinçens Stratigo, atdhetari i fisit të fisnikëve Coroneo, poeti arbëresh që evokoi historinë shqiptare me vargje

Vinçens Stratigo, atdhetari i fisit të fisnikëve Coroneo, poeti arbëresh që evokoi historinë shqiptare me vargje

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj