Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Omar Khajam, matematikani dhe astrologu që i këndoi kaq ëmbël dashurisë te Rubairat

May 18, 2016
in Autorë, Slider
2.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Sot 970 vjet më parë u lind qëndistari më i tamëlt i kurtinave arabe, Rubairave, Omar Khajam, 18 Maj 1048. E kush nuk i njeh ato vargje, e kush nuk i pëshpërit ato strofa, të cilat në udhëtimin e tyne shekullor kanë mund të vijnë në një shqipe t’kullut, të tingëllojnë në ambëlsinë e tyne, fal t’pavdekshmit Fan Noli, mjeshtërisë së përkthimit të tij.

Omar Khajam erdh në jetë në Nishapur, asohere kryeqyteti i Khurasanit. Me të drejtën e krejt kandave dhe dritëhijes, ai është tashmë një emblemë e persianëve dhe botës arabe. Paraardhësit e tij rrjedhojnë prej fiset arabe të quajtura Khayyami, të cilët emigruan dhe u vendosën në Persi.

Omar Khajam, anipse më s’shumti këtë emër e lidhim me kuartinat e famshme të Rubairave, ai mbamendet dhe rrok deri në të tashmen një mirënjohje të qenësishme për kontributin e vyem si matematikan e astronom, filozof dhe fizikant. Kontributi i tij në shkencën e algjebrës, mori vlerësim në të gjithë Evropën. Në Perëndim, ai njihet më së shumti e studiohet gjerësisht për përmbledhjen poetike me titull “Rubaiyat” (që në shqip do të thotë: strofat, kuatrinat arabe), të cilat u përkthyen për të parën herë në një përmbledhje, që besohet se është më e plotë në gjuhën angleze, nga Edward Fitzgerald, në vitin 1859. Khajam, nga arabishtja, do të thotë pak a shumë “bërës tendash”.

***

Fan Noli me të drejtë e ka pagëzuar Omar Khajami si “Kryeluftëtari i mendimit të lirë”.

Ai shkëlqeu si një nga studiuesit dhe shkencëtarët më të shquar të këtij vendi të lashtë të Lindjes së Mesme. Pinjoll i një familje të varfër, ai me vështirësi të mëdha  mundi të ndjekë shkollën dhe të përvetësojë të gjitha dituritë e kohës: teologjinë, filozofinë, historinë, letërsinë, mjekësinë, fizikën, astronominë e matematikën, duke u bërë i pari i “savanteve” të Persisë në çdo degë të shkencave. Rreth vitit 1069, në Samarkand, shkroi veprën shkencore “Traktati mbi bazat e algjebrës”. Omer Khajami ishte i pari që filloi zgjidhjen e ekuacioneve të shkallës së tretë në matematikë në një mënyrë që vetëm pas disa shekujsh do bënte të njëjtën metodë edhe Dekarti. Ai më së shumti u morr edhe me numrat irracional dhe gjeometrinë. Në mënyrë gjeometrike arriti të zgjedhi ekuacionin të panjohur deri atëherë x^3+200x=20x^2+2000. Trekëndëshi i Paskalit, që gjen koeficientet e fuqive binominiale ka qenë i njohur shumë më para nga Khajami.

Në vitin 1074, kur ishte vetëm 26 vjeç, drejtoi observatorin e astronomisë në Isfahan, një nga më të mëdhenjtë e asaj kohe. Tre vite më pas, përfundoi studimin mbi shpjegimin e tezave të vështira të Euklidit, matematikan i dëgjuar i antikitetit grek. Më 16 mars të vitit 1079, në bashkëpunim me kolegët e tij, futi në jetë kalendarin që është më i saktë se ai që përdorim ne sot. Në krye të vitit përfundoi veprën filozofike “Traktat mbi qenien dhe ekzistencën” në frymën e peripatizmit lindor. Vepra u pasua edhe nga dy traktate të tjera filozofike. Në këto vite ai ka shërbyer edhe si mjek i sundimtarit të Horasanit dhe familjeve të tjera të kamura të vendit.

Ato që e bënë të pavdekshëm Omar Khajamin janë rubairat e papërsëritshme, “katërvargjëshat. “Rubairat, shkruan Fan Noli në parathënien e botimit të dytë të veprës së përkthyer, janë një nga veprat poetike më të bukura të botës”.

Pavarësisht se në botën perëndimore ai njihet vetëm si poet kritik, siç vërejtëm Khajami mbi të gjitha ishte matematikanë dhe astronom. Në Evropë ai mori famë me përkthimin e veprës së tij letrare Rubairat nga Edward FitzGerald në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë. Edhe shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar Fan Noli, përktheu rubairat në vitin 1924 nga Edvardi pavarësisht se ishte njohës i persishtes. Sipas histografisë letrare shqipe, Fan Noli ka përkthyer njëkohësisht veprën me Hafiz Ali Korçën ku edhe kanë pasur debate ne lidhje me botëkuptimet e Khajamit.

Sipas profesorit të njohur të Harvardit Sejjid Husejn Nasër, Khajami është mysliman suffi, për këtë jep argumente se Khajami në Rubairat e tij i referohet verës jo-alkoolike aq shumë të përfolur nga sufistët, por përkundër kësaj Khajami kishte edhe plot vepra që flisnin për Islamin ku edhe mbështeste imamin më të njohur sunni, mbase të të gjitha kohërave Imam Gazalin.

Tags: DitelindjaKujtesePoetiPoeziPortretQyteterimi Islam
Previous Post

Kur ishte ende fëmijë, Luca Giordano, piktori napolitan ndihmoi të atin në kryerjen e një afresku

Next Post

Migjeni, nji urdhnesë e shëlbyeme ndër shpirtna t’dlirë e vullnete t’epërme zotnimi

Next Post

Migjeni, nji urdhnesë e shëlbyeme ndër shpirtna t'dlirë e vullnete t'epërme zotnimi

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj