Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

NJEREZORJA E NJE SHENJTOREJE – Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit

April 20, 2020
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
NJEREZORJA E NJE SHENJTOREJE – Letrat sekrete të Nënë Terezës dhe krizat e saj të besimit
152
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Më 11 dhjetor 1979, Nënë Tereza, “Shenjtorja e të varfërve”, shkoi në Oslo. Si gjithmonë me veshjen e saj tipike të bardhë me bordurë blu dhe me sandale, pavarësisht temperaturave nën zero, Anjeza Bojaxhiu u nderua me Çmimin Nobel. Në ligjërimin e saj të pranimit, Tereza, dha fjalimin që bota priste prej saj. “Nuk është e mjaftueshme të thuash që unë e dua Zotin, por nuk e dua komshiun tim”, tha ajo, “pasi Jezusi kur vdiq në kryq e kishte sakrifikuar veten e tij, duke u bërë ai vetë i urituri, i zhveshuri dhe i pastrehu. Duhet të gjejmë frymën e Jezusit dhe ta kultivojmë atë”. Ajo mallkoi abortin dhe përhapjen e drogës mes të rinjve në perëndim. Në fund ajo sugjeroi që me rastin e Krishtlindjeve që po afronin, bota duhet të kujtohej që drita e gëzimit është e vërtetë pasi Jezusi është kudo. “Krishti është në zemrat tona, Krishti është afër të varfërve që takojmë, Krishtë gjendet në buzëqeshjen që japim dhe në buzëqeshjen që marrim”.
Më pak se tre muaj më parë, në një letër drejtuar një rrëfyesi shpirtëror, atë Michael van der Peet, që vetëm këto kohët e fundit është bërë publike, ajo shkuante me një mërzi të thellë rreth një Krishti “ndryshe”, një që mungonte. “Jezusi ka një dashuri të veçantë për ju”, i thoshte ajo Van der Peet-it. “Por, për mua, qetësia dhe boshllëku është aq i madh saqë e kërkoj dhe nuk e shikoj, vë veshin po nuk e dëgjoj, gjuha ime lëviz kur dua të lutem, por nuk arrin të flasë…dua që të luteni për mua. Dua që t’i luteni Atij që të bëjë çfarë të dojë me mua”.
Këto dy deklarata janë shkruajtur me një distancë kohore prej 11 javësh nga njëra-tjetra. E para është tipike e gruas që e gjithë bota mendonte se e njihte. E dyta tingëllon sikur të ketë dalë nga dramat e ekzistencialistëve të viteve 1950. Të dyja së bashku ato sugjerojnë një portret kontraditkor. Ikona njerëzore më e madhe e 100 viteve të fundit, veprat e mrekullueshme të së cilës dukeshin të lidhura shumë ngushtë me afërsinë që ajo kishte me Zotin dhe që është parë vetëm në momentet e saj të lutjeve të heshtura dhe në paqe, si nga përkrahësit e saj të devotshëm ashtu edhe nga telekamerat e shumta televizive, faktikisht ishte duke jetuar në një realitet tjetër shpirtëror, të cilin e ruante me fanatizëm nga bota e jashtme. Ajo tashmë jetonte në një botë ku perëndia duket se ishte zhdukur.
Faktikisht, këtu qëndronte i gjithë problemi. Një libër i ri joarmiqësor i titulliar “Mother Teresa: Come by my light” (Nënë Tereza: Eja drejt dritës time), i cili konsiston kryesisht në korrespondencën e Terezës me rrëfyesit e saj dhe eprorët gjatë një periudhe 66-vjeçare, shpalos një panoramë shpirtërore që bie në kontradiktë me një jetë të dedikuar punës. Letrat, shumica e të cilave janë ruajtur kundër vullnetit të saj (ajo kishte bërë kërkesë specifike që letrat të zhdukeshin, por kisha nuk e bërës këtë gjë), tregojnë se gati gjatë gjithë gjysmës së jetës së saj ajo nuk ndjeu asnjë prezencë të Zotit ose, siç shkruan edhe redaktori dhe përpiluesi i librit, Atë Brian Kolodiejchuk, “nuk e ndjente këtë prezencë as në zemër dhe as në veprat e saj”.
Mungesa duket se kishte filluar pikërisht në kohën kur ajo filloi t’i përkushtonte jetën të varfërve dhe të vdiste në Kalkuta dhe, përveç pesë javëve të pushimit në vitin 1959, nuk pushoi kurrë. Edhe pse shfaqej përherë e lumtur në publik, Tereza e letrave jetonte në një gjendje të thellë dhe konstante dhimbjeje shpirtërore. Në më shumë se 40 komunikime, shumë prej të cilave nuk janë publikuar kurrë më parë, ajo vajtonte “thatësirën”, “errësirën”, “vetminë” dhe “torturën” që po përjetonte. Ajo e krahasonte këtë eksperiencë me ferrin dhe në një moment ajo thoshte se kjo gjendje po e çonte drejt dyshimit të ekzistencës së parajsës, madje edhe vetë Zotit. Ajo ishte tërësisht e vetëdijshme për mospërputhjen e gjendjes së saj të brendshme me sjelljen e saj publike. “Buzëqeshja”, shkruan ajo, “është një maskë ose një perde që mbulon gjithçka”. Në të njëjtën mënyrë, ajo pyeste veten nëse ishte duke humbur në mashtrimet verbale. “Unë flas sikur të isha e dashuruar me Zotin, një dashuri e brishtë personale”, i cilëson ajo një këshilltari. “Sikur të ishit aty, do të thonit, ‘Çfarë hipokrizie'”. Atë James Martin, redaktor i revistës “Jesuite” të Amerikës dhe autori i “Jeta ime me Shenjtorët”, një libër që merrej shumë shkurtimisht me dyshimet e Terezës, thotë: “Nuk kam lexuar kurrë jetën e një shenjtori që të ketë një errësirë shpirtërore kaq intensive. Asnjeri nuk e dinte që ajo ishte kaq e shqetësuar”. Kolodiejchuk, redaktor i librit “Eja drejt dritës time” kujton: “Kam lexuar një letër që i drejtohej Motrave (misioneret e bamirësisë bashkë me Terezën) dhe të linte me gojë hapur ashtu siç la edhe ato. Kjo do t’i japë një dimension tërësisht të ri të perceptimit të njerëzve për të”.
Libri nuk është absolutisht vepër e ndonjë antikrishti apo të ndonjë spekulatori. Kolodiejchuk, një nga anëtarët më të vjetër të Misionerëve të Bamirësisë, ka qenë përgjegjës për kërkesën e shenjtërimit të saj dhe për mbledhjen e materialeve të nevojshme. Letrat që janë publikuar në libër kanë qenë gjithashtu pjesë e procesit të shenjtërimit të saj.
Edhe kisha e pranon që ekziston një periudhë pasive shpirtërore. Në të njëjtën mënyrë, mistiku spanjoll, Shën John of the Cross, shpiku në shekullin XVI “natën e errët” të shpirtit për të përshkruar një fazë karakteristike të lartësimit të disa mjeshtërve shpirtërorë. Nënë Tereza mund të ketë përjetuar periudhën më të gjatë të rasteve të tilla të evidentuara. (“Nata e errët” e Shën Paul of the Cross zgjati 45 vjet.) Megjithatë, Kolodiejchuk e shpjegon këtë fazë të jetës si errësira e fshehur e besimit. Tereza zbuloi një mënyrë, duke filluar gjatë viteve ’60, për të bashkëjetuar me këtë gjendje ankthi dhe nuk e braktisi as besimin dhe as punën e saj. Kolodiejchuk e shkroi këtë libër si një provë përkushtimi të mbushur me besim, të cilin e cilëson si aktin e saj shpirtëror më heroik.

Pjesë nga teksti i David Van Biema, TIME MAGAZIN

Tags: "Mëshira""Nënë Tereza"11 dhjetor 1979Anjeza BojaxhiuBamiresjaBesimiDavid Van BiemaJezusiMother TeresaSherbimiTIME MAGAZIN
Previous Post

A është “Qefini i Torinos” pëlhura me të cilën u varros Jezusi? Përplasen të vërtetat, ajo e shkencës, Biblës dhe fakteve

Next Post

Samuel Langhorne Clemens emri i madh i letërsisë amerikane që u njoh si Mark Twain

Next Post
Samuel Langhorne Clemens emri i madh i letërsisë amerikane që u njoh si Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens emri i madh i letërsisë amerikane që u njoh si Mark Twain

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj