Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Filozofi

“Njeriu i çmendur” i Fridrih Niçe dhe shpallja e lajmit se “Zoti ka vdekur”

May 1, 2020
in Filozofi, Slider, Të përzgjedhurat
“Njeriu i çmendur” i Fridrih Niçe dhe shpallja e lajmit se “Zoti ka vdekur”
382
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

(LEXIM PER ENDJE TE KULLUARA)

Thellësia e gjendjes së vështirë të njeriut të paskrishterë është tipari më i spikatur i Librit “Shkënca gazmore “, e cila në paragrafin 125, shpall lajmin e tij më të famshëm, se Zoti ka vdekur.

Paragrafi është titulluar “Njeriu i çmendur” (1883)

“A keni dëgjuar për atë njeri të çmendur që ndez një fener në dritën e qartë të mëngjesit pastaj vrapon në treg dhe fillon të thërrasë pa pushim: “Po kërkoj Zotin! Po kërkoj Zotin” Dhe me qenë se pikërisht atje po rrinin bashkë shumë nga ata që nuk besonin tek Zoti, njeriu i çmendur i bëri ata të shkrihen së qeshuri.

“Mos ndoshta ka humbur rrugën?”, tha njëri. “Mos vallë ka humbur si fëmijët?” ia bëri një tjetër. “Ose mos do të fshihet? A ka frikë nga ne? A ka hipur në varkë? Mos është mërgimtar?” Njerëzit i jepeshin me histeri asaj piskame dhe asaj gajasje në atë rrëmujë të madhe. Njeriu i çmendur, me një kërcim, u hodh në mes të tyre dhe i përshkoj tej e tej ata me vështrimin e tij të hutuar: “Ku ka ikur Zoti?” Bërtiti, “këtë dua t’ju them! E kemi vrarë ju dhe unë! Të gjithë ne jemi vrasës të tij! Po si e bëmë këtë gjë? Si mundëm ta zbrazim detin duke i’a pirë edhe pikën e fundit? Kush na e dha sfungjerin për të fërkuar me shpejtësi gjithë horizontin? Çfarë bëmë vallë për ta larguar këtë tokë nga mbërthimi i diellit të saj? Ku ndodhet që lëviz tani? Ku është që lëvizim ne? Larg nga gjithë diejt? A nuk është e jona pjesëmarrja e përjetshme? Po edhe nga prapa, anash, përpara, nga të gjithë anët? A ka ende një lart dhe një poshtë? Mos ndoshta po endemi si përmes një hiçi të pafund? Mos po fërfëllin mbi ne hapsira e zbrazët? A nuk është bërë më ftohtë? Mos vazhdon të vijë nata, gjithmonë e më natë? Mos duhet të ndezim fenerët në mëngjes? Nga zhurma e madhe që bëjnë varrmihësit ndërkohë që varrosin Zotin, mos po ndodh vall që nuk po dëgjojmë ende asgjë? Nuk e nuhasim ende erën e qelbur të kalbëzimit hyjnor? Edhe perënditë kalben! Zoti ka vdekur! Zoti qëndron i vdekur! Dhe e kemi vrarë ne! Si do të ngushllohemi ne, vrasësit e të gjithë vrasësve? Se prej më të shenjtëve dhe më të fuqishmëve që zotëronte bota deri sot i është hequr gjaku nën thikat tona- kush nga ne do ta shpërlajë këtë gjak? Me çfarë uji do të mund të lahemi? Çfarë ritesh shpaguese, çfarë shfaqjesh të shenjta do të duhet të shpikim? A nuk është tepër e madhe madhësia e këtij veprimi për ne? A mos duhet edhe ne të bëhemi perëndi për t’u dukur të paktën të denjë për të? Nuk pati kurrë një veprim më të madh- dhe të gjithë ata që do të vinë pas nesh do t’i përkasin, lidhur me këtë veprim, një historie më të lartë se sa kanë qenë më parë historitë deri më sot!”

-Në këtë pikë njeriu i çmendur heshti dhe e ktheu përsëri vështrimin mbi dëgjuesit e tij: edhe ata nuk hapnin gojën dhe vështronin të habitur.

Më në fund hodhi përtokë fenerin e tij që u bë copë-copë dhe u fik. “Erdha tepër shpejt”, vazhdoi ai “koha ime nuk ka ardhur ende. Kjo ngjarje shumë e madhe është ende në rrugë dhe po bën udhëtimin e saj- nuk ka arritur ende deri te veshët e njerëzve. Rrufeja dhe bubullima, edhe pasi të kenë ndodhur, duan kohë, drita e yjeve do kohë, veprimet duhen kohë që të shihen dhe të dëgjohen. Ky veprim është ende gjithmonë e më larg, nga njerëzit e yjeve më të largët – megjithëse janë po ata që e kanë kryer veprimin!” – Ende vazhdojnë të tregojnë se njeriu i çmendur, po atë ditë, hyri me dhunë në disa kisha të ndryshme dhe i këndoi Requiem aeternam Deo-n (perëndisë së përjetshme). Kur u nxor jashtë dhe u pyet, tha se ishte mjaftueshëm të përgjigjej në këtë mënyrë duke mos ndryshuar fare qëndrimin e tij: “Çfarë tjetër janë ende këto kisha, në mos gropat dhe varret e Zotit?”, përfundon Niçe.

(ARSYETIM)

“Njeriu i çmendur”… konsiderohet si i marrë nga të gjithë njerëzit që e dëgjojnë në sheshin e pazarit, sepse ai nuk e ka idenë më të vogël se për çfarë po flet. Si mund të vritet Zoti?

Ajo është shprehje e ankthit më të madh që kalon Niçe, meqë e sheh se askush tjetër nuk i vuan pasojat e vdekjes së Zotit; e kupton se ç’efekt afatgjatë do të ketë dhe tmerrohet nga mendimi se si do të sillen njerëzit kur ta kenë kuptuar se Zoti nuk është më figura qëndrore e botës së tyre. Nuk ka rëndësi, nëse Zoti ekziston apo jo. Ndryshimi qëndron nëse, a e besojmë se Ai ekziston. Dhe gjatë shekujve, besimi te Zoti është shkatërruar, ndërsa njerëzit nuk e vunë re se ç’po ndodhte. Pasojën e tij më të thellë do ta kenë vlerat, sepse, siç e ka shprehur niçe në një botim të pabotuar, kumton Michael Tanner: “Ai që nuk e gjen madhështinë në Zot nuk e gjen asgjëkundi tjetër. Atij i duhet ose ta mohojë, ose ta krijojë atë”. Dhe nëse na është ngarkuar barra e krijimit të madhështisë, atëherë shumica jonë, mbase të gjithë do të thyhemi në dysh nga pesha e saj. Dhe jeta nuk ka kuptim pa madhështinë, madje edhe atëherë kur ajo është larg mundësive tona.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajdisaFilozofiFriedrich NietzscheGod is deadIluminimiKrijuesiMendimNjeriuNjeriu i çmendurShkënca gazmoreZotiZoti ka vdekur
Previous Post

Si i përgjigjet Zhan Zhak Ruso pyetjes: Si mund ta bëj një grua të lumtur një burrë?

Next Post

Zoti, e vërteta përballë pafundësisë dhe përditshmëria e besimit të njeriut, sipas Raymond Lully

Next Post
Zoti, e vërteta përballë pafundësisë dhe përditshmëria e besimit të njeriut, sipas Raymond Lully

Zoti, e vërteta përballë pafundësisë dhe përditshmëria e besimit të njeriut, sipas Raymond Lully

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj