Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kuriozitete

E vërteta e hapjes së “Kutisë së Pandorës”. Çfarë kemi mësuar gabim dhe cila është e vërteta?!

March 14, 2024
in Kuriozitete, Slider, Të përzgjedhurat
E vërteta e hapjes së “Kutisë së Pandorës”. Çfarë kemi mësuar gabim dhe cila është e vërteta?!
610
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Hapja e Kutisë së Pandorës, është një metaforë shumë e përdorur, që do të thotë të bësh diçka në dukje e pafajshme, por që mund të ketë pasoja të rënda, deri edhe katastrofike. Ndërsa vetë fraza është shumë e njohur, ka një problem:vetë “kutia” që hap Pandora.

Kutia, që përmbante të gjitha të këqijat e botës, të gjithë hidhërimin, zemërimin ose përbuzjen, deri në shekullin XVI-të, nuk ishte një kuti prej druri, por një kavanoz. Për ta shpjeguar këtë, duhet të shkojmë në origjinën e rrëfimit, e cila na çon tek grekët e lashtë dhe bota e tyre të pashtershme mitologjike, në të cilën Pandora ishte gruaja e parë e vdekshme në Tokë.

Një figurë tepër domethënëse, ajo është gjithashtu nëna e fëmijës së parë të vdekshëm. Vajza e Pandorës, Pyrrha (Zjarri), së bashku me burrin e saj, Deukalion, ishin të mbijetuarit e vetëm në mitin e Përmbytjes së Madhe. Kjo përmbytje u dërgua nga Zeusi, për të ndëshkuar njerëzimin për sjelljen e tij të tmerrshme, që çuditërisht ishte shkaktuar nga të këqijat që gjendeshin në ”Kutinë” e Pandorës.

Ne e dimë historinë e Pandorës falë Hesiodit dhe poezive epike, që ai shkroi rreth shekullit VII-të Para Krishtit. Ato zbulojnë se si dhe pse u krijua Pandora, dhe si “një dhuratë” që i dha asaj Zeusi, i dha fund një epoke të njerëzimit, kur njerëzit nuk kishin asnjë problem, kur nuk kishin sëmundje, dhe kur jetonin përjetësisht.

Sipas legjendës, Pandora vjen pra si një lloj ndëshkimi ndaj njerëzimit, pas një episodi tjetër mitologjik në të cilin Prometeu u vjedh Zotave zjarrin, dhe ia dhuron atë njerëzimit. Pas një veprimi kaq të pabesë të Prometeut, Zeusi i udhëzon Perënditë e tjera të formojnë një grua nga toka, dhe kjo është mënyra sesi mbërrin në këtë botë Pandora.

Një figurë mitologjike mjaft tërheqëse, Athina bëri një fustan të shndritshëm për të mbuluar trupin e saj, ndërsa Hefesti ia zbukuroi kokën me një diademë. Pandora mori cilësi karakteriale unikale. Nusja e parë e botës, emri i saj do të thoshte “Të gjitha dhuratat”, dhe kur përfundoi krijimi i saj, Zeusin e dërgoi tek Epimeteu, vëllai i Prometeut.

Edhe pse ishte paralajmëruar nga vëllai i tij, që të mos pranonte kurrë asgjë nga Zeusi, Epimeteusi e lejoi Pandorën të hynte në shtëpinë e tij. Ajo mbërriti në shtëpinë e tij, duke sjellë me vete një kavanoz, një dhuratë martese nga Zeusi, të cilën ai e kishte porositur të mos e hapte kurrë.

Por, kurioziteti për të zbuluar se çfarë ndodhej brenda kavanozit ishte tepër i fortë, ndaj Pandora e hapi atë, dhe pa dashje lëshoi ​​në botë të gjitha telashet e panjohura ndonjëherë nga njeriu si sëmundjet, grindjet dhe dëshpërimi, dhe kështu mori fund Epoka e Artë e Njeriut. Legjenda thotë se në kavanoz vetëm një gjë mbeti:Elpis, fryma e shpresës.

Pandora (Nicolo dell Abate, 1555)

Në kujtimin e mitit të Hesiodit, fjala e saktë që u përdor për kavanozin e fatit është “pitos”, që ishin kavanoza të mëdhenj që përdoreshin rëndom nga grekët e vjetër për të ruajtur gjëra të ndryshme, dhe që zakonisht groposeshin më pas nën tokë.

Rrëfimtarët e mitit të Pandorës, i mbetën besnikë këtij versioni për të paktën 2 mijëvjeçarë. Por në shekullin XVI Pas Krishtit, përkthyesit e historisë bënë një gabim gjatë përkthimit të fjalës “pitos”. Siç thonë burimet, ai që gaboi në përkthim ishte pikërisht humanisti i madh i shekullit XVI-të, Erazmi i Roterdamit.

Kur po përkthente historinë e Hesiodit mbi Pandorën në gjuhën latine, ai thuhet se përktheu e fjalën “pitos”, që do të thotë kavanoz, në “piksis”, një fjalë latine që do të thotë kuti ose arkivol. Një tjetër person, që bëri një gabim të ngjashëm në përkthim, ishte studiuesi italian Lilius Giraldus nga Ferrara në vitin 1580.

Interpretimi i elementit kryesor të tregimit, u fiksua më tej nga piktura e Pandorës e shekullit XIX e Dante Rosetit, që e paraqet vajzën në mënyrë dramatike duke mbajtur një kuti, e cila do të lëshonte të gjitha ligësitë e botës. Për fat të mirë, historia mbaron me Elpisin, që mbeti në fund të kavanozit.

Gabimi u kap më në fund nga studiuesit. Në fillimin e shekullit XX-të, gjuhëtarja dhe studiuesja britanike Xhejms Herrison, e vlerësoi si duhet peshën e këtij gabimit. Ajo madje do ta quante “plotësisht të keqkuptuar” mitin e Pandorës.

Sipas Herrison, një keqkuptim i tillë e nxori mitin nga konteksti i tij origjinal mbi zakonet e grekëve të lashtë, apo lidhjen e tij me festivalin e Antesterias, që mbahej çdo pranverë dhe që zgjaste deri në 3 ditë.

Dita e parë e këtij festivali, ishte i njohur si Pitogia, dhe atë ditë hapeshin arkat e verës të vulosura një vit më parë, me shpresën se vera do të ishte stazhonuar si duhet. Por, njerëzit besonin se me hapjen e kavanozave të verës, liroheshin edhe shpirtrat e nëntokës.

Të nesërmen, burrat kryenin një numër ritesh sic ishte përtypja e kullumbrive, për të mbrojtur veten nga shpirtrat e çliruar. Argumentet e Herrison, mbështeteshin nga pretendimet se Pandora ishte një përfaqësim i hershëm njerëzor i Gaias, ose vetë Tokës.

Në këtë kontekst, “pitos” e lidh figurën e saj me Tokën, dhe përdorimi i fjalëve si kuti dhe shportë, janë vendosur vetëm sipas rëndësinë kulturore të Pandorës si figurë. Një përfaqësim i tillë i Pandorës, mund të vërehet në pikturat me vazo të lashta greke, në të cilat ajo prezantohet si një statujë, e rrethuar nga hyjnitë e tjera, ose si një grua që del nga toka.

BOTA.al

Tags: E keqjaKutiaMallkimiMisterMitologjiPandora
Previous Post

Giuseppe Muscio, piktori hiper realist që ribën botën me të njëjtin pasion që krijuesi na e dhuroi atë

Next Post

“Dasma shkodrane” e shkëlqimta gjurmë qytetarie dhe solemniteti e Kolë Idromenos për Shkodrën e sharmit dhe klasit

Next Post
“Dasma shkodrane” e shkëlqimta gjurmë qytetarie dhe solemniteti e Kolë Idromenos për Shkodrën e sharmit dhe klasit

"Dasma shkodrane" e shkëlqimta gjurmë qytetarie dhe solemniteti e Kolë Idromenos për Shkodrën e sharmit dhe klasit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj