Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kritikë

Mateus Frroku & Bujar Qamili vijnë me baladën “M’fal”. Kënga; pikëllim, kushtrim dhimbje dhe mall

March 3, 2023
in Kritikë, Muzikë, Slider, Të përzgjedhurat
Mateus Frroku & Bujar Qamili vijnë me baladën “M’fal”. Kënga; pikëllim, kushtrim dhimbje dhe mall
90
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

“Muzika është një mjet i fuqishëm në galvanizimin e njerëzve rreth një çështjeje (dhe emigrimi është më shumë se një çështje, një plagë). Nuk ka mënyrë më të mirë për të kapërcyer pikën tuaj të sëmbimit të shpirtit sesa ta vendosni atë në një këngë të bukur.” thotë Ed Sheeran… në një këngë “Fjalët e së cilës ju bëjnë të mendoni. Muzika ju bën të ndjeheni kapluar nga një ndjenjë e fuqishme, një këngë që ju bën të ndihesh një mendim” mëton Hej Harburg, një mendim që shndërrohet në një mesazh i purifikuar nga e hyjshmja e artit dhe i lartësuar nga shpirtra që u flasin njerëzve me zërin e zemrës, dhe…  “M’fla” e Mateus Frrokut dhe Bujar Qamilit e bën këtë fisnikërisht hirshëm, artistikisht mëtues, si një akt sublim besimi.

Krijuesit nuk janë njerëz që vijnë nga një univers paralel, janë nga ne, janë ata që guxojnë më shumë se sa ne, sepse shohin me qartë dhe vuajnë më thellë, janë ata që përmes talentit dhe shpirtit të tyre vijnë me zemrën plot trokitje dhe qiellin ngarkuar me fluturime, për të na treguar se plagët që ka hapur sotshmëria mund dhe duhet të shërohen. Sepse siç shprehet Jimi Hendrix: “Nëse ka diçka për të ndryshuar në këtë botë, atëherë mund të ndodhë vetëm përmes muzikës.”

Ka pak ditë që është lançuar bashkëpunimi më i ri i Mateus Frrokut me legjendarin e muzikës popullore, Bujar Qamili. Bashkëpunimi i tyre i kësajradhe është krejt i ndryshtë nga ai i mëhershmi, është një përjashtim, risi dhe kurajë, është patjetër një sfidë dinjiteti i artit të vlerave.

Një këngë e bukur që hyn në paradën e komunikimit artistik, është një gjë ndryshe, por jo vetëm kaq, është një sfidë ku shkalla e riskut është e shumfishtë dhe kjo ka lidhje me produktin muzikor që tregu ofron.

Tentativa e kësaj kënge të Mateus Frrokut dhe Bujar Qamilit, me tekst të Rozana Radit dhe muzikë të Kledi Bahitit është ajo që duhet të besojmë te pretendimet, me të cilat shfaqen kapacitetet krijuese si një nevojë e ngutshme për të shpëtuar muzikën nga kërcënimi i konsumizmit dhe nga mitomania.

“M’fal” është një baladë që trajton një nga dhimbjet më tragjike të modernizmit, emigrimin, ndarjen, braktisjen, lamtumirat e trishta.

Poezia e Rozana Radit dhe virtuoziteti interpretues i dy vokaleve të spikatura të muzikës shqiptare, nën muzikën e Kledi Bahitit janë një elegji e plagës së dhimbshme që ka kapluar shpirtin ikanakëve dhe të të braktisurve, shoqërisë në përgjithësi, si viktimë e këtij apokalipsi moderniteti.

Le të besojmë dhe të mësojmë nga ajo që thotë maja e mendimit filozofik, Platoni se “Muzika është një ligj moral. Ai i jep shpirt universit, krahëve u jep qiell për në mendje, fluturimit i mëkon yshtje drejt imagjinatës dhe hijeshisë ndaj jetës dhe gjithçkaje.” edhe asaj që dje ishte një brengë, sot është një plagë, nesër do të jetë një apokalips, emigrimi, ikja pa lamtumirë, braktisja e gjithçkaje për një ëndërr!  

Dhe starton kjo zëshmëri e një shpirti që ka ndjekur ëndrrën duke braktisur dhe lënë në mungim dhe dhimbje; pragun, shtëpinë, kujtimet, prindërit.

Gjykator është ndaj vetes kumbimi i thellë i zëshmërisë dhe shpirtjes së Mateus Frrokut që kumton se:

“Vetes nuk ja fal

Kam jetu si era

Koha thonë, koha thonë- gjithçka shëron

Preva një bilet vetëm dhe s’u ktheva

Me t’harru por dhimbja vetëm shton”

Vibron ky zë i thellë, prej atje ku veç shpirti dëgjohet, ku fshikullojnë këto fjalë të shpirtjes së poetit në zërin kushtrues të Mateus Frrokut dhe një ëndje dhe prani rreket të zgjojë, një gjëmim kraharori kërkon të dëgjojë, se si gjëmon me qiellin që i ndan, me kohën që i largon dhe ëndrrën që ngrys në dhimbje dhe mall.

“Syt m’jan tha

Për me t’pa

Sa pak t’kam jetu

Sa shumë kam gabu”

Britshëm thërret ai shpirt me zërin e Bujar Qamilit. Është një zë babai që mëton tragjizmin e botës që po i shëmbet duke zënë nën vete, i atij shpirti që vuan dhe dhemb, i atij pendimi që kërkon falje, i atij realiteti që është tragjik dhe shpresë njëherash.

“Ku me t’kërku

Në shpirt e kam një mal të madh

U plaka kur ika e t’lash gjall”

Është ky refreni që mbruhet i trishtë e përlot dhimbje në zërin e Mateus Frrokut, zë i cili e përshkon fuqishëm përjetimin tonë dhe na përfund nën një mal pendimi, për të ëndrrën që ndoqëm, të ardhmen që zgjodhëm të ishte e tillë e gatuar me djersë e me lot.

“Ku me t’kërku

Me vete erën ta kam marrë

U plaka kur ika pa t’thënë m’fal”

Kulmon poetika e kësaj këngë elegji për vajin që nuk ju ngjiz dhimbjes, kujën që po ndan prindin me fëmijën, po braktis shtëpinë e kujtimeve dhe ëndrrave, për ta shkëmbyar atë me një shpres që ofron toka te marrë hua, atdheu i dhënë borxh, trualli i huaj që kurrë nuk do të jetë dheu yt.

Magjia e fjalës në një harmonizim perfek të muzikës dhe një klipi të arrirë, bashkërëndojnë shkëndijat e ndijimit për të mbrujtur një emocion të fortë që godet pothuajse çdo zemër të çarë nga malli i mungimit dhe trishtimi i ndarjes.

Kjo këngë është një apel zëlartë që u drejtohet të rinjve më së shumti atyre që janë dhe frekuentuesit kryesor të muzikës dhe përqafojnë fuqishëm risinë e artit magjik.

Vjen kjo baladë në një kohje kur emigrimi është shndërruar në të vetmen shpresë që josh ëndrrat tona, në të vetmen zgjidhje që zgjedhim si e ardhme nën zgjedhë. Po ikin të gjithë pa thënë më fal, po ikin pa e kthyer kokën pas, po ikin duke lënë braktisje, pikëllim, mall dhe një pritje që nuk ka fund, një tragjizëm modern që gllabëron çdo ditë, vret jetë për të lindur shpresa.

“M’fal” nuk është vetëm ardhja më e re në magjinë e këngës të bashkëpunimit të Mateus Frrokut dhe Bujar Qamilit, me tekst të Rozana Radit dhe muzikë të Kledi Bahitit, është kurajoja artistike e atyre që besojnë ende te vlerat, me të cilat meritojmë të përfaqësohemi, atyre cilësive krijuese, që i kundërvihen shijes bajate dhe kumtimeve bastarde, si në një ndeshje gladiatorësh.

Nëse sot guxon artisti të reagojë, qoftë edhe duke rrezikuar klikime dhe promocion, është një arsye për të besuar se ka ende shpresë, se arti duhet të paraprijë që plaga e braktisjes të marrë fund, që zemrat e krisura të prindërve të shumëvuajtur të mos çahet. Ndoshta “M’fal” nuk do të mund të ndalojë këtë emoragji që dobëson çdo ditë shtatin e drobitur të atdheut, por ama do të vërë dorën në plagë që lëngon dhe shërim do të jetë për shpirtrat që vuajnë.

Sot një këngë, nesër një zë kryengritës, pasnesër një thirrje e shpirtshme e amanetit të parëve, do të bëjnë që zemrat që vuajnë të mund të paqtohen, ëndrrat që na thërrasin të jenë realitete që mëkohen në tokën amë, aty ku ka kaq shumë dashuri dhe mall, ka zë e zemër që guxon të thotë “M’fal”.

Tags: “M’fal”Albert VatajArtiBujar QamiliKledi BahitiMateus FrrokuMuzikaPoeziRozana Radi
Previous Post

Nata e t’lidhunave tek shqiptarët, nga tradita që vjen nga paganizmi deri te kanonet e katolicizmit

Next Post

Albert Vataj: Parashqevi Simaku, këngëtarja që u shfaq si një shkëndi që na ndezi në ëndje

Next Post
Albert Vataj: Parashqevi Simaku, këngëtarja që u shfaq si një shkëndi që na ndezi në ëndje

Albert Vataj: Parashqevi Simaku, këngëtarja që u shfaq si një shkëndi që na ndezi në ëndje

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

May 11, 2026
Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

May 11, 2026
Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

May 7, 2026
“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

May 7, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj