Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Azem Hajdari, vrasja që tronditi politikën shqiptare, dhe la një hendek që e përpiu Partinë Demokratike

September 12, 2023
in Forum, Slider, Të përzgjedhurat
Azem Hajdari, vrasja që tronditi politikën shqiptare, dhe la një hendek që e përpiu Partinë Demokratike
86
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Kanë kaluar 25 vite nga nata e 12 shtatorit të vitit 1998, ajo natë e kobshme, nën një qiell që zbraste zemërimit e motit dhe mbushte armët e pusisë, kur nga selia e Partisë Demokratike, do të zbriste me nxitim në një takim me vdekjen, Azem Hajdari, kreu i Lëvizjes Dhjetori ’90, një nga figurat emblematike të kësaj lëvizjeje.

Kush ishte Azem Hajdari dhe cili ishte roli i tij në hapat e parë të demokracisë shqiptare, më mirë se ata që shpresuan te idealet, askush tjetër nuk mund ta dinte.

Çfarë bëri ai për demokracinë, për Partinë Demokratike, për shtresën e ish-të Përndjekurve Politikë, për lëvizjet sindikaliste, për çdo gëlim të hovshëm të revolucionit blu, ata që kanë bashkëpunuar me të, mund të kenë diçka për të thënë.

Personalisht unë e kam njohur dhe takuar disa herë, Azem Hajdarin, edhe si gazetar, por edhe si demokrat. Nuk nguroi të vlerësonte punën time, guximin e çmendur të një gazetari si unë, të cilit ju rrezikua tre herë jeta për shkak të detyrës dhe kurrë nuk e përdori këtë fakt, as për tu mburrur, as për të rrëmbyer dekorata dhe privilegje.

Nga ata që hynin dhe dilnin në Partinë Demokratike, ai, Azem Hajdari ishte nga të paktët që priti dhe përcolli, dëgjoi dhe zgjidhi hallet e shumë njerëzve. Diti të ishte një lider dhe një njeri i thjeshtë. Në zyrën e tij mund të trokisje pa frikë, se do të ishe i refuzuar dhe të dilje shpresues.

Jo të gjithë në PD e deshën, dhe kjo kishte të bënte vetëm më popullaritetin që ai kishte fituar. Shpesh ai doli dhe kundër “direktivave” të PD për të mbështetur të drejtën e atyre që gjendeshin të braktisur, pikërisht nga partia, te ajo e cila kishin shpresuar, kujtojmë këtu dëbimin me forcë të ish të të përndjekurve nga ngujimi i urisë.

Antikonformizmi i tij gjeti me shumë përjashtues se sa dakordësi brenda PD. U akuzua, u keqkuptua, u anatemua, gaboi, u përfshi në të gjitha Azem Hajdari, por pa mundur të shqitej nga zemra e njerëzve të thjeshtë, militantëve dhe demokratëve të ndershëm.

Edhe sot, opinioni është i ndarë në vlerësimin dhe njohjen e Azem Hajdarit, dhe kjo jo dhe aq për fajin e gabimeve të tij, se sa për errësimin që zuri vend si pjesë e denigrimit të asaj çfarë ai bëri. Gjithsesi duke qenë pjesë e kohës, nuk mundi të ishte ai, ai që edhe vetë dëshironte, sepse do të ishte i marrë fund para se plumbat ta shtrin për vdekje natën e 12 shtatorit, bashkë me shoqëruesin e tij. Në këtë arenë të rrezikshme përballjesh dhe sfidash të përbinshme ai si pakkush guxoi, guxoi ndoshta më shumë, siç edhe gaboi, ndoshta jo më shumë se sa të tjerë që ditën të fshinin gjurmët më mirë nga ai. Fundja ai nuk ishte një shenjtor, nuk kishte ardhur në politikën shqiptare të ishte shembull i njeriut të përkorë, sepse vetë koha së cilës i përkiste, situata në të cilën përpëlitej politika shqiptare, nuk mundi të ishte e tillë.

Sulmet politike, majtas dhe djathtas, ndoshta edhe ndonjë lloj mekanizmi për ta mënjanuar nga epiqendra e interesimit politik dhe mbështetjes popullore të Azem Hajdarit, morën më shumë vëmendje, dhe ndaj tij nuk kursyen asgjë, deri kur plumbat e kallashnikovit e përshkuan duke mos e lënë më të ecte më tej.

Ai vdiq për të mbetur një figurë e dyzuar, por gjithsesi një emblemë e politikës së asaj kohe. Urdhri “Nderi i Kombit” Shqipëri, 2002’ Medalja e Artë e Lidhjes së Prizrenit Kosovë; Urdhri “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, janë disa nga mirënjohjet dhe vlerësimet që ai mori.

Sot,  konstatojmë dukshëm hendekun që la në këtë ikje, zhgënjimin që pësuan militantët dhe demokratët e zjarrtë, ata që besuan dhe sot janë më të zhgënjyerit nga PD. Ëndrra e tyre nuk kishte lindur me Azem Hajdarin, por ajo nisi të hidhte hapat e fundit pikërisht atë ditë, për t’u shuar, ndoshta përgjithnjë. Azem Hajdarit i takon merita se diti të jetësonte te njerëzit besim të ëndrra e demokracisë, e lirisë dhe Shqipërisë evropiane, atë besim që të tjerët e shpërdoruan, e vranë.

Politika sot ka ndryshuar dhe së bashkë me të edhe Partia Demokratike, por gjithë ai përkushtim dhe zell, dëshirim dhe ëndërrim për të ardhmen e premtuar që u ngjizën në zjarrin e atyre viteve, sot është vetëm një memuare, një kujtesë, që e cekim me mallin dhe dhimbjen e një humbje që mbeti e tillë, atëditë e sot.

Previous Post

Evelyn De Morgan, piktroja që bëri epokë duke sfiduar familjen dhe shoqërinë, koloristja e ngjyrave të ndezura

Next Post

Shqipëria e vitit 1913 parë dhe rrëfyer nga Isadora Duncan, një balerinë dhe koreografe që bëri epokë

Next Post
Shqipëria e vitit 1913 parë dhe rrëfyer nga Isadora Duncan, një balerinë dhe koreografe që bëri epokë

Shqipëria e vitit 1913 parë dhe rrëfyer nga Isadora Duncan, një balerinë dhe koreografe që bëri epokë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj