Piri ishte një qytezë malore që nga lashtësia e tej largët e deri kur hordhitë osmane të Eerrësirës u derdhën mbi trojet arbërore. Vendndodhja e tij është afër fshatit Zhulat të Gjirokastrës (…)
Shkatërrimi i qytezës së Pirit filloi prej hordhive bizantine në shekullin XI dhe u përfundua nga hordhitë osmane në shekullin XV. Barbarët osmanë, që vinin prej Errësirës dhe sillnin Errësirë, i zhvendosën banorët e mbetur në fshatin Zhulat aty pranë. Një garnizon ushtarak osman i vendosur qëllimisht në fshatin Zhulat u kujdes që Qyteza E Pirit të harrohej dhe banorët të mos ktheheshin më atje.

Në 1000 vitet në vazhdim tokat E Pirit arbëror përballuan ngjarje e dallgë të ndryshme dhe tokat arbërore filluan të njihen edhe si Albania. Prandaj në mesin e shekullit XV e më pas Gjergj Kastrioti Skënderbeu njihej edhe si Prijës i Epirit edhe si Prijës i Albanias edhe si Prijës i Albanias dhe Epirit. Botimet e shumta i thurin lavde atij si pasardhës i Pirros së Epirit dhe e krahasojnë me të tjerë prijës europianë të shquar. Si shembull, libri i At Dhimitër Frangut për Gjergj Kastriot Skënderbeun i botuar fillimisht në latinisht në Venecia në 2 Prill 1480 u pasua nga 18 ribotime të tjera aty vetëm deri në vitin 1679. Shembuj botimesh për të jepen më poshtë.
Njohuria e trashëguar në Europë për mbretërinë arbërore të Gjergj Kastriotit Skënderbeut shihet edhe në këtë hartë të vitit 1705 që paraqet pjesën jugore të Gadishullit Ilirik me rajonet e rëna nën pushtimin e perandorisë osmane. Këtu janë përvijuar qartë rajonet e Albanias së Epërme (Haute Albanie, fr.) dhe E Pirit ose Albanias së Poshtme (Epire ou Basse Albanie, fr.). Kjo hartë e bën me dije qartë se ç’domethënë Epir dhe Albania.
Kjo hartë me autor Nicolas de Fer dhe paraqitur në pallatin mbretëror francez në Paris në vitin 1705 titullohet: Grece Moderne ou Partie Meridionale de la Turquie en Europe. Divisee en Beglerbeglics ou Grands Gouvernements – Greqia e kohës ose pjesa jugore e Turqisë në Europë. E ndarë në Bejlerbejet ose Qeverimet e Mëdha. Dhe, sepse përrallat detare të mitologjisë (shkencës së gënjeshtrës) “greke” ishin në veprat romancierëve apo piktorëve europianë, “Greqia” në këtë hartë është vendosur në ishujt e Detit Egje. (Një shtet me emrin “Greqi” me 1/6 e sipërfaqes që është sot do të krijohej prej fuqive perandorake europiane për herë të parë në vitin 1830.)

Në shekullin XV, për shembull, Morea që ndodhet më e larguara nga Albania e Poshtme (Tokat e Pirit) kishte të paktën 88% të fshatrave që dokumentoheshin drejtpërdrejti si fshatra arnaut-arbërorë-arbanas-arvanitas. Ose, udhëtarët e ndryshëm europianë të shekullit XVII në ditarët e tyre të botuar e kanë përshkruar Athinën me rrethina si fshatra shqiptar. Në ato kohëra trashëgimia për Gjergj Kastriot Skënderbeun rrezatonte fort. Prandaj edhe muzikanti i madhërishëm Antonio Vivaldi hartoi dhe vuri në skenë më 22 qershor 1718 në Teatrin Pergola të Firences operën Scanderbeg.
Arbërit–Arbanitët–Arvanitët-Shqiptarët kanë qenë aty në tërë të shkuarën, veç arbërve të ardhur aty herë pas here si për shembull në fund të shekullit XX. Ata janë aty edhe sot. Ata dallohen drejtpërsëdrejti në të paktën 700 fshatra të kudondodhur në Greqinë e sotme. Ata flasin Shqip, këndojnë dhe hedhin valle Shqip. Ata janë kudo në Gadishullin Ilirik, e përtej/ Saimir Lolja, Koha Jonë.