Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Qytetërim

Gilgameshi, miti dhe legjenda e një mbreti, me sundimin e të cilit shënon fillimi i qytetërimit të botës

November 18, 2023
in Qytetërim
716
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Gjysmëperënditë mitologjike, siç janë Herakliu dhe heroi babilonas Gilgameshi, u ngjajnë shumë nefilimëve. Fjala hebraike «nefilim» fjalë për fjalë do të thotë «rrëzues», domethënë ata që rrëzonin të tjerët ose që i shkaktonin të rrëzoheshin me anë të akteve të dhunshme. Pra, nuk është e habitshme që tregimi biblik shton: «Toka ishte . . . plot e përplot me dhunë.» Engjëjt e pabindur të materializuar patën marrëdhënie seksuale me gratë dhe ato lindën fëmijë. Këta nuk ishin fëmijë normalë. Ishin nefilimë, gjysmënjerëz dhe gjysmëengjëj.

GilgameshiGilgameshi (rreth vitit 2700-2800 p.e.s.) është njeriu që dinte gjithçka dhe heroi kryesor i një poeme epike të Mesopotamisë, e cila u paraprin poemave të Homerit me pothuajse një mijëvjeçar. Epopeja e Gilgameshit zhvillohet në epokën e Sumerit, një nga qytetërimet e para të botës. Ajo mbeti e pranishme në kulturën mesopotamike edhe pas zëvendësimit të sumerëve, në luginën e Tigrit dhe Eufratit, nga popujt semitë.

Historianët kanë përcaktuar me siguri ekzistencën e një mbreti të quajtur Gilgameshi aty nga mesi i mijëvjeçarit të tretë para erës sonë. Sumeri është qytetërimi i parë, nga i cili na kanë mbërritur dokumente të shkruara dhe Gilgameshi përmendet në shumë pllaka. “Lista e mbretërve Sumerë” e pozicionon atë në vendin e pestë, pas Delyzhit. Ashtu si edhe mbreti Artur, bëmat dhe sjellja e Gilgameshit janë ngritur në qiell, por tregimet për mbretërimin e tij mbeten një nga burimet historike kryesore të qytetërimit sumer.

Mbretëria e Sumerit qe dëshmitare e lindjes së qyteteve të para të njerëzimit, të cilat ishin vendosur në deltën e Mesopotamisë, vend midis lumenjve. Gilgameshi ishte mbreti i njërit prej këtyre qyteteve, Urukut. Në fakt, bëhej fjalë për “qytete-shtete”. Qyteti mbrohej nga një mur rrethues i fortë dhe në të kishte tempuj të mëdhenj dhe banesat.

Tokat bujqësore jashtë murit rrethues u përkisnin, zyrtarisht, perëndive dhe priftërinjtë e tempullit ua ndanin fshatarëve. Një pjesë e të korrave i përkiste tempullit, për të plotësuar nevojat e priftërinjve dhe për të siguruar rezerva. Një gjë e tillë u lejonte perëndive të ushqenin popullin në rast zije buke. Në qytetet antike, Prifti i Madh ishte po aq i fuqishëm sa edhe vetë mbreti.

Gjatë festave të Vitit të Ri, Prifti i Madh përvetësonte simbolet e pushtetit të mbretit dhe ia kthente ato vetëm pasi sundimtari t’u kishte bërë homazhe perëndive. Mbreti merrte pjesë në mënyrë aktive në jetën fetare të qytetit. Çdo vit ai duhej të festonte “martesën e tij të shenjtë” me Perëndeshën e Madhe (ose me një prostitute të tempullit, që zëvendësonte hyjninë).

Ishtarja ishte perëndesha e madhe e Urukut. Si e tillë, ajo i propozon Gilgameshit të martohet me të. Refuzimi që i bëri mbreti asaj do të sillte pasoja të rënda. Zemërimi i Ishtarit pruri shtatë vjet thatësire dhe urie. Por perëndesha duhet të betohej përpara perëndive të tjera se priftërinjtë dhe tempujt e saj kanë rezerva të mjaftueshme për të ushqyer popullin gjatë gjithë kësaj kohe. Kjo ishte epërsia më e madhe e sistemit fetar sumer.

Në qytet-shtetet e para roli i mbretit ishte shumë i përcaktuar dhe i kufizuar. Në fillim, sundimtari zgjidhej nga elita aristokratike e shoqërisë sumere, domethënë nga perët e tij. Nuk kishte dinasti që e trashëgonin fronin. Në listen e mbretërve, babai i Gilgameshit cilësohej si “lily”, domethënë i çmendur ose demon. Pra, zgjedhja e mbretit bazohej mbi meritën dhe jo mbi lidhjet familjare. Pushteti i mbretit varej nga talenti i tij si luftëtar. Misioni i tij kryesor ishte mirëmbajtja e murit rrethues dhe mbrojtja e qytetit. Thuhej se muret e Urukut ishin po aq legjendare sa edhe vetë Gilgameshi. Ka shumë të ngjarë që rrëfimi për betejën epike të heroit me “ruajtësin e pyllit të cedrave” të bëjë fjalë për një ekspeditë të vërtetë dhe të suksesshme në pyjet e veriut, me qëllim marrjen e druve për ndërtim, lëndë kjo shumë e çmuar në një vend ku tulla e dheut ishte materiali i vetëm i disponueshëm.

https://www.wikiwand.com/sq/Epi_i_Gilgameshit#Media/Skeda:Tablet_V_of_the_Epic_of_Gligamesh._Newly_discovered._The_Sulaymaniyah_Museum,_Iraq..JPG

“Epi i Gilgameshit”

“Epi i Gilgameshit” nuk është vetëm tregimi i një aventure heroike, edhe pse peripecitë janë të shumta. Gilgameshi dhe miku i tij besnik, Enkidu, nisen në ekspeditë kundër Humbabës, ruajtësi i pyllit të cedrave. Ata përballen me Demin Qiellor, i dërguar nga perëndesha Ishtar. Pas vdekjes së Enkidusë, Gilgameshi vihet në kërkim të Uta-napishtimit, heroit, të cilin perënditë e shpëtuan nga përmbytja, për t’i kërkuar sekretin e pavdekshmërisë.

Temat kryesore të trajtuara në epope kanë karakter fetar, gjë që i lejon poemës të mos jetë thjesht tregim aventurash. Gjatë gjithë poemës, marrëdhëniet ndërmjet njerëzve dhe perëndive shprehen në mënyra të ndryshme, duke vënë në dukje linjat kryesore të fesë mesopotamike. Ato nuk ishin asnjëherë pa rrezik: perënditë mund t’i ndihmonin njerëzit, por ato edhe mund t’ua vështirësonin shumë jetën. Ato kërkonin një përkushtim të plotë, por nuk jepnin garanci për të qenë të mëshirshme.

 

JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E GILGAMESHIT

* Gilgameshi, siç shkruhet në epopenë kushtuar atij, ndonëse ishte dy të tretat hyjnor dhe një e treta njerëzor, ishte vetëm i dërguari i perëndive në tokë.

* Shamas, perëndia diellore, i qëndron pranë Gilgameshit gjatë aventurave të tij. Ishtarja, perëndesha e dashurisë, kërkon ta ndëshkojë, pasi ai kishte refuzuar dashurinë e saj. Perënditë mesopotamike drejtoheshin nga emocionet njerëzore, mëshira, xhelozia dhe zemërimi.

* Për t’u bërë i pavdekshëm, Gilgameshi ndjek udhëzimet e Utnapishtimit. Ai niset në kërkim të Bimës së Jetës, që gjendej në një botë të nëndheshme, të cilën ai e arrin duke vënë në këmbë gurë të rëndë. I pandjeshëm ndaj plagëve të gjembave, ai e sjell bimën në sipërfaqen e tokës. Triumfues, ai vendos të kthehet në Uruk, për të ndarë bimën me pleqtë e qytetit. Por përpara se të arrijë, bimën ia vodhi një gjarpër, që zhduket përnjëherë, duke marrë me vete, në arratinë e tij, shpresën e pavdekësisë së Gilgameshit. Morali i legjendës është se vetëm perënditë janë të pavdekshme, ndërsa njeriu duhet të dijë të kënaqet, duke përdorur sa më mirë kohën që i është caktuar në tokë.

* Tregimi i përmbytjes në epin e Gilgameshit i ngjan shumë tregimit biblik të Barkës së Noes. Në të dyja rastet, një familje mbijeton, duke ndërtuar një barkë sipas udhëzimeve të një perëndie. Tre zogj dërgohen si zbulues, për të konfirmuar ekzistencën e një toke të dalë mbi sipërfaqen e ujit. Sumerët e konsideronin përmbytjen një ngjarje historike. Zbulimi i një shtrese të trashë balte në gërmimet e Urit u duk se solli një konfirmim përfundimtar. Por arkeologët modernë vlerësojnë se përmbytja e Urit qe thjesht një dukuri lokale dhe jo përmbytja universale e përmendur nga Bibla dhe nga poemat sumere.

Tags: 2700-2800 p.e.s.Albert VatajBiblaEpi i GilgameshitGilgameshijysmëperënditë mitologjikeKultura sumereMesopotamiaMitet dhe legjendatQyteterimi i hershemsiç janë Herakliu dhe heroi babilonas GilgameshiUtnapishtimi
Previous Post

Kadri Roshi, titani i skenës shqiptare, mjeshtri i roleve të vështira

Next Post

Andon Harapi, kleriku që bëri kaq shumë për atdheun dhe u ekzekutua si armik i tij

Next Post

Andon Harapi, kleriku që bëri kaq shumë për atdheun dhe u ekzekutua si armik i tij

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj