Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Kujtesë

At Gjon Shllaku: “T’i lutemi Zotit të na japë forcë e guxim me i ba ballë martirizimit”

March 5, 2024
in Kujtesë, Slider, Të përzgjedhurat
At Gjon Shllaku: “T’i lutemi Zotit të na japë forcë e guxim me i ba ballë martirizimit”
80
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Nga Albert Vataj

Më 4 mars 1946 Gjon Shllaku, Giovanni Fausti, Daniel Dajani, seminaristi Mark Çuni (27 vjeç) dhe të rinjtë Gjelosh Lulashi (21 vjeç) e Qerim Sadiku (27 vjeç) u pushkatuan në të zbardhur të ditës. Kishte lind nji ditë tjetër e zezë në Shkodrën e martirëve. Ishin shue jetë të dlira prej çdo mëkati e faji. Ju dhanë amshimit, me ju rrok dritës së Parajsës së përjetësisë.

Mes drithërimës së kujtimeve, ndërmendja e asaj nadjeje fillimmarsi ka ardh tue dëshmu se rrugëtimi i fundit nga burgu deri te vorret katolike të Rrëmajve nuk ishte i gjatë, ndoshta jo ngase ishte i fundit i atyne hapave, se sa i fillimit të njasaj gjame komuniste, qi si nji re e zezë do mësynte besimin dhe shpresën. Shkuan duke këndue psalmet e shtegtarëve të popullit të zgjedhur drejt Jerusalemit. Shkuen jo si drejt vdekjes por t’lindunit n’përjetësi. Dukej se të dënuarit po udhëtonin duke pritun me padurim kapërcimin që po i çonte në ngjallje. Asnjëni prej tyre nuk dukej i trishtum. Fytyrat e tyne e kishin t’shndritun hirin e hyjt të paqes dhe dorëzimit. Syt drejtuem kah qielli ishin sy që po mbusheshin s’fundiherë me njat dritë tokësore. Në buzë u lulonin pëshpërimat e lutjeve. Ishin ma t’lumet çaste që lypen me u mbush me bekim. Komunikonin me Hyjin, naltoi, tue kërku mbështetjen dhe ndihmën e Tij në atë moment aq të vështirë dhe tue lyp falje edhe për ata njerëz qi, t’kthyer në bisha, nuk dinin më se çfarë po banin.

Te vendi i ekzekutimit i vunë në rresht, njërin pranë tjetrit. Mbasi puthën të Kryqëzuemin hyjnor, shprehën fjalët e fundit. “M’i përshëndetni miqtë françeskanë dhe të gjithë të njohurit e mi. Rroftë Krishti Mbret! Rroftë Shqipëria” – tha Atë Gjoni, për t’ia la më pas fjalën breshënisë së automatikëve.

***

“Gjon Shllaku u lind më 27 korrik 1907 në Shkodër. Djalit të Loros dhe Marë Ashtës, në pagëzim i dhanë emrin Kolë. Ende i vogël hyri në kolegjin françeskane të qytetit ku kreu filloren e gjimnazin e ultë. U krezmua më 23 maj 1917 nga Dioqeza e Shkodrës. Në noviciat në Troshan hyri ditën e Shën Françeskut, më 4 tetor 1922. Kushtet e para rregulltare i dha më 5 tetor 1923, po në Troshan. Më 13 shtator 1928 i dha kushtet e përjetshme, duke ndërruar emrin dhe duke u quajtur kësodore Gjon. Kreu shkëlqyeshëm liceun “Illyricum” dhe kursin e filozofisë në atdhe, dhe për studimet e larta u dërgua në Hollandë për teologji; siç ishte praktikë e atëhershme të dërgoheshin jashtështeti. U shugurua meshtar më 15 mars 1931. U dërgua nga Provinciali P. Prennushi që të vazhdonte studimet në Universitetin e Louvain-it, së pari në degën e shkencave dhe më tej në histori dhe filozofi. Doktoroi në Universitetin e Sorbonës në Paris (1936-1937) për filozofi, me temën “Aktualizmi i Giovanni Gentile”.

Mbas doktorimit kthehet në atdhe duke u përfshirë në trupën mësimore të shkollës që e gatiti për universitet. Pak mbrapa, posë filozofisë, mori përsipër të japë orë frëngjishteje.

I qe ngarkuar edhe drejtimi i “Djelmnisë Antoniane”, më të cilën merrshin pjesë, veç nxënësve të liceut, edhe shumë nga ish-nxënësat e gjimnazit Illyricum, të rinj, profesorë, artistë, shkrimtarë, punëtorë, zanatlinj në shenjë.

Me pushtimin italian për shkak të qendrimit antifashist u largua në Jugosllaví. Ktheu në atdhe me 13 qershor 1940, mbas shumë ndërhyrjesh. Qëndrimi i tij si antifashist vazhdoi, dhe me dukjen e ndikimit partizan dhe premisave që kishin për marrjen e pushtetit, P. Gjoni mbajti ligjërata në Kishën Françeskane në Gjuhadol.

Pas ardhjes në pushtet të Frontit Nacional-Çlirimtar, organet e pushtetit të regjimit e zgjodhën me Dom Ndre Zadejën ndër anëtarët e Komisionit të Letërsisë të Këshillit të Qarkut Shkodër. Më 14 janar 1945 u krijua Shtëpia e Artit në Shkodër ku ishte konferencier dhe në vazhdim u zgjodh anëtar i kryesisë së Frontit Nacional-Çlirimtar për Prefekturën Shkodër.

Dhjetorin e 1945 pas arrestimit të disa studentëve të Gjimnazit të Shkodrës të lidhun me seminarista papalë që kishin krijuar organizatën e quajtur “Bashkimi Shqiptar”, që i bënin thirrje kundër politikës sllave, në janar arrestuan P. Shllakun sipas akuzës që “drejtonte një grup terrorist quajtur “Dora e Zezë” që do të kryente vrasje njerëzish, lidhur me të parët e fesë muslimanë e ortodoksë”. Gjyqi i tij u zhvillua në kinemanë Rozafat së bashku me meshtarët jezuitë P. Giovanni Fausti e P. Daniel Dajani, të cilët do t’i mbronte av. Kolë Dhimitri, ndërsa P. Shllakun av. Myzafer Pipa.

E më 23 janar 1946 i erdhi “ora” për bërjen e këtyre hesapeve. E arrestuan te liceu “Illyricum” dhe menjëherë e dërguan në hetuesi e më pas në Burgun e Madh në Shkodër. Torturave barbare dhe pyetjeve sfilitëse me akuza të pabaza u qëndroi si Krishti, pa reaguar. E ndoqi besnikërisht Krishtin duke mbajtur një sjellje shembullore si frat minor i vërtetë. Gjyqi i tij, siç dëshmon Atë Zef Pllumi, kishte pamjen identike të gati dymijë vjetëve më parë që zhvillohej në rrugët e Jerusalemit. Ata që e mbështetnin atë duke menduar se kështu po mbështesnin të drejtën, do të pësojnë të njëjtin fat: avokati i tij mbrojtës, myslimani Myzafer Pipa, në seancën e tretë do të dëbohet nga salla me kërkesë të prokurorit për të pësuar pak më vonë të njëjtin kalvar e martirizim; profesori deputet Kol Prela, për dëshminë e guximshme në favor të Atë Gjonit, do të pushkatohet jo shumë më vonë. Por vendimi mbi Atë Shllakun ishte marrë akoma para arrestimit dhe prandaj ky gjyq farsë përfundoi me verdiktin me vdekje. E në këtë moment, siç dëshmon një tjetër bashkëvuajtës, Gjovalin Zezaj, Atë Shllaku nuk u trondit, por “me shumë qetësi e pranoi vendimin”, vendim i cili u miratua drejtpërdrejt nga vetë Enver Hoxha.

Gjovalin Zezaj na jep në detaje ato ditët e fundit të Atë Gjonit e shokëve të tij: “Nga data 22 shkurt e deri ditën e pushkatimit ata qëndruan heroikisht në lutje të vazhdueshme dhe në biseda shpirtërore, duke e forcuar njëri-tjetrin për hapin e fundit”. Ndërsa Terezina Harapi kujton prej familjarëve të saj që banonin afër burgut, se i dëgjonin që: “këndonin me zë të lartë këngët kushtuar Zojës, dhe mes këtyre edhe: Nëna e Tënzot e nëna jonë, ne po ta falim zemrën tonë”. E si një vërtetim ndaj këtyre dëshmive na vjen ajo e dom Tom Lacës, që u ngarkua t’u çonte Kungimin e fundit dhe t’i shoqëronte në vendin e ekzekutimit. Pasi dom Toma u paraqit te dhoma e errët e të dënuarve, i shqetësuar se si mund t’i rrëfente ashtu të gjithë së bashku, ata me një paqe të brendshme e plot guxim i dhanë të kuptonte se nuk ishte nevoja, pasi ishin rrëfyer me njëri-tjetrin.”

***

Ata sot i kujtojmë dhe i nderojmë, sepse asht në mirënjohjen e vlerës dhe veprës që ata na lanë si amanet dhe shpërblim, asht sakrifica qi atyne ju desht me ba për lartimin e besimit, e përkushtimit me devocion. Koha tue shku me turr, ndoshta e pamundëson dhe aq përuljen dhe lëvdimin e tyne, por asht e ka me mbet nji obligim për çdo gjenerat qi tue i kujtu, me pranu blatimin e shpirtrave të tyne si altar për besimet tona.

Tags: AlbaniaAlbert VatajDaniel DajaniGiovanni FaustiGjelosh LulashiGjon ShllakuMark ÇuniQerim SadikuShqip
Previous Post

Nexhmedin Zajmi, piktori i ngjyrave të gjalla dhe përjetimeve të thella

Next Post

Psikiatri legjendar Irvin D. Yalom mbi mënyrën se si e akumulojmë sensin tonë të qëllimit

Next Post
Psikiatri legjendar Irvin D. Yalom mbi mënyrën se si e akumulojmë sensin tonë të qëllimit

Psikiatri legjendar Irvin D. Yalom mbi mënyrën se si e akumulojmë sensin tonë të qëllimit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj