Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Figura të ndrituna

Dirigjenti i shquar italian, Arturo Toskanini, ekzekutuesi i kryeveprave të muzikës klasike

January 18, 2024
in Figura të ndrituna, Slider, Të përzgjedhurat
Dirigjenti i shquar italian, Arturo Toskanini, ekzekutuesi i kryeveprave të muzikës klasike
11
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Arturo Toskanini, lindi më 25 mars 1867 në Parma të Italisë dhe vdiq më 16 janar 1957 në Nju Jork, dirigjent italian me pasione dhe principe, konsiderohet si një prej dirigjentëve të mëdhenj virtuozë të gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Njeriu i bindjeve muzikore dhe politike: dirigjent i famshëm, senator i përjetshëm, i njohur për shfaqjet e tij të mrekullueshme.

Toskanini studioi në konservatorët e Parmës dhe Milanos, me synimin për t’u bërë violinçelist. Në moshën 19-vjeçare, kur luante në shtëpinë e operës në Rio de Zhaneiro, ai u thirr për të dirigjuar dhe për të luajtur “Aidën” e Xhuzepe Verdit. Shumë shpejt me talentin dhe punën e tij të palodhur fitoi famë si dirigjent jo vetëm në Itali, por në mbarë botën. U emërua drejtor muzikor i “La Scala” Milano, në vitin 1898, si dhe i Metropolitan Opera, New York City, në 1908. Ai udhëhoqi Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Nju Jorkut nga viti 1928 në 1936 dhe orkestra u shfaq në të gjithë botën, përveç atyre të Italisë dhe Gjermanisë gjatë regjimeve fashiste. Nga 1937 deri më 1954 ai drejtoi NBC Symphony, një orkestër e sponsorizuar nga rrjeti i radiove amerikane.

Toskanini u bë i njohur kryesisht për interpretimin e operave të Verdit dhe simfonitë e Bethovenit, por edhe nga ekzekutimi i mrekullueshëm i muzikës së Vagnerit. Interpretimet e tij binin në sy sa u përket hollësive të formulimit, intensitetit dinamik, si dhe konceptit të formës thelbësisht klasik. Dirigjenti i apasionuar do mbetet i paharruar në kujtesën e anëtarëve të orkestrës, i cili, edhe pse vuante nga dobësimi i shikimit, ai vijonte të dirigjonte me atë çfarë kishte regjstruar në kujtesë. Udhëhoqi artistët që punonin nën drejtimin e tij me një përkushtim, që shpesh i bënte instrumentistët ta shihnin me syrin e një idhulli.  Ishte tipike e karakterit të tij që nëse donte të bënte diçka në jetë, atëherë dëshironte ta bënte atë në mënyrë të përkryer. Gjatë kohës që drejtoi “La Scala” (“Teatri” i tij) ai reformoi mënyrën e përfaqësimit dhe asistencën ndihmëse: kërkoi ndriçimin dhe pozicionimin e saj nëpër gjithë cepat, e përshtatshme për orkestrën, drita të lehta në sallë, eliminoi galetat, ndaloi hyrjen e të ardhurve me vonesë në sallë, kërkoi unitet midis këngëtarëve, orkestrës, korit, regjisë, skenografisë dhe kostumeve. Po ashtu, publiku u edukua ta konsideronte teatrin jo si një burim argëtimi, por si një institucion i pajisur me një funksion moral dhe estetik, që depërton në jetën e shoqërisë dhe në jetën e një kulture.

Në vitin 1937 vijoi të debutojë sërish në SHBA, periudhë kur filloi të transmetojë edhe televizioni koncertet e mëdha të Maestros. Një audiencë e re dhe shumë e madhe filloi të dëgjonte muzikën e tij, duke e shndërruar kështu Toskaninin në një idhull të vërtetë, një makinë mediatike me efektivitet të rrallë. Fotografët nuk presin që anija e tij të ankorohej, duke e verbuar mjeshtrin nga farfuritjet e shkrepjeve të herëpashershme, por edhe duke provokuar, si zakonisht, ndonjë shpifje të tmerrshme. Konica.al

TRE EPISODE NGA JETA

* Në Skala të Milanos më 1925, po jepej shfaqja e “Bohemës”. Në intervalin midis aktit të dytë dhe të tretë mjeshtri Panica, që drejtonte orkestrën, u sëmur dhe e dërguan në shtëpi. Orkestra nuk po luante nga vendi. Publiku, që nuk dinte asgjë, nisi të mërzitej për vonesën. Një zotëri u ngrit në këmbë nga një poltron i bukur në plate, u drejtua në podiumin e dirigjentit, mori në dorë shkopin dhe nën drejtimin e tij orkestra filloi të luante në mënyrë të mrekullueshme.

Akti mbaroi me duartrokitje frenetike. U ndezën dritat, dirigjenti që doli nga salla ishte Arturo Toskanini.

* Kur Toskanini ishte në Nju-Jork për të drejtuar një orkestër, gjatë provave ndërhyri një këngëtare.

– Oh, thirri ajo shumë e mërzitur. Po a e dini ju që unë jam një artiste e madhe. Mjeshtri iu përgjigj:

– Rrini e qetë zonjushe se unë nuk do t’i them askujt.

* Arturo Toskanini kishte kujtesë të shkëlqyer. Ai dirigjonte pa partiturë. Një herë në Nju-Jork një violonçelist kishte prishur nga partitura e tij një batutë jo shumë të rëndësishme. Toskanini gjatë provave e ndërpreu orkestrën dhe i foli violonçelistit:

– Juve keni harruar disa nota pa luajtur.

– Jo mjeshtër, unë i kam rënë të gjitha notave që janë të shkruara.

– Ma jep ta shikoj. Violonçelisti i tregoi partiturën.

– Po nuk e shikoni? – i tha Toskanini, – këtu kanë qenë disa nota dhe janë prishur.

Tags: Arturo ToskaniniMetropolitan OperaNew York CityNjeriuShqip
Previous Post

Barbara Ehrenreich, gruaja që luftoi me kancerin e gjirit dhe i’u kundërvu diktaturës së rrezikshme të të menduarit pozitivisht, e optimizmit imponues

Next Post

Paulus Potter, i pari prej piktorëve të famshëm që trajtoi kafshët shtëpiake si subjekt kryesor

Next Post
Paulus Potter, i pari prej piktorëve të famshëm që trajtoi kafshët shtëpiake si subjekt kryesor

Paulus Potter, i pari prej piktorëve të famshëm që trajtoi kafshët shtëpiake si subjekt kryesor

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj