Kjo paradë pikturash është pjesë e galerisë të piktorit të studios, spanjollit, Joan Marti Aragonés.Ata janë seksi. Theksimi i linjave duke tonuar nëpërmjet dritëhijes dhe plazmimit të koloritit, afron komunikimin dhe përbashkon ndijimin me shprehjen. Piktori i ka derdhur këto kurme në një hijeshi që kapërcen bukurinë klasike femërore, manifestimin dehës të kandjes së saj për të behur trandëse Është shumë interesant fakti, se si ai ka një numër të konsideruar punësh me subjekt femrën, të trajtuar në atë madhështi hiresh, në një këndshikim ndryshe nga të tjerët. Dukshëm evidentimi i sensualitetit në pikturën e tij tregon shpinën e femrave dhe ai e bën këtë me një pasion të shpenguar. Ngjyrat e ndezura i vënë zjarrin kësaj shprehie shpengimi të femrave në pikturën e tij. Po pse ai nuk denjon të na i tregojë të hirshmet e tij të pikturës nga përpara, pse grish kaq intrigues ti qaset bukurisë femërore kësisoj? A është një insistim për të qëndruar përballë pozimit të femrës në një pozicion krejtësisht të ndryshtë ngase priren klasikja e kësaj ngasje, apo ka diçka më misterioze se kaq? Kjo pyetje thjeshtë mund të marrë një përgjigje hamendësuese.
![](https://albertvataj.com/wp-content/uploads/2020/11/Joan-Marti-Aragonés-piktori-më-i-rëndësishëm-spanjoll-i-kapërcyellit-të-dy-shekujve-6.jpg)
![](https://albertvataj.com/wp-content/uploads/2020/11/Joan-Marti-Aragonés-piktori-më-i-rëndësishëm-spanjoll-i-kapërcyellit-të-dy-shekujve-5.jpg)
Sigurisht që galerinë e tij krijuese nuk e përbëjnë vetëm femrat. Ai ka një gamë të pasur trajtesash dhe aplikim të begatë teknikash, gjë që e rritin veprën e tij në sytë e kritikës.
![](https://albertvataj.com/wp-content/uploads/2020/11/Joan-Marti-Aragonés-piktori-më-i-rëndësishëm-spanjoll-i-kapërcyellit-të-dy-shekujve-4.jpg)
Talenti i tij artistik u zhvillua dhe u përsos së pari në Akademinë Valls dhe më vonë në Escuela de Bellas Artes de Sant Jordi, në Barcelonë. Ai studioi me mësues të tillë të njohur si Nolase Valols, E. Santasusagna dhe Garcia Morales.
U ballafaqua me publikun në ekspozitën e tij të parë në Galeria Atenea në vitin 1959 në Barcelona. Juan Carlos I është një nga artistët zyrtarë të portreteve të Mbretit të Spanjës.
![](https://albertvataj.com/wp-content/uploads/2020/11/Joan-Marti-Aragonés-piktori-më-i-rëndësishëm-spanjoll-i-kapërcyellit-të-dy-shekujve-2.jpg)
Këto arritje janë rezultat i një karriere të përkulur në përkushtimin ndaj teknikës dhe një vizioni estetik të unifikuar. Joan Marti Aragonés është një mjeshtër i të gjitha aplikimeve pikturike: shkëlqeu në bojrat e vajit, pastelet e tij e ridimensionuan vlerën artistike në Spanjë. Punoi gjithashtu me qymyr, stilolaps dhe bojë. Aftësitë e
tij për të ofruar figurën njerëzore nuk janë të dyta për asnjë. Ai i do pikturat e zhanreve të Katalonjës së tij të lindjes, peizazhet, studime të personazheve dhe akoma më shumë.
![](https://albertvataj.com/wp-content/uploads/2020/11/Joan-Marti-Aragonés-piktori-më-i-rëndësishëm-spanjoll-i-kapërcyellit-të-dy-shekujve-3.jpg)
Ai është një piktor në studio. Piktura e tij është më së shumti në koleksione private në të gjithë Evropën, Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë. Ndërkombëtarisht, puna e tij është vlerësuar në Paris, Luksemburg, Caracas, Washington, New York, Bruksel, Miami, Quebec, dhe natyrisht në të gjithë Spanjën.
Albert Vataj