Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Persiatje

Albert Vataj: Sot unë dua të besoj, por të gjithë altarët pluskojnë ende në baltën e së keqes

January 14, 2020
in Persiatje, Slider, Të përzgjedhurat
134
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Sot 30 vite më parë, më 14 janar 1990, qyteti im, s’deshi të ishte i pari, por mbeti filluesi i numërimit mbrapsht i orës së fatkobit të kuq. As ata nuk do të besonin se e drejta për drejtësi do të zgjonte në zemrat e tyre atë që shpirtrat kishin gatuar me zjarrin e një zemërate që ziente ndërkohjeve.
Koha u dha të drejtë atyre që ndalën kohën e një regjimi që përpëlitej në grahmat e fundit. Vitet numëruan dhe së bashku me ta rrëzimet, dhe nuk u dhanë, qëndresa e tyre ishte më e thellë se zhgënjimi që pillte nga e keqja.
U ringritën për të provuar sërish, u ndeshën dhe beteja që u mbeti të bënin nuk ishte thjeshtë lufta e tyre ishte sfida e një gjenerate, ishte ndërtimi i një shprese mbi rrënoja, dhe… asgjë nuk do të shkonte në udhën e përpjekjeve. Ndalime e pengime të tjera i zunë pritë atij vërshimi dhe… askush nuk mbeti pa fituar, e të gjithë dolën të humbur, për tu bërë garant i një sistemi antivlerë, i një regjimi shtypës dhe denigrues, i një kohërendje që përligj çdo ligësi, mjafton që padrejtësia të kishte të drejtë mbi gjithçka dhe mbi çdo gjë, edhe mbi ata që guxuan atëherë dhe pëndueshëm besojnë sot se lufta e tyre ishte e rreme.
Ndoshta fati zgjodhi të ishte kaq mizor me ata që gjithçka që humbën, prej më të shtrenjtës së shenjtëruar në vullnesën e tyre të mirë ishte besimi, besimi në atë për të cilën ishin të gatshëm të sakrifikonin edhe jetën.
E megjithatë 30 vite kanë ikur, tre dekada përpjeke dhe sprova kanë shteruar në asgjësimin e asaj ëndrre që mori zjarr atëherë kur të gjithë ata që guxuan do të digjeshin, e megjithatë guxuan. Dhe është guximi i tyre që na bën sot me faj, të gjithëve, të gjithë atyre që në një mënyrë apo në një tjetër bënë që ajo ëndërr që ata besuan të mos mund bëhej kurrë realitet.
Sot pas 30 vitesh ende kemi kaq shumë trazim e zemëratë, sa do na duhet më shumë guxim për të ngritur krye, sepse na duhet të ngremë krye mbi veten, mbi tërbimin e atij zjarri, e ta ndërsejmë mbi kobin e kësaj nate ndjellakeqe plebenjsh, të cilët me kultin e poshtërsisë dhe perversitetit, ngritën këtë karabina poshtërimi dhe denigrimi ndaj vlerës dhe dinjitetit, shitën dhe blenë gjithçka me duart të ndyta e shpirtra të shteruar prej amokut.
Sot unë dua të besoj, por asnjë altar nuk është ngritur mbi baltën dhe përmjerrjen e abuzimit, plaçkitjes dhe masakrimit, të çdo vlere dhe virtyti, me të cilën u ushqyem atëherë kur s’u ngopëm as me bukë. Edhe unë jam fajtor për këtë katandisje të fatit tim, tëndin, të të gjithë atyre që patën një ëndërr që na e vranë ende pa lindur.
E megjithatë unë besoj dhe lëvdoj atë vepër kurajoje që zuri fill 30 vite më parë, për të mbetur atëditë e sot flakadan i zemrave zjarrmëtare të lirisë.

Albert Vataj

Tags: 14 janar 1990Albert VatajAntikomunisteDemokraciaDiktaturaLevizjaShkoder
Previous Post

“Enver, ja si po e masakroni këtë popull….” Letra anonime gjeneralit që tentoj arratisjen dhe vidq në Burgun e Burrelit në ’75-ën

Next Post

14 janar 1990 – 14 janar 2020, ata u ndeshën dhe fituan, ne po ikim duke pranuar humbjen

Next Post

14 janar 1990 – 14 janar 2020, ata u ndeshën dhe fituan, ne po ikim duke pranuar humbjen

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj