Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Albert Vataj: Elona Caslli, luftëtarja që na bën të ndihemi në faj, qëndrestarja e paepur e betejave të dinjitetshme

January 28, 2021
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: Elona Caslli, luftëtarja që na bën të ndihemi në faj, qëndrestarja e paepur e betejave të dinjitetshme
136
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Elona Caslli është një nga ne të gjithë, por ajo që e dallon është shpirti, i kësaj vajzë prej zjarri. Kam marrë pjesë në shumë beteja dinjiteti, por nuk kam parë një luftëtare si atë. E paepur dhe e vendosur deri në caqet e të pamundurës. Nuk e kam parë asnjëherë të ndalojë, të sprapset, përkundër çdo çmimi dhe pengese. Ajo gjithnjë është në zjarrin e betejës së një idealisteje, roli i së cilës është i pamundur të gjendet në përngjasim. Në zërin e saj dëgjohet vullneti i dhjetëra e qindra njerëzve, që ndihen të shpërdoruar, të denigruar, të lënë pas dore, të dhunuar, të fyer, të vrarë shprese, të flakur tej.
Çdo ditë ajo është aty, aty ku jemi ne të gjithë, në Facebook. Pena e saj është majëpmprehtë si dhe mendja. Ka qenë kjo vajzë në krye të luftës për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, çdo orë, çdo ditë, çdo natë, aty. Edhe pse kjo ngrehinë e qëndresës u shemb, ajo qëndroi në këmbë, duke mos u sprapsur prej të drejtës së saj, pa kërkuar asgjë në këmbim, duke shpërfillur çdo joshje dhe kërcënim.
Ajo nuk ka asnjë përkatësi politike, edhe pse ajo shpesh është gjendur në anën e opozitës. Është pro politikës së djathtë, aq sa është edhe kundër çdo pakti komprometues.
Kjo vajzë thjeshtë na bën fajtor, na tregon me gisht, sepse arsyeja se gjithçka që shkon përdreq në këtë vend, është për shkakun e secilit nga ne. Të gjithë jemi dorëzuar, kemi dezertuar, kemi dështuar. Vetëm ajo, vetëm ajo vazhdon të luftojë, e vetme dhe e vendosur. Edhe pse është po kaq e bindur se do të humbasë, sa edhe ne, ne që hoqëm dorë nga idealet dhe ëndrrat tona po kaq paturpësisht sa ç’kemi pranuar të bindemi këtij fati të keq. Ajo nuk iku, nuk ishte aq e përulur të pajtohej pandershmërisë që zgjodhëm shumë nga ne për të pranuar e pajtuar asgjënë asgjësuese të të dinjitetshmes, ajo zgjedhi të ndeshej.
Nuk mund të ketë një vendosmëri më e pathyeshme se e saja. Përpiqet çdo ditë, pa ndaluar përkundër asnjë pengimi. Nuk di të hesht edhe kur askush nuk flet për diçka që për të është kambanë alarmi. Nuk fshihet pas “ç’më duhet mua”, por hidhet në arenë dhe lufton me dinjitet. Me fjalë e mendime, me ide dhe vizion, kurajë dhe vendosmëri, ajo lufton.
Unë, sikurse edhe shumë nga ju mund të mos jemi gjithnjë dakord për çfarë ajo shkruan, për çfarë për të është yshtje në zjarr, dhe ky është faji im, faji juaj, faji i të gjithëve, krejtne që kemi preferuar të kundrojmë realitetin si spektatorë dhe të pajtohemi me atë që në ban të ndihemi në faj.
Kjo vajzë nuk po bën luftën e saj, edhe pse në çdo betejë ajo është në vijën e parë. Kjo është lufta e drejtë e atyre që besojnë ende tek vlerat, tek virtytet, tek aspiratat që e përfaqësojnë qytetarin e lirë në një shoqëri demokratike, atë identitet që kërkon të ngjiz të tashmen dhe të ardhmen në këtë vend, duke mos i’a lejuar vetes t’ia mbathë, për ta lënë këtë truall të begatuar nga natyra, në mëshurën e “tokës së djegur”.
Integriteti i saj intelektual është e një kualiteti të admirueshëm. Stili dhe zhdërvjelltësia e tekstshkrimit, thellësia e lërimit të idesë, përshkueshmëria e një pamshmërie të kthjellët të shkasit, piruetat e ironisë dhe pamëshirshmëria korrekte e sarkazmës, bëjnë që kjo penë-parmendë të dallojë prej çdo zejtari tjetër të lëvrimit të shkrimit shqip.
Shpesh materialet e saja që trajtojnë problematikën dhe shqetësimin aktual, përshkohen nga një paanshmëri trajtimi dhe përgjegjësi konsiderimi të çdo shtjellimi. Ajo është syçelë dhe vëzhguese, vigjilente e çdo dallgëzimi që godet anijen e drobitur të kësaj Shqipërie që rend hekakeqe në kërkim të brigjeve.
Gjithnjë është e gatshme dhe e përgatitur për t’u hedhur në veprim, pa marrë para sysh pasojat dhe pa e vrarë mendjen nëse do të ketë prej atyre që e vlerësojnë dhe janë një njëmendje me të. Ajo thjeshtë është e lindur për të luftuar dhe për t’u sakrifikuar për idealet që beson.
Nga Albert Vataj
Tags: Albert VatajElona CaslliEmancipimFacebookKomentiKurajeMendimProfilPushtetiRevolucionShoqeriTeatriVajza
Previous Post

Piktori Jan Brueghel – Plaku, djali i alegorikut të madh flamant dhe bashkëpunëtor i Peter Paul Rubens

Next Post

Moikom Zeqo, akademiku që u thinj nën peshën e brengave

Next Post
Moikom Zeqo, akademiku që u thinj nën peshën e brengave

Moikom Zeqo, akademiku që u thinj nën peshën e brengave

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj