Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home A e dini se?

Kostumi i çuditshëm i Doktorit të Murtajës, manteli prej lëkure dhe kapelja me sqep të gjatë

April 3, 2020
in A e dini se?, Të përzgjedhurat
Kostumi i çuditshëm i Doktorit të Murtajës, manteli prej lëkure dhe kapelja me sqep të gjatë
779
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Kostumi i mjekut të murtajës lindi në Italinë e mesjetës, në kohën e Vdekjes së Zezë. Kjo veshje hamendësohet se është ekuivalenti i uniformës së sotme të personelit të shërbimit mjekësor, i cili funksionon për të mbrojtur mjekët dhe infermierët nga ekspozimi në ambient të “kontaminuar” viral. Mesjeta krijoi këto kostume, jo saktësisht për të njëjtin funksion, si sot, pasi ata nuk zotëronin dijeni mbi “armikun” e padukshëm që kërcënonte, dhe rrjedhimisht nuk dinin se nga çfarë të mbroheshin, veçse nga indikacionet e sëmundjeve të perceptueshme, si ishte era e keqe dhe kontakti fizik.

Kostumi i doktorit të murtajës ishte imitim i fytyrës së një zogu, të veshur me syze dhe një kapelë të lartë. Ata vishnin rroba të gjata, të errëta, doreza të rënda dhe shkopinjtë që i mbanin për të treguar gjërat, pasi për ta ishte e vështirë t’i dëgjoje teksa jepni këshilla përmes maskave të tyre?

Paul Fürst, një vizitor gjerman në Italinë e asaj kohe, shkroi për këtë zakon të çuditshëm italian të mjekëve që visheshin si zogj të frikshëm. Dhe, megjithëse gjermanët e shekullit të 15-të, ashtu si pjesa tjetër e botës, menduan se veshja u dukej pak e çuditshme, sipas tyre çdo komponent i saj duhet të kishte një arsye dhe një funksion.

“Të gjitha pjesët e veshjes së mjekut të murtajës, dhe veçanërisht forma e maskës, besohej se siguronin mbrojtje për mjekun”, thotë Winston Black, një historian i pavarur i mjekësisë dhe fesë në Mesjetë dhe autor i librit ” Mesjeta, fakte dhe fiction”. Sipas tij mbrojtja nuk ishte nga mikrobet ose bakteret mbi pacientin, të cilat nuk do të kuptoheshin deri në epokën moderne. Në vend të kësaj, mjekët besonin se disa sëmundje, si murtaja, ishin gjeneruar nga ajri i helmuar i quajtur miasma”.

Miasma, i quajtur ndryshe “ajri i keq” ose “ajri i natës”, mendohej se buronte nga kalbja e lëndës organike që infektonte njerëzit përmes sistemit të tyre të frymëmarrjes ose sekretimeve të lëkurës. Sigurisht, uji i ndotur, higjena e dobët dhe mungesa e kanalizimeve në vendbanime, ishin fajtorët e vërtetë dhe shkaktarët e shumicës së epidemive që ndodhën deri në shekullin e 19-të.

Po çfarë ishin ato kostume?

“Sipas një grupi udhëzimesh për mjekët e murtajës, manteli dhe kapelja duhet të mbulojnë tërë trupin dhe të bëhen prej lëkure të lyera me vaj maroken, për të parandaluar që miazma, era e keqe, apo “ajri i natës” të depërtonte brenda trupit të mjekut” thotë Black. “Elementi më i rëndësishëm i uniformës ishte maskë e gjatë, me sqep. Ajo duhet të mbushej me barishte të ëmbla ose me erëza të forta, të cilat besohej se bllokonin ose “filtonin” erën e keqe, e cila ishte e vetmja e keqe që ata njihnin dhe prej të cilës duhet të ruheshin. Një nga bimët më të njohura, me të cilat mbushej kapelja ishte druri i krimbit, përbërësi kryesor i absinthe, e cila ka një erë shumë të mprehtë. Qëllimi kryesor ishte që era brenda maskës të ishte më e fortë se kudërbimi i mishit të kalbur dhe sekretimeve të lëkurës së të sëmurëve. Maska gjithashtu mund të mbajë një sfungjer të njomur me uthull, pasi era e fortë e saj gjithashtu mendohej se bllokonte “miazën”

Përveç faktit se ata u argëtuan nga gjermanët për veshjet e çuditshme, nuk dihet shumë për mjekët e murtajës të shekullit të 17-të. Kuptimi ynë më i mirë është se ata ishin mjekë komunalë, që punonin në qytete të mëdha për llogari të qeverisë urbane ose monarkinë. Ata ndoshta ishin më të zakonshmet në qytetet e Evropës Jugore, si Roma, Milano, dhe disa madje mund të ishin aktiv në jug të Francës. “Për shkak se ata ishin shërbyes publik, ata ndoshta nuk kishin” klientë “, vetë,” thotë Black. “Përkundrazi ata shkuan rreth qytetit gjatë një shpërthimi të murtajës, duke marrë vendime, se cilat shtëpi të mbyllen ose cilat lagje të karantinojnë, etj.”

A e kanë veshur vërtet këtë kostum të tillë mjekët e murtajës?

Edhe pse me siguri, kishte mjekë që i asistonin viktimave të murtajës gjatë shpërthimit në shekullin e 17-të në Evropën Jugore, janë të pakta provat që ata t’i kenë përdorur këto veshje si uniformë e rrethanave detyruese epidemish. Shumica e fakteve, të cilave hulumtuesit i referohen janë shkrime dhe imazhe satirike.

Një version i ngjyrosur i vitin 1656 i gdhendjes së bakrit të Gerhart Altzenbach të Doktor Schnabel, d.m.th Dr Beak, një doktor i plagës në Romë të shekullit të 17-të dëshmon mbi komponentët e kësaj uniforme, edhe pse pak ishin ata që e morën seriozisht dhe e konsideruan këtë si një fakt historik.

Dëshmia jonë më e mirë se veshja ekzistonte, vjen nga një përshkrim i mjekut mbretëror francez, Charles de Lorme. Ka përshkrime nga mjekët e mëvonshëm të shekullit të 16-të, të cilët mbanin maska ​​mbrojtëse. Ndoshta Charles de Lorme duhet të merret me krijimin e një veshje që duhej të mbronte tërë trupin e mjekut. Megjithë këtë pretendim francez për krijimin e veshjes, shumica evropianë të tjerë u pajtuan se uniforma e mjekut të mortajës ishte me origjinë italiane.

Por edhe sikur veshja të mos ishte aq e përhapur siç e imagjinojmë tani, zhvillimi i mjekut të murtajës dhe kostumit të tij të çuditshëm, pa kuptim. Ky fakt dëshmon se ishin prezente ndryshimet e rëndësishme në mjekësi dhe shëndetin publik.

“Mjekët po zhvillonin ide më të forta se si mund të veprojnë sëmundjet ngjitëse si murtaja, dhe ishin të shumë mjekët që punonin në kapacitete publike, të mobilizuar për t’u kujdesur për shëndetin e qyteteve ose lagjeve të tëra, dhe jo vetëm për pacientët individualë, të pasurit”, shton Black.

Pashmangshmërisht ne rrokim bindjen se kostumet e mjekut të murtajës ishin një uniformë që i mbronte atë nga ekspozimi ndaj kërcënimit, aq sa nuk mund ta mohojmë se kostumet e sotme, të cilët ngjasojnë me ato të astronautëve, megjithëse janë të çuditshme, i garantojnë personelit shëndetësor mbrojtje dhe afikasitet në kryerjen e shërbimit të tyre në kurimin e të prekurve nga sëmundjet bakteriale.

Albert Vataj

Tags: Doktorit të MurtajësHistoriItaliMaskatMesjetMurtajaRrezikuSemundjaUniforma Studimi
Previous Post

Graham Greene, “kronisti i vetëdijes dhe ankthit të shekullit XX”, pena që luftoi për besim dhe dinjitet

Next Post

Udha e Kryqit në gjurmët e shërbestarëve të përkushtimit, martirëve të kishës dhe besimit

Next Post
Udha e Kryqit në gjurmët e shërbestarëve të përkushtimit, martirëve të kishës dhe besimit

Udha e Kryqit në gjurmët e shërbestarëve të përkushtimit, martirëve të kishës dhe besimit

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj