Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Eros

Rregullat e arta dhe sekretet e mëdha të tërheqjes fizike mes dy partnerëve

September 28, 2016
in Eros
598
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Të gjithë janë në gjendje të përcaktojnë tiparet e partnerit të tyre ideal dhe më pas, për çudi, pothuajse të gjithë tërhiqemi nga dikush që është e kundërta e kësaj. Cilët janë faktorët që përcaktojnë tërheqjen seksuale?

Bebet janë aq të vogla sa mund të frymëzojnë tërheqje dhe të ndezin instinktin mbrojtës: sytë, balli dhe mjekra… por edhe gjatë rritjes mund të transmetojnë të njëjtat ndjesi në bazë të sjelljes së tyre. Shumë tërhiqen nga ideja e të qenët në gjendje për të mbrojtur dhe për t’u kujdesur për një person tjetër.

Studimet tregojnë se fytyrat simetrike janë objektivisht më tërheqëse. Kjo duhet të jetë për shkak të lidhjes instiktive që i japim ekuilibrit dhe rregullsisë së karakteristikave të një ngarkese gjenetike me cilësi të madhe. Është e rrallë të kesh një fytyrë simetrike, megjithatë personat që kanë një tipar të tillë konsiderohen më tërheqës.

Çfarë është e ndryshme na tërheq në mënyrë më të shpeshtë dhe natyrale. Në vendet ku është e rrallë të takosh njerëz biondë, ata që kanë flokë më të qartë konsiderohen më tërheqës. Në mënyrë të ngjashme, duhet theksuar se si edhe në vendet aziatike mund të gjejmë më tërheqës njerëzit me karakteristika perëndimore.

Një shpjegim biologjik për këtë është se përzierja e gjeneve prodhon individë më të fortë, pra në këtë mënyrë edhe tërheqje instinktive ekzotike. Para shumë kohësh madhësia trupore konsiderohej si diçka tërheqëse. Ky mendim vinte nga ideja se personat e dobët nuk hanin mjaftueshëm, ndërkohë që ata të shëndoshët ishin sinonim i shëndetit. Në ditët e sotme është e vërtetë e kundërta e kësaj, personat e dobët konsiderohen me shëndet të mirë, ndërkohë ata të shëndoshët gjykohen se nuk kujdesen për veten e tyre. Përveç këtyre, ekuilibri hormonal çon në tipare më tërheqëse fizike: flokët më të fortë, lëkurë më e butë dhe kështu me radhë.

Po trajtojmë faktorët kryesorë të tërheqjes, por është e nevojshme të theksohet se si ndryshojnë në varësi të llojit të marrëdhënies, nëse ajo është më shumë e përkohshme apo e përhershme. Karakteristikat që na tërheqin më shumë nga një person kur bëjmë seks, përveç sferës fizike, janë të lidhura me pëlqimin, pasionin, ndërsa ato që i përkasin dashurisë së jetës sonë prekin sferën karakteriale, si besimin, besnikërinë, dashurinë.

Në mesin e kafshëve, është aroma ajo që i tregon mashkullit prirjen seksuale të femrës. Feromonet janë hormonet përgjegjëse në përhapjen e këtyre aromave karakteristike. Edhe ne njerëzit kemi feromone, por sasia e madhe e parfumit që hedhim çdo ditë në trup, mund të mbulojë aromën e tyre, kështu që gradualisht ky instinkt kafshëror zhduket apo zëvendësohet me aromat “moderne”. Për këtë arsye shumë njerëz thonë se ndihen të tërhequr ndaj disa aromave apo parfumeve, sepse i lidhin ato me disa përvoja të kaluara.

Ndonjëherë një person, që fillimisht nuk na pëlqen fizikisht, mund të na tërheqë me veprimet dhe mënyrën e tij të të folurit. Tërhiqemi nga siguria e tij dhe nga gjithë ato sinjale joverbale që na bëjnë t’i dallojmë këto karakteristika të tij: një shpinë të drejtë, shpatulla të gjera, ecje të sigurt, një buzëqeshje magjepsëse etj.

Ne tërhiqemi më shumë nga ato cilësi fizike dhe karakteriale me të cilat jemi më të mësuar, që janë më familjare. Janë karakteristika që i kemi parë qysh kur kemi qenë të vegjël dhe që na pëlqejnë t’i gjejmë edhe tek ata persona jashtë familjes sonë. Frojdi e ka përcaktuar këtë kërkim si një patologji dhe efektivisht shumë persona fejohen dhe martohen me burra ose gra me karakteristika të ngjashme me prindërit e tyre.

Shumë studime tregojnë se cilësia me të cilat gratë tërhiqen varion sipas ciklit menstrual. Në ditët më pjellore femrat kanë tendencë të kërkojnë tipare më mashkullore dhe më të forta, ndërsa gjatë periudhës së menstruacioneve kërkojnë burra me pamje më feminile dhe më të ëmbël, ata që i bëjnë të ndihen në lartësinë e tyre.

Momentet e lumturisë me partnerin janë të rëndësishme. Kemi një kujtim të bukur nga ata me të cilët kemi qeshur shpesh dhe kur njohim dikë që na bën të qeshim ndihemi më të bashkuar sentimentalisht dhe më në sintoni me këtë person.

Tags: AlbaniaAlbert VatajDashuriEdukateEmancipimErosFemijeFemratFjaleFrinderJeta intimeKenaqesiKënaqësiaKeshillaKujdesiLakuriqLumturiMarredhenieMaterialMendimMeshkujtNudoOrgazmaPhysical attractivenessQytetariSekretet e seksitSeksSexShendetiShkrimiShqipShqiperi
Previous Post

Femrat dhe meshkujt… Ato duan më shumë dashuri, Ata duan vetëm seks

Next Post

Konfuci, moralisti që predikoi modelin e përsosur të individit si garanci të një shoqërie progresiste

Next Post

Konfuci, moralisti që predikoi modelin e përsosur të individit si garanci të një shoqërie progresiste

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj