Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Nga jeta e korifejve

Vincenzo Bellini dhe kurorëzimi i pamundur i dashurisë me Maddalena Fumarolis

September 20, 2016
in Nga jeta e korifejve
63
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Vincenzo Bellini, asokohe jo shumë i njohur, por një fenomen i muzikës, shkonte shpesh tek një familje e shtresës së lartë dhe i jepte mësime muzike Maddalena Fumarolis, vajzës së të zotit të shtëpisë. Midis vajzës së bukur dhe Bellini-t lindi një dashuri e madhe, një dashuri, e cila nuk do të mund të fshihej nën petkun e fshehtësisë, syve vjedhacakë, pëshpëritjeve në kthinat e salloneve dhe prekjeve të drojshme. Prindërit, kur e pikasën këtë regëtima dashurie, e dëbuan nga shtëpia mësuesin e ri, Vincenzo Bellini. Megjithatë të rinjtë nuk i prenë marrëdhëniet. Ata takoheshin fshehurazi, por gjithsesi kjo nuk do të ishte e mjaftueshme, megjithëse vazhdoi të jetonte mes të dyve një zjarr dashurie. Maddalena në këtë fazë dashurie të ndaluar dhe pasioni zjarrmëtar, i dërgonte Bellinit disa poezi të saja, të cilat ai i vinte në muzikë, në atë kolon muzikore që ushqehej në vibracionet e shpirtit. Kur “ky bashkëpunim” dashnorësh ekzekutohej në sallonet mondane të Napolit, rrëmbeu një sukses të jashtëzakonshëm. Gjithçka në këtë shprehi muzikore rrezëllinte dritë dashurie dhe mëkonte shkëndija të fuqishme pasioni. Kësokohe, Vincenzo Bellini dha prova të shkëlqyera si muzikant dhe nën stimulin e këtij pushteti e kësaj fame, u nxit t’i kërkonte sërish prindërve dorën e Maddalena-s joshëse. Ata nuk pranuan.

Bellini ishte i vendosur për të marrë lejen e prindërve për ta kurorëzuar në martesë lidhjen e tyre. Ky insistim konsiderohet nga kritika si shtysë për krijimin e operas së parë të galerisë së tij operistike. Vjen në jetë “Adelson e Salvini” një opera semiseria me tre akte, me libret të shkruar nga Andrea Leone Tottola, e shfaqur në Konservatorin San Sebastiano në Napoli më 12 shkurt 1825.  Edhe kjo ngjitje në panteonin e famës nuk i voliti Bellinit zemërzhuritur të cilit ju refuzua sërish kërkesa nga prindërit e Maddalena Fumarol.

Tags: "Adelson e Salvini"12 shkurt 1825Albert VatajDashuriKonservatorinMaddalena FumarolisMuzikeNapoliOperaPasionSan SebastianoVincenzo Bellini
Previous Post

Letër dashurie e Franc Kafkës drejtuar Felice Bauer më 27 maj 1913

Next Post

Artur Shopenhaur, shkundullima e potershme e mendimit filozofik për gratë

Next Post

Artur Shopenhaur, shkundullima e potershme e mendimit filozofik për gratë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj