Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Besim Zekthi, shqipja që fluturoi skenave dhe qiejve të kërcimit

June 29, 2026
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Besim Zekthi, shqipja që fluturoi skenave dhe qiejve të kërcimit
1
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
Sot, më 28 qershor 2026, mbushen plot gjashtë vite nga lamtumira fizike e një prej personaliteteve më të spikatura të valles dhe kërcimit shqiptar, kësaj shtatmadhësie të pasurisë sonë shpirtërore. In memoriam për Besim Zekthin, heshtja nuk mjafton, kujtimi i tij nuk duron fjalë të zakonshme. Ai mbetet shqiponja që fluturoi mbi skenat e botës me vallen shqiptare, një emër që nuk shuhet, një dritë që nuk zbehet dhe një ritëm që nuk ndalet.
Në këtë përvjetor, ndjejmë se nuk ka vdekje për ata që jetuan përtej vetes. Nuk ka harresë për ata që trupin e bënë instrument të një kombi, që kërcyen me shpirtin në pëllëmbë të atatdheut dhe që këngës popullore i dhanë krahun e përjetshëm të lëvizjes.
Besim Zekthi nuk ishte thjesht një valltar virtuozi. Ai ishte vetë gjuha e trupit të një kombi, fjala e pathënë e historisë sonë dhe amaneti që folklori la për të mos vdekur kurrë.
Ai nuk interpretoi thjesht valle, ai i zbuloi ato në thellësitë më të egra dhe më fisnike të shpirtit shqiptar. Me çdo hap, ai ngjallte lashtësinë dhe rrethin e besës. Me çdo rrotullim, ai sillte burrërinë, peshën e gurit dhe dashurinë e tokës për bijtë e saj. Në çdo lëvizje, ai ngjan me një psalm të trupëzuar, një poemë pa fjalë, një besim të valës që përqafoi kohërat.
Nga viti 1957 deri në vitin 1990, Besim Zekthi jetoi në skenë. Ai nuk doli aty për të marrë duartrokitje të thjeshta, por për t’i dhënë kombit një formë, një frymëmarrje, një mënyrë për të thënë me krenari: “Këtu jemi, ne jemi këta!”. Në mbi 200 valle, ai u bë gdhendës i emocioneve, arkitekt i shprehjes dhe mjeshtër i ndërgjegjes sonë tradicionale.
Përtej interpretimit magjik, ai ishte krijuesi i një koreografie monumentale kombëtare. Krijimet e tij janë thesare që mbajnë firmën e shpirtit të tij të pashtershëm, “Valle e Librazhdit”, “Valle me motive të Lapardhasë”, “Dasma e Rugovës” dhe epikja “Për flamur, për atdhe”, këto nuk janë thjesht numra koreografikë, por gjurmë të një shpirti që refuzoi të zhbëhej në harresë.
Nga Azia në Afrikë e në Evropë. Në Egjiptin e lashtë të piramidave deri në Kartagjenë, Algjeri e Marok, nga Kina në Kore, Vietnam e Kamboxhia, Francë e Itali, Danimarkë e Norvegji, Suedi e Finlandë, nuk ishte vetëm harta e turneve të Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, por edhe e përfaqësimeve triumfuese të Besim Zekthit me vallen shqipe. Emri dhe vepra e tij interpretuese e shpirtit dhe energjisë ishte vërtetë një larmi shtetesh dhe skenash, ku trupa shqiptare ku ai kishte një rol të rëndësishëm është ngjitur me duartrokitje dhe ka zbritur me trofe, nderime dhe vlerësime maksimale. Kudo ai ka marrë vlerësime dhe është pritur me ovacione të publikut, i cili e ka mirëpritur vallen shqipe, lojën mahnitëse dhe larminë e gjallë të kulturës popullore shqiptare.
Në Dizhon të Francës, me “Vallën e shqipeve” dhe “Festë të madhe ka sot Shqipëria”, ai ngriti në skenë jo vetëm trupin e vet, por flamurin e të gjithëve ne. E ku tjetër vallja do të kishte më shumë kuptim, nëse jo si një gjuhë që bëhet lutje për origjinën.
Në vitin 2017, në 60-vjetorin e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, aty ku ai kishte të pleksur thellë rrënjët e shpirtit të tij, Besim Zekthi u dekorua nga Presidenti i Republikës me titullin e lartë “Nderi i Kombit”. Motivimi i asaj dite mbetet i gdhendur në histori: “Talenti i rrallë dhe mjeshtëria jote virtuoze interpretuese kanë qenë dhe mbeten jo vetëm shfaqje artistike të jashtëzakonshme, por edhe burim i pashtershëm frymëzimi për brezat e rinj të artistëve dhe valltarëve shqiptarë”.
Në çdo kërcim të tij kishte lavdi, në çdo hap kishte besë, në çdo rrotullim kishte histori. Dhe mbi të gjitha, kishte një lutje të pashprehur: që kjo kulturë të mos vdiste kurrë, që ky identitet të mos shpërbëhej në pluhurin e heshtur të harresës.
Sot, gjashtë vite pas ndarjes së tij nga kjo botë, nuk mjafton vetëm ta kujtojmë. Kujtesa duhet kthyer në detyrë institucionale dhe kombëtare. Brezat që vijnë duhet të mësojnë se Besim Zekthi nuk ishte thjesht valltar, por vetë monumenti i gjallë i lëvizjes sonë shpirtërore.
Ne duhet t’u bëjmë thirrje institucioneve kulturore që ta ruajnë, ta dokumentojnë dhe ta shpërndajnë veprën e tij, jo si një relike të mbyllur në muze, por si një pasaportë dhe amanet për një komb që ka nevojë për rrënjët e veta për të fluturuar sërish.
Ai nuk është më në trupin që vallëzonte, por jeton në kujtesën që nuk ndalet.
Ai nuk flet më me zë, por heshtja jonë e përkulur ndaj emrit të tij është fjala më e thellë.
Ai nuk fluturon më mbi skena, por është fryma që u ngre krahët brezave që vijnë.
Kjo tokë ka pasur shumë bij që e kanë ndritur. Por rrallë ka pasur një artist që përmes valles, lëvizjes dhe dashurisë së pakushtëzuar për traditën, u kthye në gur themeli të artit skenik shqiptar.
Për Besim Zekthin nuk ka lamtumirë. Ka vetëm një betim: Për të mos harruar. Për të mos e tradhtuar trashëgiminë e tij. Shqipja e valles nuk do të ndalet kurrë së fluturuari!
Tags: Albert VatajBesim Zekthi
Previous Post

Kur dy titanë përplasen në sheshxhirim, pse Marlon Brando e quajti Charlie Chaplinin “Njeriun më Sadist”?

Next Post

Mësuesi që i dha letërsisë një gjeni dhe Albert Kamy që i dha botës mirënjohjen më të çmuar se çdo Nobel

Next Post
Mësuesi që i dha letërsisë një gjeni dhe Albert Kamy që i dha botës mirënjohjen më të çmuar se çdo Nobel

Mësuesi që i dha letërsisë një gjeni dhe Albert Kamy që i dha botës mirënjohjen më të çmuar se çdo Nobel

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Shuarja e një ylli, lamtumira prekëse e Adriano Celentanos dhe Cesare Cremonini, për Michael Jackson 17 vite më parë

Shuarja e një ylli, lamtumira prekëse e Adriano Celentanos dhe Cesare Cremonini, për Michael Jackson 17 vite më parë

June 29, 2026
Një shishe me vaj ulliri dhe një bukë, të varrosura nën hirin e Vezuvit, zbulohen pas dymijë vitesh

Një shishe me vaj ulliri dhe një bukë, të varrosura nën hirin e Vezuvit, zbulohen pas dymijë vitesh

June 29, 2026
Helena e Trojës, gruaja legjendare që u ndëshkua nga fati dhe e pavërteta për 2500 vite

Helena e Trojës, gruaja legjendare që u ndëshkua nga fati dhe e pavërteta për 2500 vite

June 29, 2026
“Kush dreqin është Marilyn Monroe?”, Historia e telegramit më ironik në botë dhe sesioni fotografik që fjeti 59 vjet në arkiv

“Kush dreqin është Marilyn Monroe?”, Historia e telegramit më ironik në botë dhe sesioni fotografik që fjeti 59 vjet në arkiv

June 29, 2026
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj