Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Poezi

E shumështrenjta, e shenjtë e gjakut tem, Nana Terezë

August 25, 2019
in Poezi, Slider, Të përzgjedhurat
302
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

 

Derdhesh sot n’ma tepërmin hir të hyjshëm, n’shenjt

E shndrit n’yjsi e andshmja sublime e mrekullimit

Me lot gazmendi t’i laj t’munduemet kamt e tuja

Me puthje t’i mbuloj t’fortvyemet duar mirësimi t’pashoq

 

Ndihem zot, sot, n’altarin tand t’shenjt, Nana Terezë

E shumështrejta shejtnesh e gjakut tem

M’bekove me qashtërsinë e përvujtnis tande

Shekuj përulje mi shndrrove n’përjetësi lumnimi

 

Kurrkush sa Ti nuk e naltësoi n’përjetësi

T’fortpërndritshmen shërbesë fortlume t’shpirtit t’vetmohimit

Ngadhnjeve me përulësi n’tana zoritjet e trazimet

Shërbestaren e shpirtit t’shenjt si kurrkushoq mëkove kësojete

 

Qielloren e Zotit e shndrrove n’pasion mirësie e bekimi

Fjalës s’shenjt i’a bane fli t’hyjshmen zemrën tande

Behe me nanën në çdo ngulm kushtimi, Nana Terezë

N’altar t’shejtit naltue je Ti sot, n’adhurim ke ken e je tash e përgjithmonë

 

Ti grua, mëkamse eterne e shërimit, shëlbimit dhe bamirësisë

Ti nan e bijve t’braktisun, e njerëzve fatkeq

Artdht ama e zemrës tande, vullnesa e shpirtit tand

U baftë sprovë e njeriut qi n’hy përunjësisht beson

 

Nëpër terr shpresash t’thyeme e prehnash t’poshtnum

Ke rend tue shërue plagë e tue mëkue kreni

Natave t’shterruna besimit e fikun shpresash

Ke beh me zemrën tande dritueme prej mrekullimit

 

N’syt e thyem dritet e drobitun ligshtimit

Ke kungue ma t’shndritshmin diell t’qiellin tand

Ke vezullue me mirësin dhe dashunin tande prej nane

N’ma rrezëllitmen dritë, atë t’fortshtrenjtit t’gjakut tand.

 

Tana nanat, n’shtatoren e shejtnis tande hedhin shtat

Duar prej qiellit bulojnë n’pemën e mëshirës tande

E nën hijen e vet streh i ban çdo dhimbje e mohimi

Vend i ban n’prehnin tand çdo braktisje e lëngimi

 

Ti Nana Terezë, Ti qi shejtnove tana t’lumet nana

Shejtnue kjosh në çdo shpirt e zemër

E shenjt u bash në çdo prehen e krahnor

Qi ndigjon mëkimin tand të mëshirës e besimit n’Zot

 

M’kumtove gjithher se “Dashunia do ta shpëtojë botën”

Kam besue dhe besoj n’ma t’hyjshmin, t’andshmin predikimin tand

E shenjta, e shumështrenjtë, Nana Terezë

Ma rrezëllitësja rreze drite, diell i gjakut tem.

 

Blatue teje kjoft çdo vullnesë qi ty t’shumëdishron

Udhën qi mëkove me mëshirim, n’përjetësi bekue kjoftë

Meshira e përunjësia e t’fortdishrueshmit përkushtimit tand

Urdhnes parajse u baft n’çdo zemër qi n’Ty si n’Zot Beson.

 

Amen

 

© Albert Vataj

Tags: "Mëshira""Nënë Tereza"Albert VatajDevocioniGruajaHumanitarIndiKalkuteKrishtiMisioniNobelPoeziSakrificaShenjtorjaShqiptareTerezaZoti
Previous Post

Të njohim njeriun, vetveten anatomike, perfeksionin e qenies, misterin e krijimit, këtë kryevepër të Zotit

Next Post

“Lahuta e Malcís” e Atë Gjergj Fishtës, vepra e parë letrare shqipe, që i përket botës!

Next Post

"Lahuta e Malcís" e Atë Gjergj Fishtës, vepra e parë letrare shqipe, që i përket botës!

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

Një top në oborrin e Kolegjit të Jezuitëve, si lindi loja e topkambës (futbolli) në Shkodër

June 15, 2025

Bekim Fehmiu i madhi i roleve të mëdha kinematografike, aktori që e pati si një bekim origjinën shqiptare

June 15, 2025

Klasiku Nicolas Poussin, ai që fisnikëroi penelatën e ndjenjës dhe arsyes përmes ngjyrës

June 15, 2025
Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

Johann Sebastian Bach një baba fatkeq që humbi 11 fëmijë, një kompozitor tragjik që shkroi muzikë për ladinë e Zotit

June 12, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj