Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Pieter Bruegel, alegoriku i pikturës, ai që shkroi dhe fshikulloi me penel

September 9, 2022
in Pikturë
Pieter Bruegel, alegoriku i pikturës, ai që shkroi dhe fshikulloi me penel
314
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Alegoria, fshikulli dhe protesta ishin tharmi i brumit të bukës artistike të Pieter Bruegelit (Plaku). Ai arriti të shkruante me saktësi të patëdytë historinë dhe të dokumentonte me penel gjithatë që sot është një pasuri botërore, fuqi se si mundet që idetë e mëdha dhe mesazhet e fuqishme, të arrihen të përçohen pëpërmjet shprehis estetike. Pieter Bruegeli, me alegorinë e tij të thellë arriti të strukturonte një risi në misionin e artit të kohës, i cili orjentohej zakonisht nga një afri më sentimentale dhe shpirtje më të ndjeshme.

Që nga dëshmimi i kushteve atmosferike, jeta dhe ritualet, forca e besimit dhe e mëkatit, mosdakordësia me klerin dhe me pushtetin, deri tek lojrat dhe dallesat e asaj popullate, atij kombi dhe asaj fshatarësie, të cilën ai e lëmoi përgjatë gjithë jetës së tij artistike me penel dhe alegori.

Të dhënat nga jeta e Bruegel janë të pakta, dhe shpesh të pasakta ose kontradiktore. E vetmja siguri është vendlindja, Breda, kurse datëlindja e tij mbetet e panjohur përderisa në atë kohë në Fiandrat nuk bëhej akoma censusi i popullsisë. Emri i tij përmendet për herë të parë kur futet në një korporatë në vitin 1551. Mosha e pranimit në atë korporatë vërtitej rreth 21-25 vjeç, prandaj dhe viti i lindjes së Bruegel-it mendohet të jetë e përfshirë mes 1525 dhe 1930. Bruegel mori mësime arti nga Pieter Coecke van Aelst, një piktor belg pjesë e oborrit mbretëror të Karlit V, ndikimi i të cilit do ta shoqërojë pothuajse në të gjitha punimet e hershme. Pas një aktiviteti në Antwerp, një vizite të gjatë në Itali dhe një prodhimi të pjekur në Hollandë, vdiq në vitin 1569 në Antwerp, por u varros pranë një kishe në Bruksel.

Pothuajse të gjitha veprat e Bruegel-it vërtiten rreth një tematike të vetme: natyra njerëzore, shpesh e fotografuar në skena të përditshme. Njerëzit në pikturat e tij janë skllevër të veseve dhe tiparet më të ulëta nënvizohen nga frika, mosbesimi, deformimi moral. Ngjyrimi groteskut jep gjithmonë idenë e diçkaje që është bërë pjesë e dobësive të njeriut, i përbuzur nga një natyrë indiferente dhe i gjunjëzuar nga pafuqia dhe kufijtë e tij, shpesh edhe me një ironi të hollë.

Bruegel përgjatë veprimtarisë së tij të komunikimit artistike dhe estetik, u fokusua, ose ishte i rrëmbyer marrëzisht nga jeta fshatare dhe gjithçka e mbush brendinë dhe sipërfaqen e saj. Ajo e ndoqi gjatë në shumicën e tablove. Fakti se ai u josh dhe gjeti frymëzim nga fshati dhe rutina e përditësuar, veset dhe njerëzorja, nuk është një veçanti që duhet cekur. Ajo që e dallon joshjen rreth këtij kumti është se në kohen e Brugelit ishin të rrallë ata që mbushnin tablotë me një kumt të tillë, me një mbarsje. E zakonshmja ishte, fisnikëria dhe porositë që vinin sandejmi, tema e luftës dhe religjoze, gjithashtu përbënin një yshtje. Natyrisht, edhe natyra e qetë, peisazhi përbënin gamën e motivimit krijues. Megjithatë, Brugeli e nisi dhe e bitisi specializuar në piktura zhanër populluara nga fshatarët, shpesh me një element të peisazhit, por ai pikturuar edhe vepra fetare. Përshkrimi i tij tokësor dhe i gjallë i ritualit të jetës fshatare e rrugëtojnë punën e tij te fotografimi I të gjithë detajeve dhe komponentëve përbërës të sa. Asgjë nga kjo zallamahi fshatareske, njerëzore, kurrçka e këtij rituali jetësor të njeriut të molepsur, nuk I shpëton syrit dhe penelatave të Brugelit.

Detaj pas detaji, copëz pas copëze ne përcjellim me hollësi dhe me një aftësi të pazakontë shëmbëllimin e vetvetishëm të çdo personazhi që është shkulur nga jeta fshatare, e hallakatur andej e këndej dhe është tubuar e gjitha në një, në një kumt të allasojtë të Brugelit, këtij syri vigjilent dhe këtij moralisti skrupuloz.

Nga krejt ajo që Brugeli përshkroi në pikturën e tij rrëfyese dallojmë njeriun e virtytshëm dhe shumë të përkushtuar. Andaj ne nuk mund ta linim jashtë kontributit religjoz, veprën e Brugelit. Vepra e tij ëshë dhe një histori e shkruar dhe e fshikulluar me penelatë në kanavacë. Ai qëmton krejçka nga jeta duke përfshirë bujqësinë, gjuetinë, ushqyeren dhe gatimin, festivalet dhe aktivitetet, vallet, dhe lojrat, të cilat janë dritare unike në kulturën popullore belge të shekullit të 16. Shumë nga ato që la Brugeli tashmë janë zhdukur duke mbetur pikturat e tij si burimi kryesor ikonografik dhe dëshmia e pamohueshme dhe provat në lidhje me aspektet fizike dhe sociale të filozofisë së jetës së asaj periudhe.

Për shembull, pikturë Fjalët e Urta holandeze, ilustron dhjetra shprehi të atëhershëm dhe bashkëkohore të këtij visari gojor. Shumë prej tyre ende përdoren në holandishten aktuale.

Duke përdorur frymën e bollshme dhe fuqinë komike, ai krijoi disa nga imazhet e para të protestës akute sociale në historinë e artit, e pashembullt e asokohëshme.

Në shtratin e vdekjes, ai urdhëroi bashkëshorten të digjte dhe të eliminonte disa nga punët e tij për të mbrojtur familjen nga persekutimi politik që rezulton nga konfliktet mes Kishës Katolike dhe Reformimit Protestant.

Previous Post

Magna Carta, historia 800-vjeçare e Aktit Madhor ku zëfill ligjësia e të Drejtave të Njeriut

Next Post

Vincent van Gogh: Të vuajturit pa u ankuar, është i vetmi mësim që mund të marrësh në këtë jetë

Next Post

Vincent van Gogh: Të vuajturit pa u ankuar, është i vetmi mësim që mund të marrësh në këtë jetë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

“Si të Plakemi” hirshëm, me një jetë të përmbushur, sipas nobelistit Bertrand Russell

May 11, 2026
Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

Kur dashuria të mëson ç’është jeta dhe vetë jeta të tregon se pse dashuria është vetë domethënia

May 11, 2026
Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

Maks Velo, dëshmitari i ferrit dhe apostulli i lirisë, shpirti i paepur që e ktheu vuajtjen në art

May 7, 2026
“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

“Krateret e Venusit”, një shenjë e bukurisë, shëndetit dhe vitalitetit seksual, “sytë” që dëshmojnë “gjeometrinë e dëshirës”

May 7, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj