Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Thomas Eliot një nga personalitetet dominuese të poezisë dhe kritikës letrare

September 25, 2016
in Autorë
324
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Thomas Stearns Eliot është konsideruar si një nga poetët më të rëndësishëm të shekullit XX. Krijimtaria dramaturgjike e veçon gjithashtu atë përnga stili, tematika dhe trajtesa. Eliot ka lënë gjurmë të plazmuara njiherash në publicistikë, esse-istikë dhe kritikë. Gjurmët që la në letërsi janë të njëjta me ato që ai la në botkuptimin e brezit të tij. Vetëm nëpërmjet vetmohimit dhe një pune këmbëngulëse, ai ka mundur t’ia shkul veten përditshmërisë rutinore për ta bashkuar atë më vërshimin uturitës të mendimit dhe kumtit krijues.

Thomas Stearns Eliot ka lindur në Misuri, më 26 shtator të vitit 1888. Ka jetuar në St. Louis gjatë 18 viteve të para të jetës së tij. Gjeografia dhe ethet universitare do të zhvendosnin atë në Harvardit. Më 1910 u largua nga Amerika për të shkuar në Sorbornë. Prej atje u vendos në Paris ku qëndroi jo më shumë se 1 vit. U rikthye në Harvard për të ndjekur doktoraturën në filozofi.

Gjatë qëndimit në Londër u ndikua shumë nga bashkëkohësi i tij Ezra Pound, i cili i pranoi poezitë e tij dhe arriti t’i botonte në disa revista më 1915. Libri i tij i parë me poema titullohet “Prufrock dhe vëzhgime të tjera”, i cili pa dritën e botimit më 1917. Me publikimin e “Tokës së humbur” më 1922, tashmë të konsideruar nga shumë studiues si vepra më poetike e shekullit të 21, reputacioni i Eliotit nisi të rritej jashtëzakonisht. Më 1930 dhe për 30 vitet e ardhshme, ishte figura më dominuese në poezi dhe kritikës letrare, sidomos të vendeve anglishtfolëse.

Si poet, transmetoi tërheqjen e tij për poetët anglezë të shekullit 17, veçnarisht John Donne dhe poetët simbolistë francezë ku përfshihen Baudelaire dhe Laforgue. Poemat që la, në të shumtën e herëve lidhnin zhgënjimin e brezit të pasluftës me vlerat dhe traditën. Si kritik letrar, Thomas Stearns Eliot kishte padyshim një ndikim të madh në shijen letrare, duke parashtruar këndvështrime që bazoheshin në konservatorizmin shoqëror dhe fetar. Poemat më të rëndësishme të Thomas Eliot përfshijnë “Frashëri i së mërkurës” (1930) dhe “4 kuartetet” (1943); librat e tij letrarë dhe shoqërorë përfshijnë “Druri i shenjtë” (1920), “Dobia e poezisë dhe e kritikës” (1933), “Pas perëndive të habitshme” (1934) dhe “Shënime drejt një kulture të përcaktuar (1940).

Eliot ishte gjithashtu edhe një krijues dramash, si “Vrasësi në Katedrale”, “Ribashkimi i familjes” dhe “Festa e koktejit”. Ai u bë qytetar anglez më 1927; në shtëpinë botuese Faber@Faber botoi mjaft nga veprat e tij dhe më pas u bë drejtor i saj. Pas një martese të palumtur, Eliot u divorcua nga gruaja e tij e parë më 1933 dhe më pas u martua me Valerie Fletcher, më 1956. Tomas Eliot ka marrë çmimin Nobel për Letërsi më 1948. Vdiq në Londër më 4 janar 1965.

Tre vjet përpara se poeti të ndërronte jetë, “The New York Times” do ta intervistonte atë në apartamentin e një të afërmi. Gjatë këtij rrëfimi thellësisht të çiltr, Tomas Eliot kumton se të shkruante poezi kishte nisur që në moshën 14 vjeçare, nën frymëzimin e Omar Khajam. Krijimtari e cila mbeti vetanake dhe personale. Mund të themi se këto strofa të zymta dhe ateiste ikën bashkë me adoleshëncën. Tentativa të këtilla do të vijonin edhe më pas, por vetëm përvoja e Harvardit do të behnin tek ai nëpërmjet “shpërthimeve të viteve të rinisë”. Megjithatë, për të nuk ishte e lehtë të ecje, të shënjoje. Ai rrëmoi dhe konsumoi shumë letërsi dhe shumë poetë, përvoja dhe tradita, shkolla dhe tendenca të ndryshme. Kësisoj po ndjente nevojën se po rendte, po rritej, por kumtonte Eliotin që do të njihte shumë shpejt gjithë letërsia, kryesisht ajo e vendeve anglishtfolëse.

Miqtë dhe të njohurit, këmbëngulja e tij dhe puna vetmohuese, do të ndikonin në farkëtimin e personalitetit krijues. Nga personat që do të hynin pa trokitur në jetën dhe botkuptimin krijues, që do të dirigjonin këtë harbim emocional krijues, ishte Ezra Pound, i cili i’a kishte lejuar vetes të vinte dorë mbi poemat e Eliot, duke e përligjur këtë me: “Nuk ka kuptim të përpiqesh të bësh diçka që e ka krijuar dikush tjetër. Bëj diçka ndryshe më mirë”. Është fjala për poemën “Toka e humbur”.

Eliot qartësoi më vonë rreth këtij episodi, por më shumë rreth kësaj poeme, për të cilën u shigjetua nga kritika e asokohëshme, duke u cilësuar si “zhgënjimin e një brezi të tërë”. Ai e kishte mohuar të ketë qënë qëllim në vetvete kjo trajtesë. “Kam folur për qëllimet negative më shumë se për ato pozitive, për të thënë se nuk ishte qëllimi im ky. Pyes veten se çfarë do të thotë “qëllim”, kishte kumtuar.

Njeriu kërkon të heqë nga kraharori diçka që e pengon. Ai nuk e di mirë se çfarë është ajo që dëshiron të heqë nga kraharori, derisa e heq më në fund. Por nuk mund të përdorja fjalën “qëllim” pozitivisht te ndonjë nga poemat e mia”, shtoi Eliot gjatë intervistës. Tomas Eliot shquhet njëherash për injektimin e poemës në teknikën e vargjeve të lira, çliruar nga metrika, nga përkufizimet dhe precizioni, vrastare të rrjedhshmërisë së impresionit dhe vërshimit emocional. Ai e shpëtoi shpirtin e tij krijues nga kufizimi.

Tatpjetën e këtij vërshimi uturitës e la të lirë, pra i dha me pash atë që rregullat dhe normat i’a kishin mohuar në pafundësi. Një nga metodat e punës krijuese, ndoshta e veçme përnga dialektika e praktimit ishte se ai poemat i krijonte të copëzuara, për t’i trupëzuar më pas në një të vetme. “Burri i rremë” është një syresh i këtillë, sendërtuar kësisoj. Makina e shkrimit do të ishte bashkëudhëtare në pjesën më të madhe të punës, por kjo nuk do të thotë se ai la mënjanë laps e letër. Jo, një pjesë e madhe e dramës sime “Burri i moshuar i shtetit” është krijuar me laps dhe letër, pa finesë, tregonte ai. Për ta hedhur më pas në makinë shkrimi, para se bashkëshortja t’i hidhte një sy. Ky proces natyrisht që shoqërohej me ripunim të një pjese të rëndësishme të tekstit. Kohëzgjatja prej 10 orëve të punës në ditë për të është optimale, por Eliot mbetet te kufizimi i këtij limiti kohorë në 3 orë, e mjaftuesh kjo për të nxjerr prej vetes diçka të bukur. Ndërmjet poemës dhe dramës, Eliot konstaton mjaft pika të përbashkëta. “Në një poemë mund të thuash “I mora ndjesitë te fjalët brenda vetvetes. Tashmë kam barazinë e fjalëve brenda zërit tim, që është shumë e rëndësishme.

Në dramë mendon për fillimin, kur arrin ta realizosh atë, kur përgatit diçka që do të shkojë në duart e një tjetri, që ti nuk e njeh kur je duke shkruar. Sigurisht që këto nuk janë momente kur të dyja afrimet mund të mos puqen, kur them se ideale do të ishte po të qaseshin. Të dyja janë në vetvete një” parashtronte Thomas Eliot. Në rrugëtimin e përsosjes së punës krijuese në dramë ai ia lë në dorë precedentit. Për të ishte rëndësishme të kishe një të tillë. Për të gjëja më e rëndësishme është të kishe një producent që ka ndjesinë e vargut dhe mund t’i udhëheqësh ato në rrugën e duhur, që t’ia nisësh nga proza dhe t’i ndërlidhësh së bashku në qasjet e tyre. Gjithsesi ai ishte dhe mbeti poet.

Ngado që hodhi vështrimin dhe la gjurmë, nuk u nda nga fjala poetike, si në kritikë ashtu edhe në dramë, si në botkuptim ashtu edhe në mëmuar, të cilin shfletojmë sot. Për të prioritare e një poeti ishte të kritikojë në detaje krijimin fillestar, dhe s’andejmi të hidhje vështrimin tej në një horizont që e shquan kjartësisht dhe në një të përditshme që e ndjek në çdo hap dhe e përgjon në krejt frymëmarrjet e saj. Megjithatë për të nuk kishte gjë më të keqe sesa të përpiqeshe të formoje njerëzit nga ana kulturore, sipas imazhit tënd. Poetët nuk thirren në kushtrim nëpërmjet një formule, një perimetri të përcaktuar sipas një mëtimit të personalizuar. Krejçka është në lëvizje, vërshuese dhe e pandalshme, mendimet dhe kumtimet duhet të jenë gjithashtu përshkuese të këtij rrugëtimi rrapëllitës, ligjëronte ai.

Tags: “4 kuartetet”“Dobia e poezisë dhe e kritikës”“Druri i shenjt딓Festa e koktejit”“Frashëri i së mërkurës”“Pas perëndive të habitshme”“Prufrock dhe vëzhgime të tjera”“Ribashkimi i familjes”“Shënime drejt një kulture të përcaktuar“The New York Times”“Tokës së humbur”“Vrasësi në Katedrale”192019271930193319341940194326 shtator 1888Albert VatajAmerikanAutorEsseEzra PoundHarvardKrijuesMisuriOmar KhajamParisPoetPoeziShkrimtarSorbornSt. LouisThomas Stearns Eliot
Previous Post

Thomas Stearns Eliot: Vetëm në një gjuhë mund të shprehet poeti

Next Post

Vasillaq Vangjeli një vlerë e shtuar e traditës shqiptare të humorit dhe artit skenik

Next Post

Vasillaq Vangjeli një vlerë e shtuar e traditës shqiptare të humorit dhe artit skenik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj