Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Dashuri

Një burrë që ka ardhur për të hyjnizuar dashurinë përmes purifikimit të trupit dhe shëlbimit të shpirtit

October 24, 2025
in Dashuri, Slider, Të përzgjedhurat
Një burrë që ka ardhur për të hyjnizuar dashurinë përmes purifikimit të trupit dhe shëlbimit të shpirtit
0
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest
Nga Albert Vataj
“Çdo mashkull mund të prekë trupin e një femre, por të prekësh shpirtin e saj është një art i harruar nga kohët. Ai është i aftë të zhytë në thellësinë e saj, të ndezë flakën e brendshme që dridhet në heshtje, të shndërrojë çdo frymëmarrje në një simfoni të pafundme, ku bukuria përtej bukurisë merr formë dhe shpërthen në lot të ëmbël.” , shkruan Emily Jane.
Ky njeri është i veçantë, një qenie që mban mendje të pasur dhe shpirt të ndritshëm, zemër të bardhë dhe një qasje gati hyjnore ndaj grave. Prania e tij është si një fllad që kalon butësisht mbi sipërfaqen e shpirtit, duke zgjuar ndjeshmërinë, duke hapur portat e ndaluara të dëshirës dhe duke i dhënë liri thellësisë së emocioneve.
Ai qëndron i fortë në bazamentin e vet, i lidhur me rrjedhën e zemrës, i gatshëm të përballet me errësirën dhe dhimbjen e tij, duke e përqafuar çdo plagë të fshehur si një sekret të shenjtë. Ai ka takuar hyjnoren brenda vetes dhe e njeh atë brenda saj, dhe në këtë njohje lind një harmoni që dridhet në çdo prekje, në çdo fjalë, në çdo heshtje të përbashkët.
Ky burrë është tokësor, por gjithashtu hyjnor; është toka që mban rrënjët, por edhe qielli që përqafohet në horizontin e dashurisë. Ai ndriçon si dritë që përshkon fijët e dëshirës dhe stolis kremtet e pasioneve, duke shndërruar çdo takim në një festë të shpirtit dhe të trupit, aty ku dashuria nuk është më thjesht një ndjenjë, por një rit i përbashkët i universit.
Ai e di se nuk është këtu për t’i shërbyer vetes, por Dashurisë, për të ngritur atë në lartësitë më të pastra të transformimit, aty ku krahët e flakërimtë të pasioneve krijojnë qiellin e ëndrrave dhe realiteti shpërfaq vizionet më të bukura të përjetimit. Çdo prekje, çdo fjalë, çdo shikim bëhet një lutje e heshtur, një himn i përbashkët që kapërcen kohën dhe hapësirën.
Ndoshta nuk është ai që e keni idealizuar ndonjëherë, por është frymor, një poet i shpirtit, që kupton gjuhën e heshtjes dhe mat gjithçka me rrahjet e zemrës. Ai është aty ku nuk e shihni, por ndjesia e tij zë vend brenda jush, si një thesar që ka rënë nga qielli, një rrjedhë e heshtur dritë-shkëndijash që prek thellësitë e dëshirave tuaja dhe i bën ato të fluturojnë.
Në praninë e tij ndjeni se nuk jeni vetëm, por jeni pjesë e një ritmi më të madh, një simfonie të shenjtë të dashurisë, ku çdo frymë, çdo prekje dhe çdo emocion bëhen shenja të pafundësisë. Ai është burimi dhe pasqyra, fillimi dhe përjetësia, një njeri që ka ardhur për të hyjnizuar dashurinë, për ta kthyer atë në një përjetësi të ndarë, të përbashkët dhe të shenjtë.
Tags: Albert VatajBurriDashuriaGruajaNdjenjapasioni
Previous Post

Marie Tuci, shërbestarja që “Jetën ia dhuroi Zotit”, gruaja e vetme ndër 38 martirët e Kishës Katolike Shqiptare

Next Post

Ja pse “Business Adventures” i John Brooks është libri më i preferuar i Bill Gates

Next Post
Ja pse “Business Adventures” i John Brooks është libri më i preferuar i Bill Gates-Albert Vataj

Ja pse “Business Adventures” i John Brooks është libri më i preferuar i Bill Gates

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Fiódor Dostojevski, një shkrimtar i madh, një psikolog i pavetëdijes, një filozof i dhimbjes dhe një profet i njeriut modern

Fiódor Dostojevski, një shkrimtar i madh, një psikolog i pavetëdijes, një filozof i dhimbjes dhe një profet i njeriut modern

October 24, 2025
Irène Joliot-Curie, drita e shpirtit të nobelistes që trashëgoi rrezet e nënës dhe e ktheu shkencën në ndërgjegje

Irène Joliot-Curie, drita e shpirtit që trashëgoi rrezet e nënës dhe e ktheu shkencën në ndërgjegje

October 24, 2025
Sofia Andreyevna Tolstaya, gjenia e padukshme pas madhështisë së gjigandit të letërsisë ruse, Lev Tolstoi

Sofia Andreyevna Tolstaya, gjenia e padukshme pas madhështisë së gjigandit të letërsisë ruse, Lev Tolstoi

October 24, 2025
Historia befasuese e Hans Christian Andersen dhe rrugë e mundimshme për t’u bërë ai që njohim sot

Historia befasuese e Hans Christian Andersen dhe rrugë e mundimshme për t’u bërë ai që njohim sot

October 24, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj