Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Slider

Faik Konica, ai që e promovoi flamurin tonë kombëtar me zjarrin e një atdhetari idealesh të larta

September 15, 2023
in Slider, Të përzgjedhurat, Traditë
Faik Konica, ai që e promovoi flamurin tonë kombëtar me zjarrin e një atdhetari idealesh të larta
336
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Ideali i lartë i Faik Konicës për ta mbrojtur dhe për ta bërë sa më të njohur flamurin tonë kombëtar bie në sy që në shkrimet e tij të hershme në revistën “Albania”, të cilën ai e themeloi dhe e drejtoi.

Në shënimin “Flamuri kombëtar i Shqipëtarëvet” (“Albania”, 15 shtator 1901) në pyetjen e një parapaguesi të revistës “Albania”: “A ka Shqipëria një flamur kombëtar?”, Faik Konica i përgjigjet duke u bazuar në veprën e Lavardinit: “Historia e Gjergj Kastriotit i mbiemëruar Skanderbeg, mbret i Shqipërisë”, botuar frëngjisht në Paris më 1621. Në faqen 44 të këtij libri lexojmë: “Flamurët e Skenderbeut, që ishin të gjithë të kuq, kishin një shqiponjë dykrerëshe të zezë. Ngjyra kombëtare jona është e kuqia edhe e zeza; këto ngjyra të vëna bashkë janë shënji kombëtar i Shqipëtarëvet”.“Shqipëria a ka një flamur authéntik?”, punimi i dytë i këtij atdhetari për flamurin është përgjigje xhonturqve, të cilët, siç thotë Faik Konica, “përhapnë dhe po përhapin fjalën që Shqipëria nuk ka flamur authéntik”.

Përgjigjja fillon me një ton të ashpër polemik, por e argumentuar në bazë të burimeve shkencore të pakontestueshme. Xhonturqve dhe atyre që nuk dinë dhe atyre që nuk duan të dinë për historinë e flamurit tonë kombëtar, i cili është në të vërtetë, histori dramatike e kombit shqiptar, – ai në mënyrë sarkastike ua kujton të kaluarën historike të shqiptarëve, kur ndër të tjera, thotë: “Në keni dyshim, pyetni kockat e stërgjyshërve tuaj dhe do t’mësoni laftin dhe madhërin’ e atij flamuri. Jo kockat e krahërorit, po kockat e kurrizit, – se Turqët, stërgjyshërit t’uaj, të mundur prej atij flamuri në jo më pak se njëzet e dy lufta, i kthyen më shpesh kurrizin se sa qëndruan t’i bëjnë ballë”.

Shqipëria e ka një flamur autentik? – Përgjigje për një të sharë xhonturqve

Nga Faik Konica

Xhonturqit, për të shuar idealizmin në zemrat e shqiptarëve, përhapën dhe po përhapin fjalën që Shqipëria nuk ka flamur autentik, që flamuri i kuq me të zezën shqiponjë dykrerëshe, është i përbërë rrenësisht tani shpejt, dhe që kjo “lëvere” s’ka ndonjë rëndësi fare. Oh jo, o xhonturq, nuk është ashtu! Lajthiteni shumë. Në kini dyshim, pyesni kockat e stërgjyshërve tuaj, dhe do të mësoni lartin dhe madhërinë e atij flamuri.

Dhe jo kockat e kraharorit, po kockat e kurrizit – se turqit, stërgjyshërit tuaj, të mundur prej atij Flamuri në jo më pak se njëzet e dy luftëra, i kthyen më shpesh kurrizin se sa qëndruan t’i bëjnë ballë. Por, që t’u presim guximin xhonturqve, dhe t’u provojmë shqiptarëve padrejtësinë e armiqve të kombit tonë, do të shtrojmë përpara secilitdo tekste autentike që dëftojnë, pa lënë fare vend për dyshim, vjetërsinë dhe vërtetësinë e flamurit që përdorim.

Kur bisedohet një pikë historie, duhet më parë të marrim librat më të vjetra  dhe më të shëndosha që e ngasin atë pikë. U botuan latinisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, anglisht, hispanisht, portugisht, suedisht, greqisht, më tepër se njëqind vepra përmbi jetë të Skënderbeut. Por, lënda e të gjitha këtyre veprave është e marrë, rrjedh nga një burim. Thashë “burim”, dhe këtë fjalë mbajeni mend, se nuk është një metaforë e ardhur pa kërkuar nën pendën time, por është pikërisht fjala teknike e përdorur nga historianë; Thonë frëngjisht “les sources” , “burimet” e një çështjeje historiake.

Kënduat ngandonjëherë fjalën “bibliografi” të përdorur këtu [te “Albania”]. I ndjeri Emile Legrand gatonte një bibliografi shqiptare. Puna e bibliografëve është të ngrehin lista metodike librash përmbi aksh e aksh subjekt, që jo vetëm studentët e një çështjeje të shohin se ç’u botua përmbi atë, po të dinë edhe burimet nga u hoqnë [nxorën] ato botime.

Mjerisht, “burimet” e Skënderbeut tonë janë aq të pakta, sa s’kemi nevojë për kërkime të veçanta, dhe i dimë që janë dy.

I pari burim është një libër i shtypur më 1480 (vetëm 13 vjet pas vdekjes së Mbretit!), në Venedik, latinisht, nën këtë titull: “Historia Scanderbegi edita per quendam Albanensum. Venetiis impressa industria, atque impensa Erhadi Radolt de Augusta  anno Domini 1480. Die 2 mensis Aprilis ducante Joanne Mocenyco  inclyto Duce”.

Do me thënë: “Historia e Skënderbeut e botuar prej një shqiptari. U shtyp në Venedik me mundim dhe me të holla t’Erhard Radolt-it në vit të përlartë të Zotit 1480, ditën e 2-të të muajit të Prillit, kur ish në fron (të Venedikut) Joanni Mocenigo, duka i shkëlqyer”. Për autorin, i cili me modesti të tepërt, nuk e shfaqi emrin e tij, dimë këto: Ish nga Tivari, dhe një vëlla i tij qe zyrtar ndër truprojësit e Skënderbeut. Nga ky vëlla, autori shqiptar i mësonte të gjitha punët e Mbretit pothuaj ditë pas dite: zakonet e veçanta të Skënderbeut, marrëveshjet diplomatike, fushat e luftës, të tëra janë shkoqitur me shumë kujdes.

Një tregim [episod] do t’u tregoj vërtetësinë e autorit tonë: kur arrin në histori të luftës së Skënderbeut në Itali, ku Mbreti ynë kishte vajtur t’i ndihte mbretit Ferdinando të Napolit kundër frënqve, shkronjësi kërkon ndjesë nëse bën lajthime, sepse, thotë, këto të ngjara i mësoj nga dorë e dytë, duke qenë që i vëllai i tij, i sëmurë në atë kohë, qe i shtrënguar të mbetet në Shqipëri: “Frater meus, qui in ipsis Domini stationariis ordines ducebat, cujus traditiones ego potissimum sequebar, eo tempore morbo implicitus domi manere coactus fuerit”. Si e shihni, libri i shkronjësit të Tivarit është një burim shumë i vlershëm për jetën e Skënderbeut. Për fat të keq, s’ka mbetur më sheshit asnjë ekzemplar; po me gjithë këtë, e njohim me anë të priftit Biemmi, i cili e përdori, pothuaj e përktheu, në jetë të Kastriotit që botoi italisht më 1742 në Brescia.(28)

 I dyti burim i jetës së Skënderbeut është vepra e Barletit: “Historia de vita et gestis Scanderbegi, etc”. (“Histori e jetës dhe e të bërave të Skënderbeut, etj). Barleti qe shkodran dhe e kish parë me sy Skënderbenë. Kur ra Shkodra në duar të barbarëve, Barleti u ngrit e shkoi në Venedik, dhe atje botoi më parë historinë e luftës së Shkodrës. Më 1508, botoi latinisht jetën e Skënderbeut, e cila pati shumë edicione dhe shpejt u përkthye në të gjitha gjuhët e Evropës. Edicion i parë, 1508, është shumë i rrallë; po British Museum-i, i cili është fort i pasur në libra për Skënderbenë, ka jo një, po dy ekzemplarë nga ky edicion!

Pas këtyre burimeve, mund të shtojmë një vepër shumë edicionesh (i pari të cilin e kujtoj këtu, doli në Paris më 1576) të Lavardinit: “Histoire de George Castriot, surnommé Scanderbeg, roy d’Albanie. Par Jacques de Lavardin, etc., Paris, 1576”. Libri i Lavardinit, i hequr nga i Barletit, nuk mund të quhet një burim, po ka një vlerë: si e dëftova aq herë te pjesa frëngjisht e “Albania-s”, në atë kohë mbretërit e Francës kishin një trupë shqiptarësh në ushtri të tyre. Lavardini, si burrë i luftës, kish raste mjaft që të piqej me këta ushtarë, të cilët do kishin dëgjuar qindra herë  nga pleq të vendit të tyre të ngjarat dhe punët e Skënderbeut.

Lavardini pra qe i zoti të kontrollonte të thënat e Barletit; dhe në mos e akseptofshim si burim, se burim nuk është, kemi të drejtë ta pëlqejmë si një shtim të dobishëm të burimeve.

Previous Post

Faik Konica u tregon shqiptarëve se “Ç’është liria?”

Next Post

Pse imitonte Van Gogh pikturat e Jean-François Millet?! A ishin ato vërtetë “përkthime” në një gjuhë tjetër ngjyrash

Next Post
Pse imitonte Van Gogh pikturat e Jean-François Millet?! A ishin ato vërtetë “përkthime” në një gjuhë tjetër ngjyrash

Pse imitonte Van Gogh pikturat e Jean-François Millet?! A ishin ato vërtetë "përkthime" në një gjuhë tjetër ngjyrash

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj