Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

Tmerri ngjethës dhe sytë përgjërues në “Dita e Fundit e Pompeit” të piktorit rus, Karl Bryullov

June 11, 2024
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
Tmerri ngjethës dhe sytë përgjërues në “Dita e Fundit e Pompeit” të piktorit rus, Karl Bryullov
85
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Nuk mund të mos jesh i trishtuar, të mos pësosh një sulm makthi, ndërsa përcjell tragjizmin e kësaj dite në sytë e atyre personazheve, të cilat piktori rusa i ka jetësuar për të krijuar, dhe dhuruar botës së artit, një tablo që të shtang, një kanavacë që lëviz në kohë dhe vërshon në dhimbje, një pikturë që ka kaq shumë sy të çakërdisur, lutje përgjëruese dhe lot. Një fund që mishëron tmerrin e gjithëkohjeve dhe që pulson në gjakun e njeriut, i cili duke u dorëzuar shpërfaq me një ndjesi të thellë dhe shpuese, gjithë atë barrë dhimbje dhe frike. Edhe sot zjarri i atij Vezuvi që varrosi në hi dhe magmë, Pompei, lexohet kaq i qartë dhe ndjehet kaq i dhimbshëm, përmes dramacitetit që rusi Karl Bryullov ngjizi këtë moment të mbetur fakt historik dhe dëshmim arkeologjik.


“Dita e Fundit e Pompeit” është një pikturë e madhe në kanavacë dhe më e rëndësishmja e realizuar nga artisti rus Karl Bryullov, në periudhën ndërvitase, 1830-33.
Bryullov vizitoi vendin e Pompeit në vitin 1828, duke e bërë skica të shumta që pasqyrojnë ngjarjen e përbindshme të vitit 79 CE, kohë kur shpërthimi Vezuvit solli fundin, jo vetëm të një qyteti, por të një dëshmie të jashtëzakonshëm qytetërimi, që u varros në hirin dhe llavën e shpërthimit.


Kanavacë e përfunduar u ekspozua spariherë në Romë, për të patur një shqyrtim marramendës të kritikëve dhe pas kësaj u transportua në Paris, për t’u shfaqur në Luvër.
“Dita e Fundit e Pompeit” -1830-33 është vepra e parë artistike ruse që shkaktoi një interes të tillë jashtë vendit. Ajo lindi nga një poezi antologjike nga Aleksandër Pushkin, dhe frymëzoi romanin jashtëzakonisht të suksesshëm, “Ditët e fundit të Pompeit” nga Edward Bulwer-Lytton, i cili e pa atë në Romë.


Një tjetër autor britanik, Sir walter Scott, deklaroi se nuk ishte një pikturë e zakonshme, por një epikë me ngjyra. Tema është klasike, por trajtimi dramatik i Bryullovit dhe përdorimi bujar i chiaroscuro-s, e bëjnë atë më të avancuar nga stili neoklasik. Në fakt, “Dita e Fundit e Pompeit” ilustron shumë nga karakteristikat e Romantizmit, pasi ajo manifestohet në artin rus, përfshirë dramën, realizmin e shkaktuar me idealizëm, rritjen e interesit për natyrën dhe një dashuri të zellshme për subjektet historike.


Komisioneri, Princi Anatole Demidov, ia dhuroi pikturën Nikollës I të Rusisë që e shfaqi atë në Akademinë Perandorake të Arteve, për udhëzimet e piktorëve të rinj. Për të paraqitur pikturën në një audiencë më të gjerë, kanavaca u transferua në Muzeun Rus për ceremoninë e hapjes së muzeut në vitin 1895.
Karl Bryullov përfshiu në këtë tablo edhe veten, të cilën e vendosi në një kënd të sipërm të majtë të pikturës, nën shkallët e rrëpirave, një nga disa përqendrimet në imazh, por jo edhe aq lehtë për tu identifikuar. Kjo pikturë jo vetëm ishte e para dhe më e diskutuara e artistëve rus në arenën e madhe të kritikës së artit dhe galeritë preztigjoze të botës, por ajo është ndoshta e vetmja që arrin të përcjellë me vërtetësi tragjike një nga ditët më të makthshme të historisë së botës, siç ishte ajo e fundit të Pompeit.
Albert Vataj

Tags: Albert VatajDita e Fundit e PompeiKarl Bryullov
Previous Post

Edi Rama: Ibrahim Rugova, ati themelues i Kosovës së lirë

Next Post

Agron Luka, fiket nji tjetër dritë dijeje e Shkodrës, kputet zani që bani me folë heshtjen e kohnave

Next Post
Agron Luka, fiket nji tjetër dritë dijeje e Shkodrës, kputet zani që bani me folë heshtjen e kohnave

Agron Luka, fiket nji tjetër dritë dijeje e Shkodrës, kputet zani që bani me folë heshtjen e kohnave

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj