Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Eros

Seksi, çështje kimie. Ja ç’duhet të dish për të kuptuar gjuhën e padukshme të dëshirës

January 10, 2017
in Eros
248
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Emocionet janë një tjetër gjë. Sepse trupi mund të mendojë edhe më vete. Me anë të hormoneve. Ja ç’duhet të dish për të kuptuar gjuhën e padukshme të dëshirës

Kemi dëgjuar të thuhet, kur bëhet fjalë për një lidhje, “kjo është çështje kimie”. Në të vërtetë është si një nga ato thesaret nënujore, të cilat detit të thellë e misterioz të shpirtit njerëzor është vështirë t’ia zbulosh. Por, shkenca ca pika mbi i, i ka vendosur edhe në fushën më pak shkencore të mundshme: ndjenjat. Abstraksioni i emocioneve të fuqishme duket se ka dhe materie nga pas. Hormonet, ca të njohur e ca më pak, kanë rolin e tyre në shumë sjellje që spikasin në marrëdhënien erotike. Kimia e dëshirës përjashtohet nga çdo skemë dhe përkufizim, sepse përfaqëson dimensionin ndoshta më të pakapshëm dhe subjektiv të seksualitetit, por specialistët nuk dorëzohen: të dëshiruarit është një mister shumë joshës, aq sa është e pamundur të mos provosh ta shfaqësh. Këtë e tregon boom-i i studimeve mbi faktorët psikologjikë  të lidhjes, që kanë ndryshuar fytyrën e seksologjisë tradicionale.

Nuk flitet vetëm për anën mendore, por këtu hyn edhe trupi. Dhe kurrë, në asnjë rast tjetër, trup dhe mendje nuk shfaqen si një entitet unik ashtu siç ndodh te dëshira.

Zbulimet e reja mbi mekanizmat neurofiziologjike, të cilat diktojnë shumë sjellje njerëzore, të shtyjnë te ky drejtim i vetëm: eksplorimi i mendjes duhet të ecë me hapa të barabartë me eksplorimin e reaksioneve neuro-kimike të lidhura me kënaqësinë, që angazhojnë gjithë organizmin.

Një kënaqësi tredimensionale

Dëshira ndizet sa hap e mbyll sytë. E megjithatë, pas atij çasti është një botë e tërë tridimensionale e përbërë nga reaksione kimike, stimuj erotikë-afektivë dhe analiza mendore, që të gjitha bashkë bëjnë të ndizet flaka e pasionit. Përplasen stimujt dhe shpërthen efekti më i fuqishëm i atij apo atyre hormoneve që udhëheqin ndjenjat dhe veprimet. Një lojë e butë stimujsh dhe kundërstimujsh, që përfshijnë tre përbërësit esencialë të qenies njerëzore: trup, mendje dhe marrëdhënie emocionale.

Stimuli biologjik instiktiv

Ajo që vë në lëvizje një seri procesesh neuro-kimike  zinxhir lind nga një nevojë parësore e species: riprodhimi. Atë e ndiejnë të dyja sekset, si femrat dhe meshkujt. Ajo është e udhëhequr nga hormonet mashkullore (androgjene), mbi të gjitha nga testosteroni, parimi i dëshirës fizike dhe DHEA, aleat i madh i eksitimit.

Te femrat, hormonet estrogjene kanë një rol të madh në mirëqenien psikofizike të tyre dhe kanë një rol paraprak për një epsh të shëndetshëm, ndërkohë që prolaktina (hormoni që nxit prodhimin e qumështit) ushtron një efekt frenues. Por ka hormone të tjera që, dhe pse më pak të njohur, ndikojnë mjaft në atë mister të quajtur dëshirë:

Oksitocina jo vetëm favorizon dëshirën e përforcon lidhjet emocionale, por mendohet se ajo mund të ketë një rol kyç në orgazëm dhe në atë ndjesinë e ngopjes pas orgazmës.

Vasopresina, që do të kishte të njëjtin funksionon të oksitocinës te meshkujt; hormoni i tiroides, që nëse prodhohet me pakicë, redukton dëshirën seksuale.

Faktorë stimulues ose frenues (ilaçe, droga, sëmundje fizike dhe psikike), mund të ndryshojnë plotësisht letrat në tavolinë, duke e hedhur në erë këtë ekuilibër delikat kimik. Ekuilibër, që për sa i përket atij vetë, nuk mund të varet nga gjendja e shëndetit fizik dhe mirëqenies së përgjithshme psikike: energjia seksuale është gjithmonë shprehje e energjisë jetësore.

Stimuli emocional i motivuar

Ky stimul është i udhëhequr nga nevoja për kënaqësi dhe dashuri. Ai ushqehet nga fantazia dhe imagjinata erotike. Në këtë përmasë intime dhe emocionale futet si raporti që personi ka me veten, ashtu edhe marrëdhënia që ndërton me të tjerët. Vetëvlerësimi, besimi në vete dhe në aftësitë personale, të pëlqyerit dhe një  imazh i mirë trupor janë mbështetës të mrekullueshëm të dëshirës. 

Por edhe cilësitë e marrëdhënieve që vendosen jashtë “zonës” seksuale janë shumë përcaktuese, pra mënyra e të jetuarit të lidhjes emocionale të dashurisë (e sigurt, me ankth apo që do ta shmangësh), aftësia për t’i besuar tjetrit, përkundja në intimitet, harrimi në ndjenja dhe pasion e të tjera si këto. Në dukje ngjajnë me diçka krejt të ndryshme nga dëshira, por ajo nuk është vetëm produkt trupor dhe është shumë lehtë e modifikueshme prej të gjitha ndjesive.

Janë të rëndësishme edhe arsyet që, edhe pse  jo rigorozisht “seksuale”, shtyjnë në sjellje  seksuale: ankth, trishtim, ndjenjë vetmie, afeksion, nevojë për intimitet emocional, nevojë për të shkarkuar tensionin ose për të pasur avantazhe. Në fund, theksojmë faktin se nuk mund të shkëputesh lehtë nga e kaluara: lidhjet e vjetra, pozitive ose negative, ndërtojnë një bagazh pak a shumë të rëndë, që merret nga pas gjatë gjithë jetës.

Stimuli mendor njohës

Është në realitet një mekanizëm mbrojtës, që çon në analizën e faktorëve që e bëjnë një sjellje seksuale të këshillueshme, ose të atillë që duhet shmangur me çdo kusht. Por duke qenë se kjo hallkë është hallka e fundit e zinxhirit të gjatë të dëshirës, shpesh ajo tronditet nga ndërhyrja e faktorëve instiktivë dhe emocionalë.

Rasti  shumë i rrezikshëm i sëmundjeve seksuale të transmetueshme është emblematik: instikti zbeh sjelljen vetëmbrojtëse. Kështu, njeriu, edhe pse i ndërgjegjshëm për rrezikun, lëshohet, dhe bëhet i paaftë për të bërë rezistencë.

Tags: Albert VatajDashuria dhe marredheniet seksualeEdukata seksualeJeta intime dhe ekuilibri shendetesor dhe psikikKlimia e dashuriseMisteret e dashuriseMiti i seksitPartneret dhe dashuriaSeksi dhe kimia e trupaveSex and Love
Previous Post

Terapia e spermës, një mrekulli që ka befasuar mjekët. Sëmundjet që shëron dhe avantazhet shëndetësore që përfitohen

Next Post

“Fryma” qi i nep jetë andrrave për me nxan me këndu t’bylbylshmin dialekt gegnuer

Next Post

"Fryma" qi i nep jetë andrrave për me nxan me këndu t'bylbylshmin dialekt gegnuer

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj