Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Histori

Papa Françesku në Letrën Apostolike 25 mars 2021 për Dante Alighieri: Dante, profet i shpresës e poet i mëshirës

March 25, 2023
in Histori, Slider, Të përzgjedhurat
Papa Françesku në Letrën Apostolike 25 mars 2021 për Dante Alighieri: Dante, profet i shpresës e poet i mëshirës
22
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Shtatë shekuj pas vdekjes së tij në Ravenna të Italisë, më 1321, me shpirtin në dhimbje nga mërgimi prej Firences së tij të dashur, Dante Alighieri, autori i kryeveprës së njohur “Komedia Hyjnore”, ende na flet. Flet me ne, burra dhe gra të kohëve të sotme e na kërkon që jo vetëm ta lexojmë e ta studiojmë, por mbi të gjitha ta dëgjojmë dhe ta imitojmë në udhën e tij drejt lumturisë, drejt Dashurisë së pafund e të amshuar të Zotit. Kështu shkruan Papa Françesku në Letrën Apostolike “Candor lucis aeternae – Shkëlqim i jetës së amshuar”, botuar  më 25 mars 2021, në Solemnitetin e Lajmërimit të Zotit e kushtuar atij, që quhet “poeti hyjnor”. Data nuk është e rastit: misteri i Mishërimit, që buron nga “Ja ku jam” e shën Marisë, është, në fakt, – shpjegon Papa – “qendra e vërtetë frymëzuese dhe bërthama thelbësore” e krejt “Komedisë Hyjnore”, e cila realizon “hyjnizimin”, ose “shkëmbimin e mrekullueshëm” ndërmjet Zotit, që “hyn në historinë tonë duke u mishëruar”, dhe njerëzimit, që “përfshihet në Zotin, tek i cili gjen lumturinë e vërtetë”.

E ndarë në nëntë paragrafe, Letra Apostolike hapet me një paraqitje të shkurtër të mendimit të Papëve të mëparshëm mbi Danten. Pastaj, Papa Françesku ndalet në jetën e Alighieri-t, duke e quajtur “paradigmë të gjendjes njerëzore” e duke nënvizuar “rëndësinë dhe pavdekshmërinë” e veprës së tij. Vërtet, ajo është “pjesë përbërëse e kulturës sonë – shkruan Papa – na çon në rrënjët e krishtera të Evropës dhe të Perëndimit, përfaqëson trashëgiminë e idealeve dhe të vlerave”, propozuar sot nga Kisha dhe shoqëria civile si “bazë e bashkëjetesës njerëzore”, në mënyrë që të jemi në gjendje “ta shohim njëri-tjetrin si vëllezër”.

Dy, boshtet e “Komedisë Hyjnore” – shpjegonte Papa Françesku – nga njëra anë, “dëshira, e shkruar në shpirtin njerëzor” dhe, nga ana tjetër, “lumnia, e cila jepet nga vizioni i Dashurisë, që është Zoti”. Prandaj, Dante është “profet i shpresës”: sepse me punën e tij, ai e nxit njerëzimin të çlirohet nga “pylli i errët” i mëkatit për të gjetur “rrugën e drejtë” e, për të arritur kështu, në “plotësinë e jetës në histori” dhe në “lumninë e amshuar të Zotit”. Udha e Dantes, “shtegtim” i vërtetë – thekson Ati i Shenjtë – është “realiste dhe e mundshme” për të gjithë, sepse “mëshira e Zotit na e jep gjithnjë mundësinë e ndryshimit e të kthesës”.

Papa i kushton një paragraf edhe Shën Françeskut, i cili në veprën e Dantes përshkruhet në “grupin e qashtër të të lumëve”. Ndërmjet Varfanjakut të Asizit dhe Poetit Suprem, Ati i Shenjtë sheh “një përkim të thellë”: vërtet, të dy iu drejtuan popullit, i pari, “duke shkuar mes njerëzve”, i dyti, duke zgjedhur të përdorë jo latinishten, por gjuhën popullore, “gjuhën e të gjithëve”. Gjithashtu, të dy ia hapën zemrën “bukurisë e vlerës” së Krijimit, pasqyrë e Krijuesit hyjnor. Artist gjenial, humanizmi i të cilit “mbetet akoma i vlefshëm dhe aktual”, Alighieri është edhe – pohon Papa Bergoglio – “pararendës i kulturës sonë multimediale”, sepse në veprën e tij, shkrihen “fjalët dhe imazhet, simbolet dhe tingujt”, duke formuar “një mesazh të vetëm”.

Duke lavdëruar, së fundi, mësuesit, që arrijnë ta “komunikojnë me pasion mesazhin dantesk dhe thesarin kulturor, fetar e moral” të veprës së tij, Françesku kërkon që kjo “trashëgimi” të mos mbetet e mbyllur në klasat e shkollës dhe të universitetit, por të bëhet e njohur dhe të përhapet falë impenjimit të bashkësive të krishtera dhe të shoqatave kulturore. U bëhet thirrje për këtë edhe artistëve: Françesku i inkurajon “t’i japin formë poezisë së Dantes në udhën e bukurisë”, në mënyrë që të përhapin “mesazhe paqeje, lirie dhe vëllazërimi”. Detyrë tejet e rëndësishme, në këtë çast historik, karakterizuar nga hije, degradim dhe nga mungesë besimi në të ardhmen, nënvizon Papa. Kryepoeti – përfundon Ati i Shenjtë Letrën e tij Apostolike – mund të “na ndihmojë të ecim me qetësi dhe guxim në shtegtimin e jetës dhe të fesë, derisa zemra jonë të gjejë paqen dhe gëzimin e vërtetë”, domethënë “dashurinë që lëviz diellin dhe yjet e tjera”.

R.SH. – Vatikan

Përgatiti: Albert Vataj

Tags: 25 mars 2021Albert VatajDante AlighieriKomedia HyjnoreLetrën ApostolikePapa FrançeskuRadio Vatikani
Previous Post

Konstantin Razumov, moskoviti që na thërret të ngasemi prej bukurisë dehëse të grave mondane

Next Post

Albert Vataj: E shtrenjta ime, t’i mungojmë njëri-tjetrit për ta merituar magjishëm njëri-tjetrin

Next Post
Albert Vataj: E shtrenjta ime, t’i mungojmë njëri-tjetrit për ta merituar magjishëm njëri-tjetrin

Albert Vataj: E shtrenjta ime, t’i mungojmë njëri-tjetrit për ta merituar magjishëm njëri-tjetrin

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj