Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Albert Vataj: Mihallaq Andrea, vibratot e një zëri që drithëron ende zemra tona

Albert Vataj: Mihallaq Andrea, vibratot e një zëri që drithëron ende zemra tona

March 12, 2021
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Albert Vataj: Mihallaq Andrea, vibratot e një zëri që drithëron ende zemra tona
127
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Kanë rendur vite, qyshkur Mihallaq Andrea ka hyrë në orbitën e epjes sonë për drithërima zemre. Por, ai ka mbetur i tillë, i ëndshëm, i dëshiruar, pasionant, përshkues, ëmbëlak dhe i shpirtshëm, edhe sot, sot që është energjikisht i pranishëm, në komunikimin përmes këngës dhe krijimtarisë letrare.
Koha e ka temperuar në zjarr pasioni, këtë zë dhe penë, kitarën dhe njerëzoren e tij, duke e këndellur gjithnjë e më ëmbëlueshëm, gjithherë e më hirshëm, në ballafaqimin artistik, duke i bërë qëndresë gjithçkaje që ka dashur ta ndryshojë dhe duke e gjetur të bekuar çdo dorë të shtrirë, e zemër të dhuruar.
Kitara, serenata, vokali, janë një trini e shenjtë e një shpirti, trupin e të cilit, shëndeti e ka kyçur në karrigen me rrota, por nuk kishte qiell që ta mbante në kafaz një zemër dhe një zë si të tijin.
Mihallaq Andrea është një këngëtar, kantautor i një brezi, që mallshëm lidhet me nostalgjinë, me rekuiemin e viteve, siç dëshiron të jetë përgjithmonshmërisht i përkundur nga muzika e së shkuarës së hareshme, kohjeve kur s’kishim shumë gjëra, por kishim një dëshirë të flakëruar në pasione, për të kënduar, kërcyer dhe festuar, ashtu me mish e me shpirt.
Kohjeve të mbetura pas, tashmërive që rivijnë, për të ngacmuar me ledha e mall, janë kohje që dëshirueshëm kërkojmë një prehër prehjeje adhurimi, aromë, e cila mëkohet prej një luleje, që ashtu mbetur në saksi, ka shfletuar dimra dhe pranvera, duke mos u mpakur në hir e kundërmim. E kësisojtë është për brezin tonë, këngët dhe muzika, e pse jo edhe krijimtaria letrare Mihallaq Andreas.
Edhe pse nuk e njoh personalisht, kjo nuk më stepi ta përmbush realizimin e këtij portreti, për këtë shpirt të paepur, këtë njerëzore që ka ditur të sfidojë, moshën, pamundësinë e trazimit të shëndetit dhe krejtçka tjetër, që ka ardhur ta kalisë dhe ta lartësojë.
Mihallaq Andrea është një zë origjinal dhe një identitet krijues unik, vepra dhe vlera krijuese e të cilit janë një thesar i çmuar i traditës së pasur të këngës dhe muzikës korçare, por edhe asaj shqiptare. Edhe pse moderniteti dhe masivizimi i përfshirjes në art, i gjithkujt me gjithçmos, të vlertë ose jo, e ka mrrolur qiellin ku noton ylli i serenatës korçare Mihallaq Andrea, por pa mundur ta eklipsojë dot. Me njerëzoren e tij, e cila lexohet në vibrimet e atij zëri që gufon nga shpirti, si një burim uji, që beh për të shuar etjet tonë të ndezura ndër pengime e trazime, çoroditje e larushi pështjellimesh të ububushme, që tashmëria na i mëkon përdhunshem, ka sfiduar dhe triumfuar dinjitetshëm, për të qenë dhe mbetur një artist vlerash, një baba i përkushtuar, një qytetar model dhe një mik i pashoq.
Një identitet krijues si i Mihallaq Andrea, është jo vetëm një vlerë që meritueshëm ngjitet në panteonin e emrave që lartësuan Korçën dhe vlerat e saj qytetëruese, por edhe një përkatësi artistike që sinjifikon një qytet, një traditë, një kulmim në tërësoren e përfaqësimit tonë kombëtar.
Mihallaq Andrea, ndoshta nga të paktët artistë, arrin të shpreh përmes krijimtarisë dhe interpretimit të tij vendlindjen e tij. Kolori i atij zëri është një penelat e shpenguar që në çdo cekje, mëton grimca prej Korçës së bukur, Korçës së ëmbël, Korçës magjike. Troku i ngadaltë që çapit kalldrëmin e rrugicave të këtij qyteti; heshtja e drojshme që nderet e praruar muzgjeve mbi çatitë dhe hirin e shtëpive; vështrimet e vjedhura që gjarpërojnë përmes të çarave të portave gjysmë të hapura; puthjet e përndezura strukur kthinave të rrugicave e buzë avllive, kallje që i përgjon hëna e joshja; pëshpërimat e prekjeve trazimtare të shpirtit, zemrat që thyhen e zërat që heshtin; krejtkëto janë trajtat e një qyteti, përkundje ndijimesh ledhatare të tij dhe thërrmijat e vezullimta të drithërimave, që zëri dhe shpirti i Mihallaq Andrea na i mëkon bujarshëm, siç veç zemra e tij kumton.
Ky është ai, Mihallaq Andrea, ai që dashuruam dikur, adhurojmë edhe sot, ai që sfidon me krijimtari dhe dashuri, ai që është sinonim i serenatës korçare, ai që është domethënie e një qyteti që e ka rrokur me aureolën e nderimit dhe mirënjohjes. Fati e ka shpërblyer me një mirësi të begatuar, dhe ai i ka blatuar veten si provë besimi dhe mirënjohjeje.
Ai, Mihallaq Andrea, këndon dhe krijon, mëkon zëëmbël e shpirtdlirë, me të ëndshmin kumt të muzikës, ashtu si dhe me të mprehten penë të jetësimit. Çdo ditë është për të një dritë që ndizet në atë zemër për të ndritur udhë të shpirtjeve, pas të cilave ngjitet apogjeu i tij. Nuk ndaloi dhe nuk guxon asnjë pengim t’i zërë pusi këtij vërshimi, sepse ai ka lindur nga kënda për tu përjetësuar në diellin e saj që lind në çdo adhurim tonin.

Albert Vataj

Tags: Albert Vataji dëshiruari ëndshëmKengaKitaraKorcaMihallaq AndreaMuzikapasionantpërshkuesSerenataTradita
Previous Post

Albert Vataj: Trego me vepër dhe falendero mundësinë qi jeta ta ka dhan me pa nëpër dritë çka territ i ka shpëtu thonjsh

Next Post

Si duhet ta kuptojmë terrorizmin dhe rrezikun potencial që rrjedhon së këndejmi?!

Next Post
Si duhet ta kuptojmë terrorizmin dhe rrezikun potencial që rrjedhon së këndejmi?!

Si duhet ta kuptojmë terrorizmin dhe rrezikun potencial që rrjedhon së këndejmi?!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

Emily Dickinson, poetja që zgjodhi vetminë si shëlbim i shpirtit dhe e pranoi atë si një ndëshkim

May 15, 2025
Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

Zbulim aksidental i Wilhelm Röntgen që revolucionalizoi mjekësinë, si lindën rrezet X dhe Anna Bertha, gruaja që pa vdekjen e saj

May 13, 2025
Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

Mbretëresha e Natës, një pllakë terrakote që ngjall frikë, adhurim dhe magjepsje

May 12, 2025
Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

Dhimbja si dëshmi e dashurisë që kemi njohur dhe na ka dhembur kaq thellë që kemi humbur

May 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj