“U kput si nji lule”, m’tha bashkëshortja, n’prehnin e t’cilles nana jeme u fik, sot 6 vite t’shkume. S’ju idhnova luleve, edhe pse nana lule shkoi, plot aromë e hir, n’nji stinë lulesh e lotësh. Fundja s’ma kishin fajin lulet pse nana vendosi me ik, me shku si nji lule e kputun.
E tash?!
Ajo nuk asht ma, ka 7 vite. Lulet njejt çilin prap, e njisoj na dehin me bukuri e me aromë, tue m’kujtu nanën.