Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Njihuni me Marilyn vos Savant, gruan më zgjuar në botë, shpallur nga Guinness Book of World Records

August 22, 2025
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Njihuni me Marilyn vos Savant, gruan më zgjuar në botë, shpallur nga Guinness Book of World Records
70
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Bota e dijes, për shekuj me radhë, pretendohej si një kështjellë e pushtuar nga meshkujt, një fron ku vendoseshin vetëm ata që historia dhe shoqëria kishin pajisur me autoritet. Por ja që erdhi një grua për ta përmbysur këtë mit, për të dëshmuar se drita e mendjes nuk njeh gjini, se gjeniu nuk ka kufij biologjikë, dhe se shpirti i femrës është po aq i gatshëm të ngjizë ide dhe vizione që tronditin botën. Ajo dhe simotrat e saj, duke sfiduar një univers të dominuar nga meshkujt, treguan se gruas nuk i mjafton vetëm roli i amvisës e i nënës, por se ajo mund të jetë edhe mendimtare, shpikëse, krijuese, madje gjeni.

Një nga këto gra është Marilyn vos Savant, e cila mban rekordin e IQ-së më të lartë të regjistruar ndonjëherë: një shifër marramendëse prej 228, që tejkalon pa mëdyshje Einstein-in, Hawking-un e Musk-un. Dhe megjithatë, paradoksi i jetës së saj nuk qëndron vetëm në lartësinë e mendjes, por edhe në përbuzjen dhe talljet që ajo ka duruar, thjesht pse guxoi të mendonte ndryshe.

Marilyn lindi më 11 gusht 1946 në St. Louis, Missouri. Që në fëmijëri, ajo shfaqi shenja të një intelekti të pazakontë: në moshën 10-vjeçare kishte lexuar të gjithë Encyclopedia Britannica dhe ishte në gjendje të memorizonte libra të tërë. Por në një botë që ende shihte tek vajza një krijesë të destinuar për heshtje e nënshtrim, dhuntia e saj nuk u pa si dhuratë, por si një kuriozitet i padobishëm. “Askush nuk i kushtoi shumë vëmendje, kryesisht sepse isha vajzë. Dhe unë e pranova këtë,” kujtonte ajo me dhimbje.

Shkolla e zakonshme, universiteti i lënë përgjysmë për të ndihmuar në biznesin e familjes, një jetë që rrezikonte të kalonte në harresë. Por fati e priste. Në vitin 1985, ajo nisi të shkruante për revistën Parade, në rubrikën “Ask Marilyn”, ku iu përgjigjej pyetjeve mbi matematikën, logjikën, filozofinë dhe kuriozitete të jetës së përditshme. Aty, gjenialiteti i saj mori formë publike.

Por fama u shoqërua edhe me një furtunë. Në vitin 1990, ajo u gjend në qendër të një polemike të bujshme për shkak të Problemit Monty Hall. Marilyn guxoi të thoshte se lojtari duhet të ndërrojë zgjedhjen për të rritur shanset e fitores, një zgjidhje matematikisht e saktë, por e pakuptuar nga turma. Mbi 10,000 letra i mbërritën, shumica prej tyre plot ironi e mllef, madje edhe nga profesorë e akademikë që e quanin të gabuar. Por koha i dha të drejtë: simulimet, eksperimentet dhe deri te emisioni MythBusters provuan vërtetësinë e saj. Ishte triumfi i logjikës mbi dogmën, i guximit mbi konformizmin.

Marilyn u martua me Robert Jarvik, shpikës i zemrës artificiale Jarvik-7, dhe vazhdon të jetë një zë i fortë për mendimin kritik, për fuqinë e arsyes dhe për pavarësinë intelektuale. Ajo shpesh ka shprehur zhgënjimin e saj me sistemin arsimor amerikan, duke e akuzuar se ngufat mendimin e lirë dhe krijues.

Historia e saj nuk është thjesht biografia e një gruaje me IQ rekord. Është rrëfimi i një udhe të mundimshme, ku gjenialiteti nuk u përkul përpara talljes, ku intuita triumfoi mbi skepticizmin, ku një grua dëshmoi se arsyeja është universale, dhe mendja femërore është po aq yll ndriçues në qiellin e dijes.

Marilyn vos Savant mbetet një figurë frymëzuese për të gjithë ata që besojnë te forca e mendimit logjik, kuraja e së vërtetës dhe bukuria e inteligjencës njerëzore që sfidon çdo paragjykim.

Tags: Albert VatajGuinness Book of World RecordsMarilyn vos Savant
Previous Post

Arti mesjetar i libërlidhjes shpinë për shpinë, kur fjala u bë krahë dhe “fluturoi”

Next Post

Zbukurimet e rrobave të fëmijëve me kopsa, monedha, etj, dhe kuptimi bestyt dhe spiritual

Next Post
Zbukurimet e rrobave të fëmijëve me kopsa, monedha, etj, dhe kuptimi bestyt dhe spiritual

Zbukurimet e rrobave të fëmijëve me kopsa, monedha, etj, dhe kuptimi bestyt dhe spiritual

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Derinkuyu në Kapadokia, qyteti nëntokësor që sfidon imagjinatën dhe e bën historinë të marrë frymë në thellësitë e tokës

Derinkuyu në Kapadokia, qyteti nëntokësor që sfidon imagjinatën dhe e bën historinë të marrë frymë në thellësitë e tokës

September 14, 2025
Evi, Circa magjistare që magjeps Odiset e poezisë me zërin dhe shpirtin magjepsës, në ishullit EuroStar FM 94.4 MHz

Evi, Circa magjistare që magjeps Odiset e poezisë me zërin dhe shpirtin magjepsës, në ishullit EuroStar FM 94.4 MHz

September 14, 2025
Prof. Wilfried Fiedler, albanologu gjerman që e blatoi jetën në shërbim të gjuhës shqipe Albert Vataj

Prof. Wilfried Fiedler, misionari i albanologjisë dhe ndërtuesi i urave mes kulturave

September 14, 2025
Fotografi Shkodran Angjelin Nenshati gjate nje momenti pune ne studion e tij

Angjelin Nënshati, fotografi shkodran që ju dha sfidës për të mundur harresën me kujtesën e pashpërbëshme të imazhit

September 13, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj