Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Forum

Edith Stein: “Sa më shumë të errësohet rreth nesh, aq më shumë duhet t’i hapim zemrat për dritën që vjen nga lart”.

March 30, 2024
in Forum, Slider, Të përzgjedhurat
Edith Stein: “Sa më shumë të errësohet rreth nesh, aq më shumë duhet t’i hapim zemrat për dritën që vjen nga lart”.
5
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Edith Stein, shenjtorja që vdiq në Aushvic, shkroi në vitin 1938, nga Karmeli i Këlnit: “Sa më shumë të errësohet rreth nesh, aq më shumë duhet t’i hapim zemrat për dritën që vjen nga lart”. Ky, mendimi i motrës Tereza Benedikta e Kryqit, i cili në thelbin e tij, na kujton fjalët e Papës këto muajt e fundit  Liturgjia e së Shtunës së Madhe na flet për errësirën. E edhe  për dritën. Për një errësire dhe një dritë, që shoqërojnë në mënyrë paradoksale njëra-tjetrën; dritë, që shkel edhe thellësitë e errësirës më të padepërtueshme.

Sot Kisha, në heshtje përpara Krishti Zot që vdiq në Kryq, mediton mbi “ikonën e së Shtunës së Madhe”, për kohën “e shkurtër por të pafundme” të vdekjes së Zotit: “Errësira e kësaj dite i sfidon të gjithë ata që pyesin veten për jetën, e në veçanti, na sfidon ne, besimtarët. Edhe ne duhet të ndeshemi me këtë errësirë”. Ne, si gjithë të tjerët. E ndoshta- ndoshta edhe më shumë se ata që nuk besojnë në asgjë dhe vazhdojnë dorëheqjen cinike.

Errësira, e keqja, dhimbja, i provokojnë më fort ata që besojnë në premtimin e një Zoti të mirë. Edhe sot na provokojnë, megjithëse nuk jemi në kohë lufte botërore apo kampesh përqendrimi. Edhe pse jetojmë në paqe e nuk e mbajmë mend urinë. Por është sikur ndërmjet nesh të shtrihej një gjysëmhije! Sa vështirë e kemi  të kujtojmë të mirën e përbashkët dhe shpresën e përbashkët. Duket se gjithçka është e paguar, e blerë, e korruptuar. Duket se asgjë nuk është më e lirë, apo e pafajshme. E kjo është errësirë. Jo ajo gjakatare dhe asgjësuese e kohës së luftës.

Në vend të saj, mbi ne shtrihet një errësirë ​​”e butë”, që ndonjëherë i ngjet më shumë një farse, sesa një drame; e, në këtë muzg, një krimb gërryen shpresën tonë. Një botë në të cilën njeriu nuk u beson më të tjerëve, është e errët dhe – pa i thënë gjë vetes – mendon të jetojë dhe t’i shërbejë vetëm vetvetes. Për këtë hije tonën, që nuk është tragjike, por që mbështjell, poshtëron dhe mbyt guximin, na foli këto ditë Papa, pasi kishte lexuar fjalët e Edith Stein për errësirën.

Hebreje nga lindja, në vitin 1938 pa qartë, në profecinë e kthjellët të shenjtorëve, se çfarë errësire ​​po grumbullohej në qiell dhe në tokë. E megjithatë foli për një dritë që, në atë errësirë, mund ta hapte shpirtin. Të Shtunën e Madhe Kisha ndalet përpara Jezusit, që vdiq në Kryq, ikonë e vdekjes dhe martirizimit, të cilën miliona njerëz e nderuan dhe vijojnë ta nderojnë edhe sot. “Misteri më i errët i fesë është njëkohësisht edhe shenja më e ndritshme e një shprese pa kufi” vijon të na kujtojë Edith Stein.

Ku është drita?

Po ku është drita? Aty ku nuk e kërkojmë, ku nuk duam të shkojmë: në fund të errësirës. Këtë vit, të plagosur nga vetëdija e së keqes e bërë nga burrat, siç dëshmohet nga luftërat e dhuna. Errësirë ​​dhe dhimbje, pra, në botë por edhe në Kishë. Por kjo errësirë ​​na duhet, “që të bëhemi mirënjohës për dhuratën e Zotit”, për atë dhuratë në vazo balte, e cila megjithatë është më e fortë, më e lirë dhe më e përhershme se çdo mjerim njerëzor. Dhe duket se Kisha kohët e fundit na mëson, si fëmijët, të mos kemi frikë nga errësira. Duke parë një simetri misterioze: sa më e thellë të jetë nata, aq më e madhe është pritja për agim.

Në urtinë e lashtë, Kisha e kremton lindjen e Krishtit disa ditë para solsticit të dimrit, kur dita është e ligshtë dhe e shkurtër e netët, të pafundme. Në thellësitë e errësirës, ​​kur njerëzit dridhen dhe dyshojnë, vjen drita. Sikur errësira që na shqetëson të ishte zbrazëti, apo pyetje që, më në fund, pret të mbushet me Dritën që zbret nga lart!

Tags: Albert VatajEdith SteinKujteseNjeriuShqip
Previous Post

Pesë lotët e përjetshëm të Jezu Krishtit, nga tradhtia, padrejtësia, dhuna, indiferenca dhe vetmia

Next Post

Një zemë bujare, dhe një shpirt i bukur janë ato cilësi që e fisnikërojnë njeriun empatik

Next Post
Një zemë bujare, dhe një shpirt i bukur janë ato cilësi që e fisnikërojnë njeriun empatik

Një zemë bujare, dhe një shpirt i bukur janë ato cilësi që e fisnikërojnë njeriun empatik

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj