Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Impresione

Filozofia e një nëne që sfidon vetminë në emër të sublimes që e shenjtëron nënën

September 13, 2024
in Impresione
70
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Në kontaktet selektuese me njerëz, kisha një përvojë vërtetë mbresëlënëse. Një e afërm e imja, më takoi në një nga këto ditë. Nga koha ime gjithnjë impenjative, mora pak momente për të. Nisëm të bisedonim për hallet e jetës dhe fjalët na çuan tek vetmia e saj, pleqëria, fëmijët.

– Pse nuk shkon te një nga fëmijët, (tre djem e një vajzë), i thash?

– Të gjithë më thonë hajde tek unë, por nuk dua, – shtoi ajo. Të shkosh tek njëri i mbetet hatri tjetrit. Kështu siç jam, unë jam me asnjërin dhe jam me të gjithë. Flas me ta, pyetemi, bisedojmë, qajmë halle. Ata në shtëpitë e tyre unë në timen.

Pa dashje kjo grua e shkuar në vite konsumoi një akt filozofik. Një zë nëne që flet me zemër dhe është gati deri në të fundmit frymëmarrje të vetëflijohet në emër të sulblimes që e udhëprinë, atë të nënës. Ajo vërtetë e vuan vetminë, por për të nuk flet asnjë herë. Jeton larg fëmijëve, larg nipërve dhe mbesave, por gjithnjë ajo ndjehet pranë tyre. Është ajo vetmi solemne që e shndërron atë në një heroike. Është ajo sakrificë që e mban fort në kultin e nënës, asaj nëne që nuk dëshiron të shndërrojë ç’kllavërimin nga vetmia në një zemërkrisje nga meraku.

Ata vërtetë mund të mos ushqejnë xhelozinë dhe të mbajnë kokën mënjanë, nëse nëna shkoi tek njëri djalë dhe nuk shkoi tek tjetri, shkoi tek vajza dhe u kthen shpinën djemve. Por vetëm një zemër nëne mund të shkojë aq larg, mund të penetrojë aq thellë në perceptimin e një mundësie që lind.

Kështu ajo vendos të përballët me vetminë deri atë ditë sa të jetë e zonja e vetes, deri atë ditë sa vërtetë të ketë nevojë të pranojë të shkelë mbi “përbetimin” e nënës që e shenjtëron dhe të prehet në nevojën e njërit prej fëmijëve të saj.

Edhe atëherë ajo shkon si një nënë, si një amanet i hyjshëm që ka çdo fëmijë që t’i gjendet prindit afër, atëherë kur ajo ka nevojë.

Ditë të vështira shtyn ajo në shoqëri me vetminë që e gërryen, por ajo nuk jepet. Ngulet me minuta të tëra pas xhamit të dritares dhe pret. Përgjon zilen e telefonit, trokitjen e derës. Shëtit nëpër kujtime, fotografi dhe sende që e lidhin me fëmijët. Dhe ashtu shfleton ditët njërën pas tjetrës, duke u ndeshur me mallin që e gërryen, me tekat e shëndetin që e lënë pa gjumë, me merakun që i drithëron zemrën. Jeton me amanetin e nënës për të mbetur deri në fund e shpërblyer në shpirt e përkorë në gjithçka që peshon poshtë thinjave dhe rrudhave që i’a shkruajnë hekat, mundin dhe dhimbjet.

Dhe do të vijë një ditë që ajo nuk do të jetë më, por pas do ketë lënë zemrën e një nëne, duart, prehrin dhe kraharorin e saj që nuk i ka shpërdoruar, duke kërkuar shpërblesë dhe detyrim për mundin dhe sakrificat. Ka qëndruar deri në fund një shenjtore, si çdo nënë.

Tags: Aktiviteti fizikAmerikaArtBarbarBesimtarBijatBijtBizantBrezaDiagnozDijeDurresEstetikeFemijeGaratGnjenHistoriHoroskopiIlaceJoan KukuzeliKishtareKristofor KolombiKujdesi per pleqtKujdesi per prinderitLuftaMiqMirenjohjeMiresiMizorMosha e treteMuzikeNdertimNumerologjiNxenesPasionetPerendimiPleqPleqeriPrinderProfilaksiPsikologjiPushtuesRespektRoma e LashteShenjtorShkolleShokeSportiTe dashurThemelimTraditaTrajtimUshqimeUshqimiVetmiZakonetZbulim
Previous Post

Apologjia e vërtetë e Sokratit, apoteoza britëse e fatkobit të demokracisë, apo konflikti mes politikës dhe filozofisë?!

Next Post

Ja kush janë sekretet që nuk do të bënit mirë t’i ndanit me partnerin tuaj

Next Post

Ja kush janë sekretet që nuk do të bënit mirë t'i ndanit me partnerin tuaj

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj