Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Gustav Flaubert, ai shpirt i ndjeshëm që e ktheu penën në bisturi

May 9, 2016
in Autorë
166
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Flaubert do të mbetet përgjithmonë një kirurg i personazheve, tipave dhe karaktereve që i jetësoi në veprën e tij. Djali i një mjeku të famshëm që nisi të bëhej avokat dhe përfundoi në një skalitës të shpirtrave. Gustav Flaubert datëlindi më 12 dhjetor 1821 dhe ndërroi jetë më 8 Maj 1880. Ai është memorizuar në kujtesën e gjeneratave si një prej novelistëve francez më me ndikim dhe filluesi i realizmit letrar. Ajo që e bëri të famshëm është vepra e tij monumentale “Madame Bovary” u botua në vitin 1857, një roman i jashtëzakonshëm, i cili atëditë e sot mbetet në kolanën e kryeveprave të letërisë që ngjallin kërshërinë e lexuesit të çdo gjenerate.

Flaubert u lind në Rouen, në Seine-Maritime departamentin e Normandisë Epërme, në veri të Francës. Ai ishte djali i dytë i Anne Justine Caroline (Nee Fleuriot; 1793-1872) dhe Achille-Cleophas Flaubert (1784-1846), drejtor dhe kirurg i lartë i spitalit të madh në Rouen.

Gystav Flaubert, bir i njërit nga kirurgët më të shquar të shekullit, që në vegjëli pa nga afër realitetin e hidhur dhe vuajtjet e njeriut dhe u mbrujt me një frymë skeptike dhe analitike, e cila ishte si kundërpeshë ndaj temperamentit të tij disi anarkik dhe ëndrrave për aventura. Veç kësaj, prej të atit ai trashëgoi syrin klinik ndaj jetës, aq sa arriti me anën e penës të bënte autopsinë e shpirtit të njeriut. Prindërit donin që ai të vazhdonte për drejtësi. Pasi mbaroi liceun “Kornej” në qytetin e lindjes aty rreth viteve 1840, kur po ofronte revolucioni një serë rrethanash që e çuan ne pjekurinë e dhuntive të tij letrare dhe në përcaktimin e veprimtarisë së tij artistike. Në shkollë të mesme, Flauberti u lidh ngushte me Alfred De Puatvenin , i cili me aftësi intelektuale dhe estetike që kishte ushtroi një ndikim pozitiv mbi të. Familja e dërgoi në shkollë për tu bërë jurist, por s’kaloi shumë kohë dhe Flaubertin e kap një krizë nervash me karakter epileptik, sidoqoftë është fakti që ai i ndërpreu studimet dhe fitoi nga prindërit të drejtën të vendosej përfundimisht në vilën e tyre të bukur të Kruasese, afër Ruanit, ku sot ka mbetur një pavijon i vetëm që është muzeu i vogël i Flaubertit, në fillim ai aty do të jetonte me të ëmën dhe mbesën, pastaj i vetëm deri sa të shuhej. Disa faktorë që e çuan në shpërthimin e forcës se tij krijuese janë disa lidhje dashurore dhe miqësore, të cilat zgjuan një muzë të hovshme krijuese dhe jo vetë. Ndjenjat gjithë pasion që ushqente ai ndaj zonjës Eliza Shlesinzher e orientuan drejt formës me origjinale dhe më të thellë të romantizmit evropian, pasqyrimin e jetës duke u nisur nga vetvetja dhe të shkruante “Kujtimet e një të marri” në vitin 1838 dhe “Nëntori” më 1842, të cilat u shtohen kryeveprave autobiografike që nga “Rrëfimet” e Rusoit, deri ato të Alfred De Mysese

Një nga miqtë e tij më të ngushtë të Flaubertit që luajti një rol thelbësor në krijimtarinë e tij, ishte dhe poeti Luigj Buile, kur ky vdiq në korrik 1869 autori i “Zonjës Bovari” do te shkruante: “Kjo është për mua një humbje e pazëvendësueshme, pardje varrosa ndërgjegjen time letrare, trurin busullën time “Buileja ishte tamam ndërgjegjja e Flaubertit. Poeti nuk do ta kishte shkruar kurrë “Zonjën Bovari” as “Salambone” as “Një zemër e thjeshtë” as “Shën Zhylienin” as “Herodiasin”, ashtu siç shkrimtari nuk do të kishte shkruar dot vargje “Melanis” apo “Fosilet”.

Rrugëtimet më frytdhënëse të Flaubertit ishin ato në Britanijë, pastaj në Egjipt, Greqi, dhe Azinë e Vogel, ai pasqyroi gjithçka që përjetoi prej tyre në letrat dhe shënimet e udhëtimit. Në pamje të parë kryeveprat e Flaubertit duken të ndryshme nga njëra-tjetra, romanet e tij i kushtohen epokave të ngjashme me atë te vetes. “Tundimi i Shen Antonit” flet për përfundimin e botes antike dhe për gjallërimin e zjarrtë fetar që do të çonte në krijimin e kishës se krishtere. “Salamboja” tregon një episod të rënies së kartagjenës. “Herodiasi”, kjo mbahet si vepra e gjithë jetës së tij, ngaqë vazhdimisht ai atë e ka nisur dhe përfunduar duke nxjerrë tre versione nga periudha relativisht të largëta (1849, 1856 dhe 1874) Ndëshkimi i këtij shkrimtari të madh është ripërtëritur pa pushim, për të flasin botimet dhe përkthimet e shumta për të flasin studimet dhe monografitë e panumërta që mbajnë emra të shquar si: Turgenievi, Zhorzh Muri, Henri Xhejmsi, Teodor Fontani, Tomas Mani, Jakoseni, Marsel Prusti, Zhan Pol Sarti, Natali Sarroti etj etj, dhe që vazhdojnë pareshtur të pasojnë njëra-tjetrën si shpendia të nxjerra nga stralli i artit Flaubertian.

Në vitin 1860 Flaubert perjetoi suksesin si shkrimtar dhe intelektual ne oborrin e Napoleonit te III. Ne mes të miqëve të tij ishin njerëz që personifikonin epokën, si Emil Zola, Zhorzh Sand, Hipolite Taine dhe shkrimtari rus Turgeniev, me të cilët Flauberti bashkonte te njejtat ideale estetike, dedikimi për realizmin dhe paraqitjes së jetës pa paragjykime. Sa i përket jetës personale, mund të thuhet se ishte disi e shthurur dhe kishte pëlqime për prostitutat, frekuentim që e degdisi atë në sëmundje veneriane. Flaubert nga natyra ishte melankolik, orët e gjata në izolim e në punë të përkushtuar letrare e bënë jetën e tij të rëndë. Në një letër dërguar Ernest Feydeau, ai shkruan se “Librat nuk bëhen si fëmijët por si piramidat ”

Vitit e fundit të jetës ishte i pushtuar nga trazimet financiare, pasi më të ardhurat që kishte u desh t’i vinte në ndihmë familjes së nipit që kishte falimentuar. Në vitin 1870 veprat e Flauberit u bë shembull për ata që quheshin shkolla e re e shkrimtareve natyralistë, nën moton veprat letrare paraqesin realitetin, por romancieri nuk duhet të gjykojë, të mësojë, të shprehë, të moralizojë, por të qëndrojë neutral. Flauberi për veten e tij e urrente etiketimin reaslist.

 

Tags: KujteseLetersiRoman
Previous Post

Swastika, Kryqi i Thyer, nga simbol i mirësisë dhe shëndetit në logo e horrorit të Rajhut të Tretë

Next Post

Salvador Dali, kjo energjie përtëritëse estetike, kreshta e thukët e surrealizmit

Next Post

Salvador Dali, kjo energjie përtëritëse estetike, kreshta e thukët e surrealizmit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj