Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Përshkrimore

Albert Vataj: “Dëshpërimi” i Jean-Joseph Perraud, dhe çasti kur shpirti i trazuar shndërrohet në altar

July 17, 2023
in Përshkrimore, Slider, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: “Dëshpërimi” i Jean-Joseph Perraud, dhe çasti kur shpirti i trazuar shndërrohet në altar
50
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

A jeni ndjerë ndonjëherë kaq të dëshpëruar sa “Despair” i Perraud?, i dëshpëruar në atë masë saqë e gjithë prania juaj të kridhet në një prehje, që duket më shumë si një kontraktim, si përfshirja në një gjendje përgjimi të zëshmërisë së shpirtit, se sa si një dorëzim. Ju mund të vini prej një realiteti imagjinar siç erdhi edhe vetë “Dëshpërimi” i francezit, Jean-Joseph Perraud 1869, por nevoja për një reflektim të tillë mund të jetë edhe si domethënia e themeltë e shprehjes “Asgjë nuk zgjat në këtë botë përveç dhimbjes”, pagëzim që “Dëshpërimi” pati kur u prezantua për herë të parë në Sollon, Paris, në vitin 1861.  Megjithatֻë “Nuk ka asgjë si dëshpërimi për të mprehur ndjenjën tuaj të përqëndrimit.” mendonte Thomas Newman. Një prag, ku e stuhishmja e çdoditshmërisë na hedh, ndoshta jo me kaq delikatesë dhe shprehi estetike, por gjithsesi na nxjerr nga shkëmbi i përplasjes, duke e shndërruar këtë çast në një reflektim krijues.

Ky dëshpërim-art, vjen prej 154 viteve të shkuara, por i flet edhe të sotmes me të njëjten gjuhë që u tregoi parizienëve shpirtjen e artistit. Komunikon edhe me tashmërinë, siç tenton të ngre atë urë komunikimi të ndërbrezshëm.

Ju që pushtoheni nga kjo andje arti, dhe e keni ndjerë peshën e këtij mermeri që nxjerr njeriun nga thellësia e kohës për ta prehur në përjetësi, përmes një çast të vetëm dëshpërimi, ju mund t’i përkisni edhe të sotmes, të cilën më shumë se dëshpërimi, asgjë tjetër nuk e kërcënon paqen shpirtërore dhe kredhjen trupore. Ndoshta jo ngjashmërisht me “Dëshpërimin” e, Jean-Joseph Perraud (26 prill 1819, Jura – 2 nëntor 1876), por në sintezë me si e përkufizon William S. Burroughs, i cili mendonte se: “Dëshpërimi është lënda e parë e ndryshimit drastik…”.

Gjithsesi ne nuk mund t’i fshihemi situatës së dëshpërimit, e cila mund të mos gjendet kurrë në një kompozim artistik, por pjesë organike e marrëdhënies sonë me realitetin, me mënyrën se si ne i qasemi një dëshmimi transparent të potencialit ndjesor dhe meditativ, si një jetësim i së njerëzishmes, sepse sipas Jim Carrey, “qeniet njerëzore nuk mësojnë asgjë pa dëshpërim. Dëshpërimi është një përbërës i domosdoshëm për të mësuar diçka ose për të krijuar diçka.”

Nëse kjo epje arti na thërret si në një ceremonial të shenjtë përfshirjeje dhe përjetimi, duhet të njëmendemi më Benjamin Disraeli, i cili mendon se “Dëshpërimi ndonjëherë është frymëzues po aq i fuqishëm sa edhe gjenialiteti.”

Shqetësohu, ij i trazuar, shpresëhumbur mund të jesh, i dëshpëruar, por ky monument të tregon se gjendja juaj nuk është thjeshtë një akt reagimi, mund të jetë edhe një forcë që momentin e kthen në altar, art ndoshta!

Albert Vataj

Tags: Albert VatajArtiBenjamin DisraeliDëshpërimiJean-Joseph PerraudJim CarreyNjeriupasioniShpirtiSkulpturaWilliam S. Burroughs
Previous Post

NËNË TEREZA … na thërret të gjithëve në lutje për t’i dhuruar vetes Zotin

Next Post

Françesko Petrarka, “Babai i Humanizmit”, jetoi dhe krijoi “mes stuhive të ndryshme dhe konfuze” të kohës

Next Post
Françesko Petrarka, “Babai i Humanizmit”, jetoi dhe krijoi “mes stuhive të ndryshme dhe konfuze” të kohës

Françesko Petrarka, "Babai i Humanizmit", jetoi dhe krijoi "mes stuhive të ndryshme dhe konfuze" të kohës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj