Ata ishin filozofët e mëdhenj, të kurajshmit e ideve dhe teorive që udhëprinë mendimin njerëzor në një erë të re, në një qasje të ndryshtë. Dhe jetës i vuri përballë njeriun sfidues, atë që për gjithçka që meriton, e arrin nëpërmjet përpjekjeve ngadhënjyese. Kësisoj, këto dy mendje brilante kanë cekur, kurrsesi jo tangjent muzikën, artin e magjisë së tingujve, por e përcjellin atë përmes këtyre përkufizimeve si vetë pulsin e qenies në raport me këtë art galant.
Friedrich Nietzsche, te “Një biografi filozofike”
“Zoti na ka dhënë muzikën që mbi të gjitha të na çojë lart. Muzika bashkon të gjitha cilësitë: ajo mund të na lartësojë, të na devijojë, të na gëzojë ose të thyejë zemrat më të vështira me tonet e saj më të buta melankolike. Por detyra e tij kryesore është të çojë mendimet tona drejt gjërave më të larta, të lartësojë, madje të na bëjë të dridhemi… Arti muzikor shpesh flet me tinguj më depërtues se fjalët e poezisë, dhe kap të çarat më të fshehura të zemrës… Kënga na lartëson qenien dhe na çon drejt së mirës dhe së vërtetës. Megjithatë, nëse muzika shërben vetëm si një devijim ose si një lloj sfilate e kotë, ajo është mëkatare dhe e dëmshme.”
Arthur Schopenhauer, te “Bota si vullnet dhe përfaqësim”, 1818
“Muzika … qëndron mjaft larg nga të gjitha [artet e tjera]. Në të ne nuk njohim kopjen, përsëritjen, të asnjë ideje të natyrës së brendshme të botës. Megjithatë, është një art kaq i madh dhe jashtëzakonisht i bukur, efekti i të cilës në natyrën më të thellë të njeriut është kaq i fuqishëm dhe ai kuptohet plotësisht dhe thellësisht prej tij, në qenien fondamentale si një gjuhë tërësisht universale, dallueshmëria e së cilës tejkalon edhe atë të botës së vetë perceptimit, që në të sigurisht, duhet të kërkojmë më shumë se atë “një ushtrim i pavetëdijshëm në aritmetikë, në të cilin mendja nuk e di se është duke numëruar”, që Leibniz e ka marrë si të tillë… Ne duhet i atribuojmë muzikës një rëndësi shumë më serioze dhe më të thellë që i referohet qenies më të brendshme të botës dhe vetes sonë.
Përgatiti: Albert Vataj
Discussion about this post