Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Pano Taçi, poeti që lëvroi në një tokë prej zjarri dhe pasioni, epshi dhe dalldie

June 13, 2025
in Figura të ndrituna, Të përzgjedhurat
Pano Taçi, poeti që lëvroi në një tokë prej zjarri dhe pasioni, epshi dhe dalldie
284
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Nuk mund dhe nuk duhet të ikë ky përvjetor ndarjeje me skalitësin e zemrës prej fjale dhe përjetimi, pa një kujtesë, pa një foto, pa disa ndërmendje të bukura dhe të çiltra për poetin që jetoi poetikisht dhe shkroi poezi të guximshme, lëvroi në një tokë të djegur nga zjarri i pasionit, epshit dhe dalldisë, metaforës dhe shpirtit të shpërthyer në vargje që do ta bëjnë atë të përjetshëm.

Pano Taçi ishte dhe mbetet një nga ato zëra që nuk mund t’i marrë harresa, jo thjesht se la pas një vepër, libra, drama, kujtime, por sepse ai ishte vetë poezia në mish dhe frymë. Një zjarr i papajtueshëm me censurën e brendshme dhe atë shoqërore, një shpirt i lirë që e shkroi veten në emër të dashurisë dhe revoltës, Erosit dhe Kupidit, dhe që pagoi një çmim të rëndë për këtë liri.

Ai ishte një poet i gjallë në epokën e mungesës, një njeri që jetoi burgun si stacion kalimtar të frymëzimit dhe e shndërroi vuajtjen në dritë poetike. Poezitë e tij, si gjethe të skuqura nga pasioni, bien ende mbi letrat tona me një zë që kërkon të dëgjohet, që vjen nga thellësia e një kohe të rrënuar por edhe të ndriçuar nga krijimtaria.

Në Irlandë, emri i tij është skalitur në Bibliotekën Tragjike Botërore, krahas 400 poetëve të gjallë të këtij shekulli, një përzgjedhje që nderon jo vetëm emrin e tij, por edhe plagët dhe plagët që e bënë atë poet. Më shumë se tituj librash, ai kishte vite burgu. Më shumë se jetesë, kishte vetëmim. Dhe megjithatë, prej kësaj vetmie doli një dritë e thellë, një poezi që ndez dhe mallëngjen, që trondit dhe frymëzon.

Pas rrëzimit të diktaturës, ai mbeti një figurë e tërhequr, por jo e heshtur. Vazhdoi të shkruante, të botonte, të digjej me zjarrin e brendshëm të fjalës. Shkroi rreth 20 vëllime poetike, drama, kujtime, rrëfime nga koha e vuajtjes dhe kohës që nuk e kuptoi. Vlerësuar nga kritika si një poet i rrallë, i thellë dhe i pakompromis, Pano Taçi mori disa çmime letrare brenda dhe jashtë vendit, por më e madhja ishte dashuria për fjalën dhe liria që nuk e la asnjëherë të shuhej brenda tij.

Sot, më 13 qershor, kujtojmë jo vetëm një datë ndarjeje fizike, por një ditë të përjetimit të pranisë së tij të pashuar. Ai që shkroi për dashurinë si shpagim i jetës dhe për jetën si lëndë e dashurisë, mbetet midis nesh, në secilin varg që guxon të jetë i ndershëm dhe i dhimbshëm, siç ishte ai vetë.

Ai pati shumë miq, kohë dhe nge për shumë të tjerë. Pati admirues dhe lexues të shumtë, por ai që do të kujtohej në përvjetorin  e vdekjes së tij do të ishte miku dhe kolegu im, Qerim Vrioni, i cili e bëri atë pjesë e një serie kumtesash malli dhe përshpirtjesh gjithmonshmërie në kolanën “Një foto dhe…disa rreshta”.

Pano Taçi, foto nga Qerim Vrioni, 2003

“Një foto dhe…disa rreshta” për, Pano Taçi

Me poetin Pano Taçi (1928-2012) më njohu gjatë një përurimi libri, miku ynë i përbashkët, shkrimtari dhe redaktori, Pandeli Koçi. Emrin e Panos, bashkë me poezitë e tij i kisha hasur në shtypin letrar, kryesisht pas viteve ’90, por më tepër e kisha dëgjuar ndër biseda me poetë dhe shkrimtarë, të cilët nuk kursenin lëvdatat për artin e tij.

Megjithëse gjatë L2B, ai ishte rreshtuar si partizan me Brigadën 23 S, për shumë kohë duke filluar qysh prej vitit 1947, ai provoi burgun (agjitacion-propagandë), internimin, persekutimin politik dhe sidomos atë psikologjik, të shoqëruara me vetminë, që e trishtonte shumë. Gjithsesi, këto nuk arritën ta shtypnin natyrën e tij prej artisti-rebel. Po ashtu, ky kalvar vuajtjesh, me familje pa familje, me banesë pa banesë, nuk ia thau shpirtin. Ai ishte i shoqërueshëm dhe mjaft i mirëpritur në shumë mjedise shkrimtarësh dhe poetësh, ku përcillte kulturë, por edhe humor. Madje një Bar i njohur në Tiranë (Kafe “Europa”) nuk e lejonte fare të paguante filxhanin e përditshëm të kafesë. Miqtë e tij të shumtë i kishin ngjitur nofka të ndryshme miqësore, si, psh, Hokatar dhe tragjik njëherësh (Bejko), Pani Plak, Plak ashik e qejfli, rebeli i përjetshëm, këngëtari i vetmuar i dashurisë etj.

Në vitin 1963, u bë gati për botim përmbledhja e parë poetike e Panos me titull “Ura e ylberit”, por për mospërputhje me vijën e kuqe ideologjike të kohës, u kthye në karton e pak më vonë shërbeu si corpus delicti për dënimin e tij, sërish me akuzë politike, të vitit 1964. Vetëm pas rrëzimit të diktaturës, ai doli para lexuesve me rreth 13 vëllime poetike si, “Poezi të zgjedhura”, “Blerim i thinjur”, “Hukama e Venusit”, “Dhe vdekja do paguar”, “Sa pak qiell”, “Lakuriq”(eros) etj. Pano Taçi lëvroi edhe dramën, fabulën dhe përrallën. Gjithsesi, ai mbetet një nga poetët më të shquar në lëvrimin e poezisë kushtuar bukurisë së femrës, sidomos në aspektin erotik. Një nga poezitë me rezonim të theksuar bashkëkohor është ajo me titull “Populli im vulëhumbur”….

Atë mbrëmje shkurti të vitit 2003, po pinim kafe bashkë me të tjerë tek Bar “LUX”, poshtë Bibliotekës Kombëtare, por edhe duke dëgjuar Panon të lexonte disa poezi erotike të një libri të sapobotuar brenda të cilave gëlonte edhe humori. Natyrisht, leximi shkaktonte edhe të qeshura të shumta, por poeti i mbante të tijat të fshehura nën buzë, atij i qeshte shpirti kur kënaqte të tjerët.

Në një nga ato çaste e fotografova… përfundon, Vrioni

Kanë thënë për pano Taçin

Dritëro Agolli: Një pemë kopshti e veçantë

Pano Taçi është poet origjinal, poet që vetëm ai mund të jetë i tillë. Në pemët e kopshtit të poezisë, Pano Taçi ka pemën e tij të veçantë, që nuk ngatërrohet me pemët e tjera. A ka gjë më të mirë se kjo? Duke vështruar nga të gjitha anët metaforën vuajtjes dhe të qëndresës, mund të zbulosh një element të çuditshëm të Pano Taçit, që është karakteristikë e poetëve të mëdhenj. Ky element është përqeshja e vuajtjes, humori mbi këtë vuajtje: Koka ime e kositur,/ Si aerodrom me tre viza,/ Mbi tri kodra bërë nga shkopi,/ Ulen si avionë tri miza…

Xhevahir Spahiu: Fjalë njeriu për njeriun, mbi e nën dhê

Gjendje dhe gjetje të mirëfillta poetike; shumë pikëllim dhe pak shpresë; hove të fundme dashurore në pleqëri të thelle, – ja ç’na kumton me një thjeshtësi prekëse poeti endacak Pano Taçi, të cilit si burgu, si pasburgu, ia mpakën por s’ia mplakën dot shpirtin rebel dhe ndjeshmërinë thuaj serembiane. Humbellat e dhembjeve dhe ritmi i valëve të një jete të trazuar të pikin në zemër dhe të bëjnë të mendosh se njeriu nuk është një ishull i vetmuar: fati i tij është pjesë e fatit të të gjithëve. Fjale drithëruese, pagëzim gazavaji . Fjalë njeriu për njeriun. Mbi e nën dhê.

Isuf Luzaj: Të paskëshe lindur i huaj!…

Pak herë në jetë më ka bezdisur loti, si për fëmijën tim, miq shokë, dashamirë, atdhe dhe popullin tim, siç më dogji faqet e rrudhura dhe më kripi buzët memece, duke lexuar librin poetik “Blerimi” të Pano Taçit. Të paskëshe lindur italian, emri yt do të udhëtonte nëpër shekuj me Silvio Pelliçon dhe Giacomo Leopardin; austriak me Rilken; anglez me Miltonin; spanjoll me Calderonin; argjentinas me Borges; kilian me Neruden; francez me Hygo, La Martin, Musset; amerikan me Frostin. Jam i sigurt se figura jote do të udhëtonte kohët nëpër enciklopeditë euro-amerikane.

Luljeta Lleshanaku: Një libër i përthyer në të gjitha faqet!…

Mik dhe vazhdues i Lasgush Poradecit, përpiqet të ruajë timbrin e ëmbël, ritmin e qartë si pikat e shiut në çatitë e orëve të vona në shkurt. Megjithatë, poezia e tij s’është kurrë krejt e qetë, ajo është fërkim dy gjendjesh, dy rrymash, të cilat shkojnë në drejtime të kundërta të një barke të madhe, me dallgët që shkojnë në drejtim tjetër, dy resh me ngarkesa të kundërta, një rrufe e thatë që shpon qiellin si nepërka e etur në gusht.

Duke lexuar poezinë e Pano Taçit kemi shfletuar dramën e njeriut të ndershëm, ku te gjitha fletët janë të përthyera në skaj, si cepa të kujtesës, ku të gjitha fletët janë dëshmitare, janë të domosdoshme si brinjë të kafazit ku u përmbyll për aq kohë ai.

Vath Koreshi: Pas heshtjes së tij olimpike

Një libër i Pano Taçit është një bashkëbisedim i shkujdesur me të, një rrëfim me zemër në dorë për shtegtimet e shpirtit të tij. Është vështirë ta ndash Pano Taçin njeri nga Pano Taçi poet. Domethënë gjithë ndërtimin e tij fiziko-shpirtëror, heshtjen e tij, ngrysjen e vetullave si për të fshehur xixëllimën e syve, një brengë të tijën, të kushediseçfarët e të përhershme që gjendet prapa heshtjes olimpike, por edhe para romuzit, shakasë së beftë dhe natyrës së tij prej bohemi.

Sadik Bejko: Ai ishte një mrekulli, hokatar dhe tragjik njëherësh

Pano Taçi është një mrekulli si poezi dhe si fenomen. Ai, mbas sa e sa vitesh te burgut dhe te internimit, ruan vitalitetin e shijes së jetës, ruan të gjallë një vijimësi nga poezia e Lasgushit dhe e Ali Asllanit. Hokatar dhe tragjik njëherësh, ai nën pamjen e një plaku ashik e qejfli, mik i tavolinave e i rrugëve, përherë buzagaz, sjell një përvojë të madhe e të thellë të njeriut që u ka kaluar vuajtjeve mespërmes.

Nehat Sopaj: Klasiku i fundit

Vazhdues i drejtpërdrejt i poezisë së Lazgush Poradecit, Pano Taçi është mjeshtër i gjuhës shqipe. Në gjithë poezinë e tij, ai është klasiku i vetëm i gjallë.

Visar Zhiti

Pano Taçi e pranon me zemër të hapur humorin miqve, bën vetë humor, me një buzëqeshje njerëzore, të padhëmbë, sikur t’i ketë hequr asaj cinizmin, gjithë dritë të butë, por që në brendësi ka dhimbje dhe një dëshpërim të përmbajtur, vetëm të tijën.

Edmond Tupja: Shpirtbukur në Parajsë

Vdiq Pano Taçi, rrugaçi, i pabinduri, margjinali, outsider-i, vulëhumburi dhe vetvetegjeturi, i pafati e dhimbjelarti. Edhe sikur Parajsa të mos ekzistonte, do të ishte e nevojshme të shpikej vetëm për atë, poetin e mallkuar, e ndaluar, grushtshtrënguar, zemërmjaltë e shpirtbukur… Botuar në “Dita”

 

Poezi nga Pano Taçi

Jetë morri

Kur tokës, iu zvarrita si morri mbi kurriz,

poshtë këmishës me arna më gjeti mua;

tek kruhej, kur pickoja e bëja ta gudulis,

më zu e me gaz më vuri mbi thua.

 

Bëri të më shtypte, e s’më shtypi dot.

lëkurën koha ma kish bërë prej guri.

morr i uritur, kyçur në qeli të ndotë

bënë çmos të ma shtronte lëkurën druri.

 

E tani, morr i plakur, them të bëj gjumë.

e ç’lëkurë me plagë që kisha tej i hodha.

poshtë këmishës së tokës, u lodha shumë,

më shumë se ç’duhej, nëpër zhele u lodha.

 

Do shtrihem t’i kyç sytë e mi të vrarë,

nga pagjumsia. Do fle pa andralla.

kujdes, mos më zgjoni nga gjumi me të qarë

se loti do m’i djeg të lodhurat kokalla.

 

Kujdes, ngrihem e ju tremb vurkollak

si skelet golle pa asgjë përbrenda.

të tjerë shushunja tokës i pin gjak,

unë q’e giciloja të qeshte, iu rënda.

 

Si morr pa ngjyrë që zvarë, zvarë shkon

nën këmishën e palarë të tokës, ku më vunë

te sqetulla e saj ku djersa i kutërbon,

më bëri të jetoj me përdhunë

nga që e bëja të kruhet.

Do shkoj të shtrihem të bëj gjumë

O soi im i morrit, u lodha shumë,

më shumë se ç’duhet.

 

Duke gicilisur tokën plakë:

kam cimbisur helm e jo gjak.

 

 

Demokraci

 (Fragment poeme)

 

Me plagë dje,

me plagë sot.

I tharë pa vlagë.

Po nesër, përsëri

me plagë?

 

Mu rrudh ky shpirt që mu ndeh si flatër

gjithë plagë mbi Shqipërinë

me ankthin e kaltër.

 

Ç’të them për demokracinë?!

E gjeta, a më gjeti

me gurin e Sizifit mbi shpinë?

Tek bëra të çaja dallgë vrotometi,

më  erdhi kofini pas të vjeli

varur në hallka çengeli.

………………………………………

 

A, nuk di…,

më ke pritura apo të kam pritur

demokraci?

Në derë të shoshoqit kush ka trokitur

i pari nga ne të dy?

Me ç’shoh jemi të papërgatitur

Si unë, si ti, të bëjmë dashuri…

 

………………………………….

Me ç’shoh se për varr mu bë deti

e ëndrrat mu rrudhën,

më bëhet se për te njëri-tjetri të dy,

kemi humbur udhën.

………………………………………

Ku janë vetëtimat

e qiellit të kafkës?

Ku janë bubullimat?

Po krahët e çafkës,

që çajnë tallazet e detit të trazuar?

Deri kur, o tru i bekuar

o ti mendje nur;

Ti e Unë

në gjumë

deri kur?

 

A thua zemrat

janë bërë gur?

Të flas ty, moj demokraci,

në të pëlqen të derdh lot;

ti qenke e sëmurë

dita që pres është larg…

Me plagë dje, me plagë sot,

po nesër, përsëri me plagë?

 

Ka a s’ka Zot?!

 

Në mëhallën e qenve

 Te bregu i lumit dhomën ma dhanë,

Me mëhallën e qenve zabërhanë,

Streha ku rroja dhunshëm m’u prish,

Që ditën e parë kur qentë më panë,

m’u sulën të më hanë,

U ngjaja kockë pa mish.

 

I thashë komshiut rom, si ta bëj zap

Këtë shpurë qenësh të babëzitur,

Që më bëjnë t’ia mbath me vrap

Tek turren të më hanë, të uritur?

 

Arixhiu më tha: Gaxho, të shpëtosh

Një torbë me kocka bli në pazar,

Si mik shpërndajua që t’i lezetosh

E do shohësh se do gjesh karar.

 

Bëra romi siç më tha,

Një trastë me kocka çdo ditë blej,

Sa më shohin bishtin tundin ata,

E unë dashurinë ua ndiej,

Si plak zabërhan më mbajnë për vëlla.

 

Tanusha

”E, unë Tanushën vetë e kam pa”

 

-nga Eposi-

… … … … … … …

E ndezur prush,

 

Te bregu i lumit hapin e shtriu.

Kur pa, që s’e shihte askush:

U çvesh, e pylli psherëtiu.

 

Rrobat i la aty përreth.

Diellit i plasi syri.

Vala e lumit u rrënqeth,

Kur Tanusha cullak i hyri.

 

I fshehur rri Zoti përflakur nga malli

Pas brekëve qëndisur me lule,

Që i la Tanusha te zalli.

 

E, unë djalli,

Shikoja si lahej berbecule,

Pas trungut të dardhës, tek rrija atje,

Duke mbajtur me dorë zhulkat prushore,

Se mos binin përdhe,

Dardhat e mia hënore…

 

Një lot

 

Një lot, oh, e desha një lot,

Syu të ma pikojë tatëpjetë,

Rrudhës së faqes së ftohtë

Mbi buzën time të zbehtë.

 

Në bie si hënë e plotë,

E pi për raki të sertë.

 

 

Pordha

(Fragment poeme)

 

Them t’ia marr këngës me pordhë,

Skamjen vetes bëj t’ia qaj,

Të luftosh për një copë krodhë,

Haj e zeza jetë, haj.

 

Buçet pordha në Kuvend.

Pordha blu e pordhë e kuqe,

Një bythë e hedh gjithë shend,

Tjetra një fëndë thuthuqe.

…………………………………….

Në Pazar ku shiten pordhë,

Pordhë që na tymos bytha,

Medet shpresat ç’na i vodhë,

Pordhë e fëndë që të gjitha.

 

Është koha vidh të vjedhim

Pasurohesh me mashtrim,

Pirdh, moj bythë, që të pjerdhim,

Gjyqet që s’kanë mbarim.

 

Ç’është ky popull që me pordhë,

Bën ta thotë të shkretën fjalë?

Dyshas ia presin me kordhë,

Pa zë pordha që t’i dalë.

 

Kur s’ka ç’ham, o Zot pa bythë?

Ti njerinë ta kishe bërë,

Ç’pret, nga një tapë na hidh,

Që t’ia vëmë bythës në vërë.

……………………………………

Tani, Zot, bythës dëgjoja,

Pordha pordhën s’e merr vesh,

Pirdh nga poshtë e pirdh nga goja,

Fëndë e pordhë u bën përshesh.

 

Se me ç’dihet jeta vetë,

Na qenka një pordhë e madhe,

Për ç’më heq ky shpirt i shkretë,

Me pordhë bëj t’i zbus ca halle.

 

Me ç’po bëj një jetë murgu,

Askush s’më troket në derë,

Bëj ta hedh një pordhë burgu,

Prapanica fëndë ma nxjerr.

 

Bythën time që s’zë tule,

Me shqelm fati tej ma hedh,

Ç’e shtyj jetën me fasule,

Më pëlqen mbi gjemb të pjerdh.

 

Bëj t’ia qaj dhimbjen brengës,

Për kadastrën myk të vjetër,

T’i bësh pordhën hipotekës,

Kur për zot të del një tjetër.

……………………………………..

Ç’u pordh dje dhe ç’pirdhet sot,

Turmë e pjerdhur ia fut kot,

Ç’presim ne për mbarë, o Zot,

Pirdh ta pjerdhim këtë botë!

 

Pirdh të pjerdhim, o vëlla,

Me që mendja po na lot,

Ç’pjerdhim ne si fukara,

Populli pordhës ia fut kot.

 

Tiranë,  korrik 2008

Tags: 13 qershor 2012Albert VatajDashuriDritëro AgolliEdmond TupjaErosIsuf LuzajLibratLuljeta LleshanakuNehat SopajPano TaçiPoetiPoeziQerim  VrioniSadik BejkoVath KoreshiVisar ZhitiXhevahir Spahiu
Previous Post

Dhe… për një çast, kufijtë e trupave tanë shndërrohen në frymë

Next Post

Albert Kahn, filantropi që shkroi me ngjyra historinë e botës dhe të Shqipërisë

Next Post
Albert Kahn, filantropi që shkroi me ngjyra historinë e botës dhe të Shqipërisë

Albert Kahn, filantropi që shkroi me ngjyra historinë e botës dhe të Shqipërisë

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
Albert Kahn, filantropi që shkroi me ngjyra historinë e botës dhe të Shqipërisë

Albert Kahn, filantropi që shkroi me ngjyra historinë e botës dhe të Shqipërisë

June 12, 2025
Pano Taçi, poeti që lëvroi në një tokë prej zjarri dhe pasioni, epshi dhe dalldie

Pano Taçi, poeti që lëvroi në një tokë prej zjarri dhe pasioni, epshi dhe dalldie

June 13, 2025
Dhe… për një çast, kufijtë e trupave tanë shndërrohen në frymë

Dhe… për një çast, kufijtë e trupave tanë shndërrohen në frymë

June 6, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj