Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Pikturë

“Një roje shqiptar” në Egjiptin e Mehmet Ali Pasha, kryevepër e serbit të pikturës realiste, Paja Jovanović

March 9, 2020
in Pikturë, Slider, Të përzgjedhurat
“Një roje shqiptar” në Egjiptin e Mehmet Ali Pasha, kryevepër e serbit të pikturës realiste, Paja Jovanović
509
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

“Një roje shqiptar” Paja Jovanović është një nga piktorët më të mëdhenj serbë. Shqiptarët mërguan për herë të parë në Egjipt si ushtarë dhe mercenarë në gjysmën e dytë të shekullit 18, duke bënë emër dhe duke fituar respekt në luftën osmane për të dëbuar trupat franceze në vitet 1798–1801. Mehmet Ali Pasha (1769–1849) themeloi dinastinë shqiptare të Egjiptit, e cila zgjati deri në vitin 1952. Në shekullin 19 dhe fillimin e shekullit 20, shumë shqiptarë të tjerë u vendosën në Egjipt për arsye ekonomike dhe politike. Pas rënies së dinastisë, me Revulucionin egjiptian të vitit 1952, komuniteti shqiptar u zvogëlua dhe humbi ndikimin.
Nëpërmjet kësaj pikture, mjeshtri përcjell një reale që ngjall edhe sot pas kaq vitesh një ëndje të nxitur nga një ser komponentësh, të cilët e shndërrojnë këtë vepër në një simbolikë shprehëse të asaj tradite, e cila ka mbetur e plazmuar në histori, si një vezullim. Piktori serb, një nga mjeshtrat më të zëshëm të pikturës realiste, jo vetëm me tablonë “Një roje shqiptar”, por edhe me një seri të begatë krijimi, ka përcjellë përshkueshmërinë e të vërtetës së atij ceremonialiteti dhe asaj bukurie, asaj force dhe atij impakti burrëror të rojeve dhe ushtarakëve shqiptarë që i shërbyen dinastisë shqiptare të Egjyptit. Dritshmëria, me të cilën Paja Jovanović skalit një reale kaq imponuese, është në vetvete ai vezullim, ajo hijeshi dhe ajo krekosje ceremoniale. Edhe sot ajo ka kaq shumë impakt, kaq ndikim dhe joshje, aq sa çdo koment, shkujdersje dhe përfytyrim hiri të krenarisë së luftëtarëve, që është skalitur në atëkohjen mbetet i njëjë pasqyrues i vërtetë dhe realist, sa vetë piktura e mjeshtrit serb. Çdo komponent dhe element dëshmues në këtë tablo, që nga veshja, armatura, stolisja, deri tek shprehia e fytyrës, mënyra e qëndrimit të këtij rojeje, janë një ansambël hijeshije dhe force imponuese. Ky roje nuk është në këtë krekosje pompoze për të imponuar frikë, por bukuri dhe energji. Karakteristikat dalluese e bashkëafrojnë atë me gjithë sivëllezërit e tjerë që i shërbyen kësaj dinastie të fuqishme, dhe u bënë subjekt i lakmueshëm për mjeshtrat e tablosë, të cilët përcollën jo vetëm shkëqlimin e Egjiptit nën Mehmet Ali Pashain, por edhe rëndësinë dhe vlerat që kumtoi shpura e mercenarëve dhe bestarëve të oborrit të pashait shqiptar që nisi karrierën si taksambledhës dhe përfundoi me shndërimin e Egjiptit në një Perandori të fuqishme civilizimi.

Albert Vataj

Tags: Albert VatajArtBesnikDinastiEgjiptiLuftetarMehmet Ali PashaMercenarNjë roje shqiptarPaja JovanovićPiktureRojeShqipTabloushtar
Previous Post

Krijimi i Shqipërisë në Londër, si rezultat i një kompromisi të Fuqive të Mëdha

Next Post

“Portret i një plaku” e Camillo Boccaccino një sprovë e fuqishme e karaktereve medituese

Next Post
“Portret i një plaku” e Camillo Boccaccino një sprovë e fuqishme e karaktereve medituese

“Portret i një plaku” e Camillo Boccaccino një sprovë e fuqishme e karaktereve medituese

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj