Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Profil

Legjendari i BBC, gazetari Sir David Attenborough: Ju zbulova botën. Tani shpëtojeni atë!

April 22, 2024
in Profil, Slider, Të përzgjedhurat
Legjendari i BBC, gazetari Sir David Attenborough: Ju zbulova botën. Tani shpëtojeni atë!
133
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Prej pothuaj 70 vitesh, David Attenborough është autori, fytyra dhe zëri rrëfyes i disa prej serive më spektakolare mbi natyrën, që janë shfaqur në televizion. Për të qenë më të saktë, zhanri i dokumentarit mbi natyrën ashtu si e njohim sot, ka lindur me të. Në vitin 1953, pas diplommit në shkenca natyrore dhe dy vite shërbim në Royal Navy, ia doli të bindë BBC dhe Kopshtin Zoologjik të Londrës, që të financonin një sipërmarrje të paprecedentë: të filmonin një djalosh natyralisht që bridhte botën, në kërkim të specieve të rralla. Programi pati një sukses të madh. Që atëherë, Attenborough nuk ka pushuar së dokumentuari jetën tokësore, për BBC-në.

Sot, në moshën 96 vjeç pasi ka filmuar çdo qoshe të globit (“përveç shkretëtirës së Gobit: asnjë producent nuk do të më dërgonte atje, por do të më pëlqente shumë”), rikthehet me një dokumentar që ka frymëzimin e një testamenti shpirtëror: A life on our Planet, një jetë në planetin tonë (nga 4 tetori në Netflix), është dëshmia e tij e rënies së biodiversitetit.

Sinjalet në vitet Shtatëdhjetë

Në vitin 1954, kur u nis për në Sierra Leone me një kamerë 16 mm, në botë kishte 2 miliardë e gjysmë njerëz dhe 64% e Tokës përbëhej nga natyrë e paprekur. Sot, ajo rezervë është 35%, dhe ne jemi pothuaj 8 miliardë. Sinjalet e para të krizës erdhën në vitet shtatëdhjetë, gjatë xhirimeve të Life on Earth.

“Vumë re që ishte e vështirë të gjeje disa kafshë”, rrëfen Attenborough. Gorillat e malit ishin reduktuar në 300 ekzemplarë, në një cep të Afrikës qendrore. Ndërkohë popullsia e njerëzve kalonte 4 miliardët. “Dukeshin tashmë të liruar nga ligjit që qeverisin përhapjen dhe riprodhimin e kafshëve të tjera. Të shpëtoje speciet apo grupet e specieve nuk mjaftonte më: po zhdukeshin habitate të tërë”.

Më pas në vitet Nëntëdhjetë, gjatë xhirimeve të Blue Planet, trupa e tij ndeshi në një fenomen ende të panjohur: barrierat e koraleve po zbardheshin. Dukej një fenomen magjepsës kromatik, por rezultoi një tragjedi: koralet shndërroheshin në skelete. Po i vriste ngrohja e oqeaneve, shkaktuar prej lëshimit të dioksidit të karbonit.

David Attenborough with mountain gorillas, on location for ‘Life on Earth’ in Rwanda 1979

“Çekuilibri i CO2 ka karakterizuar të pesë shfarosjet në masë të Tokës”, shpjegon Attenborough. “Në ato raste u deshën një milion vite aktivitet vullkanik për të lëshuar sasinë e dioksidit të karbonit, që shkaktoi katastrofën. Ne kemi arritur të bëjmë të njëjtën gjë në më pak se 200 vite”.

Gjatë 80 viteve të ardhshme, do të ndodhë një shfarosje në masë e ngjashme. “Por zgjidhje ka, e kemi patur para syve”, thotë Attenborough. “Për t’i rikthyer stabilitetin planetit duhet të rikthejmë biodiversitetin e tij. Në një shekull Toka mund të kthehet një vend natyre të egër. Por duhet një përpjekje ndërkombëtare. OKB është i vetmi instrument që kemi, me qëllim që kjo përpjekje të koordinohet, ndahet nga të gjithë dhe të jetë globale”.

Ja pikat kyçe

Eshtë një apel për opinionin publik, sepse u kërkon qeverive të reagojnë menjëherë për disa pika kyçe: të gjendet një zgjidhje për rritjen e pandalshme demografike (përndryshe në vitin 2100 do të jemi 11 miliardë); të zëvendësohet lëndët djegëse me energjitë e rinovueshme (Maroku përmbush sot 40% të nevojave me një rrjet centralesh energjie të rinovueshme); t’u jepet sërish jetë oqeaneve duke krijuar zona ku ndalohet peshkimi (ndalimi i peshkimit në një të tretën e brigjeve tona do të mjaftonte për të ripopulluar detet); (të reduktohen në mënyrë drastike zonat e mbjella (Vendet e Ulëta kanë mësuar të marrin maksimumin nga çdo hektar, duke dhjetëfishuar të korrat në 2 breza); të ndalet shpyllëzimi (në 25 vjet, deri dy të tretat e CO2 në atmosferë do të përthithej nga bimët).

Dhe më tej, të jetonim përditshmërinë në mënyrë të përballueshme dhe të hamë më pak mish. “Por për ta bërë, duhet më shumë inteligjencë”, thotë Attenborough. “Duhet mençuri”. / Bota.al

Tags: BBCGazetariSir David Attenborough
Previous Post

Ledat e epshme të tre mjeshtrave të pikturës, nga Leonardo da Vinçi, Mikelanxhelo, te CorreggIo

Next Post

Gjeografi francez më 1876: Shqiptarët dallohen nga hollësia e mendjes dhe forca e karakterit

Next Post
Gjeografi francez më 1876: Shqiptarët dallohen nga hollësia e mendjes dhe forca e karakterit

Gjeografi francez më 1876: Shqiptarët dallohen nga hollësia e mendjes dhe forca e karakterit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

May 19, 2025
Trofeu i qelqtë i Eurovision, një altar i zërit njerëzor, ku arti i predikon Evropës paqe përmes këngës dhe muzikës

Trofeu i qelqtë i Eurovision, një altar i zërit njerëzor, ku arti i predikon Evropës paqe përmes këngës dhe muzikës

May 18, 2025
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 17, 2025
Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

Gjithçka në pulsin e jetës nisi te trupi, si një himn i pjellorisë dhe tokës, mrekullim i hirit dhe epshit

May 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj