Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Rruga e vështirë e Shqipërisë drejt demokracisë në optikën e një gazetari gjerman

April 3, 2020
in Histori
Rruga e vështirë e Shqipërisë drejt demokracisë në optikën e një gazetari gjerman
191
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Shumë vëzhgues u habitën kur në vitin 1997 në Shqipëri shpërtheu një anarki e vërtetë dhe rendi shtetëror u rrënua. Si qe e mundur një avari e tillë tetë vjet pas rënies së murit të Berlinit?

Pas rrëzimit të komunizmit në vitin 1991 në Shqipëri brenda një dhjetëvjeçari u kryen me shpejtësi të madhe shumë procese, të cilat në vendet e Evropës Lindore kanë zgjatur më shumë se një shekull. Regjimi komunist la pas një vend të pazhvilluar agrar. Kishte edhe mbetje nga industrializimi i sforcuar shtetëror, por impiantet nuk ishin të afta të përballonin konkurrencën dhe ishin të rrënuara. E gjithë infrastruktura ndodhej në një gjendje të krahasueshme me Evropën Qëndrore të fundit të shekullit të 19-të.

Carl-Dieter Spranger, atëherë Ministër gjerman për Bashkëpunimin Ekonomik pat përshkruar me këto fjalë në radion Deutsche Welle përshtypjet e para nga një vizitë në Shqipëri në vitin 1992: „Situatat katastrofale, me të cilat ne u ndeshëm janë të pashembullta. Kjo relativizon shumëçka, që mund të hasësh, kur viziton vendet klasike në zhvillim, Afrikën dhe Amerikën Latine. Unë do t’i rekomandoja secilit qytetar gjerman të një shoqërie me mirëqënie, që mendon se duhet të kritikojë kushtet e jetesës në Gjermani, të vijë një herë në Shqipëri.“

Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës në Tiranë

Elita politike e vendit nuk kishte kurrfarë përvoje demokratike. Kishte mungesë të forcave të kualifikuara. Mungonte Knoë-hoë në të gjithë sektorët e administratës, drejtësisë, botës së biznesit, teknikës dhe medieve dhe duhej krijuar nga fillimi. Prodhimi agrar kolektiv i vendit ishte ndërprerë. Vendin e tij e zuri shfrytëzimi i tokës nga familjet dhe fshatarët e vegjël, shpesh me mjete primitive. Për shkak të kuotës së lartë të papunësisë nisi një emigrim në masë për në Itali, Greqi dhe shtete të tjera të Evropës Perëndimore, por edhe përtej oqeanit.

Spranger theksonte në atë kohë se kjo nuk mund të jetë zgjidhja për problemet e Shqipërisë. „Ne duhet t’u japim njerëzve këtu mundësinë që të përmirësojnë strukturat, t’i hapin vetes mundësi pune. Ata duhet t’i zgjidhin problemet në vendin e tyre dhe nuk mund të fillojnë t’i zgjidhin problemet në Evropën Perëndimore.”

Por më shumë se ndihma për zhvillimin ishin në rradhë të parë transferat financiare të emigrantëve, që krijuan kushtet. Shumica e njerëzve krijuan vetë një ekzistencë në sektorin e transportit, në sektorin e shërbimeve dhe në ndërtim. U krijua një industri me kapacitete të mesme, në rradhë të parë e mbështetur nga investimet direkte italiane dhe greke.

Shqipëria në tetë vjetët e parë të postkomunizmit u bë qendër te veprimtarisë së parregullt tregtare dhe ndërtuese. Në këtë mënyrë u krijuan hapësira, që u siguruan njerëzve shumë shpejt të ardhura në rrugë joburokratike. Ana tjetër e medaljes ishin ndërtimet ilegale, çpopullimi i shumë fshatrave malorë dhe lëvizja e popullsisë në vend.

Si një fenomen i veçantë i shoqërisë postkomuniste të Shqipërisë veçohet krijimi i firmave piramidale. Të ngritura në qiell nga mediat dhe politikanët e papërvojë si shans i kapitalizmit, njërëzit u gënjyen dhe futën në to kursimet për të cilat kishin punuar shumë. Deri në pranverë të vitit 1997 numri i investuesve të kapitalit u rrit papushim, të joshur nga përqindjet deri mbi 30 përqind në muaj.

Kur flluska plasi shkaktoi një revoltë të armatosur. Vendi ra për disa muaj në gjendje anarkie. Kryengritësit në Vlorë kërkonin t’u ktheheshin paratë dhe bënin thirrje për rrëzimin e qeverisë.

Presidenti Sali Berisha iu drejtua në atë kohë me këto fjalë kryengritësve. „Ne do të përdorim të gjitha mjetet ligjore, për të dënuar rebelimin e kuq dhe për të vepruar me forcë kundër rebelëve që luftojnë kundër Shqipërisë dhe demokracisë.“

Vetëm dërgimi i misionit stablizues ushtarak të NATO-s së bashku me përpjekjet për ndërmjetësim të OSBE-së mundën të krijonin kornizën për rivendosjen e rendit shtetëror dhe zgjedhje të lira, të cilat Berisha pastaj i humbi.

Zhvillimi i vrullshëm i Shqipërisë pësoi kështu vetëm një ndërprerje të shkurtër. Tirana është sot një metropol, që pulson, disi konfuze, por nga kaosi i viteve të transformacionit krijohet gjithnjë e më shumë një strukturë urbane. Berisha është kthyer në vitin 2005 përsëri në pushtet, zgjedhësit të zhgënjyer nga korrupsioni i socialistëve, e bënë atë kryeministër.

Nga : Fabian Schmidt

Tags: AlbaniaAlbert VatajArbriAtdheuBesimiBurgjetBustiDemokraciaDhjetoriDhunaDiktaturaDisiplinaDokumenteEnver HoxhaFabian SchmidtFakteFejaFjalaFlamuriForumHistori e ShqiperiseKeshillaKishaKleriKohaKombiKomentKomunistKomunizmiKujteseLevizjaLexuesLiriaLuftaMendimiOpinionPerndjekurPersekucioniPolitikeProtestaPublikRevoltaShoqeriaShqipShtetiStudentTraditaVrajet
Previous Post

Shembja e perandorisë komuniste në lindje, çfarë rrefente disidenti i dikurshëm polak, Lech Walesa

Next Post

Të bëhesh zog dhe të fluturosh me pendët e zogut të Maynard Chris ‘s

Next Post
Të bëhesh zog dhe të fluturosh me pendët e zogut të Maynard Chris ‘s

Të bëhesh zog dhe të fluturosh me pendët e zogut të Maynard Chris 's

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj