Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Slider

Për të mbretëruar, “Dua ta mbillni këtë farë, të kujdeseni dhe pas një viti të më sillni bimën”

October 20, 2023
in Slider, Të përzgjedhurat, Traditë, Urtësi
Për të mbretëruar, “Dua ta mbillni këtë farë, të kujdeseni dhe pas një viti të më sillni bimën”
35
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Na ishte nje mbret. Ai po plakej, dhe vendosi se i duhej të zgjidhte pasardhësin e tij. Kështu, një ditë, mblodhi të gjithë të rinjtë e pallatit mbretëror dhe i tha se pasardhësi i tij do ishte njëri prej tyre. Nuk ishte i bindur se kush e meritonte vertet ate post ndaj i vendosi ata në një provë. Secilit i dha nga një farë dhe i tha: “Dua ta mbillni kete fare, të kujdeseni dhe pas një viti të më sillni bimën.” Unë do të shikoj bimën dhe do të gjykoj se kush meriton të jetë vertet mbreti i ardhshëm.

Ndërmjet të rinjve, ishte dikush i quajtur Ling. Ai e morri farën dhe gjithë entuziazëm u nis për në shtëpi që ti tregonte nënës së tij se çfarë kishte ndodhur. Ling e mbolli me kujdes farën dhe filloi të kujdesej për të. E ujiste çdo ditë dhe priste me padurim që ajo të mbinte. Por pas disa javësh, dëgjoi të rinjtë e tjerë të flisnin për bimët e tyre, që kishin mbirë dhe ishin rritur.

Ling e shikonte çdo ditë farën por asgjë nuk po mbinte. Kishin kaluar pesë javë dhe të rinjtë e tjerë flisnin me entuziazëm për bukurinë dhe se sa ishin rritur bimët e tyre. Ai filloi të zgjënjehej. Megjithëatë Ling nuk pushoi asnjëherë së kujdesuri për farën që i kishte dhënë mbreti.

Ditët u bënë javë, javët u bënë muaj dhe u mbyll viti. Fara e Ling nuk mbiu kurrë. Por, edhe pse ndihej i turpëruar, mori vazon e tij bosh dhe shkoi edhe ai para mbretit. Kur arriti aty, ngeli i habitur nga shumëllojshmëria e bimëve që kishin kultivuar koleget e tij. Ishin bimë të bukura me përmasa dhe forma të ndryshme. Ling e uli vazon e tij në tokë. Shumë nga të tjerët filluan ta tallnin. Disave ju erdhi keq dhe filluan ti thoshnin: “Mos u mërzit, të paktën u përpoqe.”

Kur erdhi mbreti, i hodhi një sy bimëve dhe përshëndeti të pranishmit. Ling përpiqej të fshehej nga fund i sallës. “Sa bimë, pemë dhe lule të bukura që keni kultivuar” tha mbreti. “Sot do të zgjedh njërin prej jush që të jetë pasardhësi im”.

Në një moment vuri re Ling, qe po fshehej pas të tjerëve dhe i kërkoi që të dilte përpara. Ai i turpëruar ju afrua mbretit me vazon e tij bosh.

Mbreti i kërkoi të prezantohej. “Më quajnë Ling” tha ai dhe dëgjoi gjithë sallën të qeshte. Të gjithë po qeshin, përveç mbretit. Ky i fundit pasi i kërkoi të pjesëmarrësve që të mbanin qetësi tha me zë të lartë: “Ja mbreti juaj i ri ! Ai quhet Ling ! ” Ling nuk po i  besonte veshëve. Ai as nuk kishte arritur ta bënte farën që të mbinte! Si mund të ishte ai mbreti i ri?

Atëherë madhëria e tij tha: “Si sot, para një viti, i dhash secilit nga ju një farë. Ju thashë ta mbillni, të kujdeseni dhe të ma sillni pas një viti. E vërteta është se ju dhash të gjithëve fara të ziera të cilat nuk mbijnë. Të gjithë, përveç Ling, më sollët pemë, bimë dhe lule” Kur zbuluat se farat nuk po mbinin, e zëvendësuat farën që unë ju dhashë me një tjetër. Ling ishte i vetmi që pati guximin dhe ndershmërinë të më sillte vazon bosh, ku kishte mbjellë farën që unë i dhashë. Ndaj ai është mbreti i ri!

Po mbolle ndershmëri, do korrësh besim.

Po mbolle mirësi, do korrësh shoqëri.

Po mbolle përulësi, do korrësh madhështi.

Po mbolle këmbëngulje, do korrësh fitore.

Po mbolle punë me përkushtim, do korrësh sukses.

Po mbolle sinqeritet, do korrësh marrëdhënie.

Po mbolle durim, do korrësh përmirësim.

Po mbolle tradhëti, do korrësh mosbesim.

Po mbolle dembelizëm, do korrësh ngecje.

Po mbolle lakmi, do korrësh humbje.

Tags: AlbaniaAlbert VatajBotaDijeKujteseMendimiNjeriuShqip
Previous Post

Pse Thomas Edison dhe Nikola Tesla u përplasën gjatë betejës së rrymave?

Next Post

Barent Fabritius, holandezi që doli nga studio e Rembrand për të krijuar tablonë e tij

Next Post
Barent Fabritius, holandezi që doli nga studio e Rembrand për të krijuar tablonë e tij

Barent Fabritius, holandezi që doli nga studio e Rembrand për të krijuar tablonë e tij

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj