Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Poetja Life Hasaj, sjell romanin “Martini”, si sprovën sfiduese

June 4, 2024
in Autorë, Slider, Të përzgjedhurat
Poetja Life Hasaj, sjell romanin “Martini”, si sprovën sfiduese
8
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Albert Vataj

Kapërcimi në një tjetër qasje komunikimi krijues, për një poet është po kaq e natyrshme sa ç’është mënyra se si vargëzuesi i përjeton shpirtërisht realitetin dhe ngulmon të bëjë një auditor më të gjerë pjesë të ëndrrës së tij. Me vitet nevoja për të rrëfyer, ndoshta në një mënyrë më lineare, më të atypëratyshme dhe të drejtpërdrejtë, shtyn edhe poeten Life Hasa, jo të braktisi poezinë, por t’i drejtohet romanit në një nevojë të ngutshme për sprovë.

“Martini” është një rrëfim dhe përjetim dramatik i ëndrrës evropiane të pas viteve ’90. Kjo tematikë edhe pse është e lakuar, Life Hasaj ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale dhe me nota tejet të tendosura në aspektin emocional, për ta trajtuar nën një optikë përjetuese për përfshirëse. Ëndrra e madhe e botës së lirë, e personazhit të “Martini”-t është një realitet plot peripeci dhe të papritura, dhimbje dhe dashuri, luftë dhe përpjekje. A nuk është edhe jeta një tërësi e dramacitetit e dalë nga ky përkufizim, Life Hasaj jetëson te personazhi i këtij romani gjithë Odisene e të rinjve dhe të rejave, të cilët guxuan të luftonin për një botë, e cila edhe pse ishte e huaj, do të mund të shndërrohej në një realitet që shpërblen ata që sfidojnë, ata që kërkojnë nga vetja, ose për të fituar gjithçka, ose për t’i humbur të gjitha. Ndonëse vitet kur zhvillohen ngjarjet e romanit kanë mbetur pas në kohë, të riardhura përmes fuqisë ndijuese të rrëfimit të poetes, ky dëshmim është çdoditshmëria e të rinjve dhe të rejave, të cilët ende e kanë të pamundur të gjejnë ëndrrën e tyre në truallin e amaneteve të të parëve. Ata ende ikin, të tjerë kthehen, por ende ikja mbetet alterativë për ata që guxojnë të përmbushin ëndrrën diku ku nuk vritet ajo.

Romani “Martini” është një epikë përpjekjesh njerëzore, mishërim i ngadhënjimit mbi pengesat dhe vështirësitë që i kundërvë fati të rinjve, atyre që patën ëndrra dhe besuan me gjithë zemër te realizimi i tyre.

Faqe pas faqeje në këtë roman arrin të përcjellësh me një fuqi shprehëse atë shpirtje që lexon realitetin e Martinit dhe botës që rrethon atë. Gjithëky realitet njerëzor i kryepersonazhit të romanit është në një farë mënyre edhe jeta e çdo tjetër personazhi që hyn dhe del në këtë skenë të përcjellë me vërtetësi dhe sinqeritet, thua se Life Hasaj po rrëfehet, e jo po përpiqet, që përmes një narrative të krijojë situata trillane dhe episode të vendosura për dekorim të sfondit të realitetit.

Është kjo vërtetësi, kjo tejdukshmëri e botës së brendshme të Martinit dhe gjithë atyre që shfaqen dhe faniten në rrugëtimin e tij drejt një fati, që ka vendosur ta zgjedh ai, se cilës reale i përket dhe sa duhet luftuar dhe si mund të ngadhënjyer. Sepse në fund të fundit jeta çdonjërit prej nesh, ndoshta edhe e vetë autores, ka kaluar përmes peripecish dhe befasishë, që kanë vënë në sprovë karakterin dhe personalitetin. Është kjo përditshmëri dhe kjo ëndje për të shkuar përtej së mundshmes, ajo që e çon personazhin në skenë që ndryshon në mënyrë të vazhdueshme.

Tjetër veçori që spikat në romanin e Life Hasës është edhe poetika e rrëfimit. Ndoshta poetja tek ajo e vesh narrativën me një dritë të shkëlqimtë shpërfaqjeje dhe përjetimi, si për ta mbushur tregimtarin me një zë më lajkatues. Kjo i vesh gjithë pasazhet me një joshje rrëfimi. Ta çlirosh shkrimtarin nga mbushja me ditëpërditën e betejave të vështira dhe misioneve të pamundura.

Ardhja e një libri është padyshim një ngjarje në jetën artistike. I tillë është edhe ky ballafaqim me lexuesin i autores nga Malsia, Life Hasaj, e cila shquhet për përgjegjësi dhe maturi në çdo sprovë për komunikim krijues në një të sotme ku beteja për territore dhe admirues është e ashpër. Ajo i ka besuar talentit dhe përvoja gjithashtu ka qenë dhe është për të një garanci suksesi. E njeh dhe e vlerëson lexuesin si për kërkesat ashtu edhe për pritshmërinë që ka ai për secilin autor. Është kjo përgjegjësi dhe ky pasion, ky obligim krijues që kësaj here e sjell Life Hasajn me roman, i pari i kësaj gjinie për të.

“Martini” është romani, me të cilin i drejtohet së fundit lexuesit, poetja dhe prozatorja, Life Hasaj. Emri i saj për lexuesin e Malsisë së Madhe, për Shkodrën dhe jo vetëm, është tashmë një identitet krijues që përfaqëson vlera.

Tags: "Martini"Albert VatajLife Hasaj
Previous Post

“Topkapı”, Kamë Emerald, e njohur ndryshe njohur si Kamë me kohë ose Kamë e Emerald, ose Kamë e Nadir Shahut

Next Post

Tintoretto, “I furishmi” i Rilindjes italiane, piktori i kontrasteve të forta midis dritës dhe errësirës

Next Post
Tintoretto, “I furishmi” i Rilindjes italiane, piktori i kontrasteve të forta midis dritës dhe errësirës

Tintoretto, “I furishmi” i Rilindjes italiane, piktori i kontrasteve të forta midis dritës dhe errësirës

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

May 19, 2025
Trofeu i qelqtë i Eurovision, një altar i zërit njerëzor, ku arti i predikon Evropës paqe përmes këngës dhe muzikës

Trofeu i qelqtë i Eurovision, një altar i zërit njerëzor, ku arti i predikon Evropës paqe përmes këngës dhe muzikës

May 18, 2025
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 17, 2025
Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

May 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj