Albert Vataj
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG
No Result
View All Result
Albert Vataj
No Result
View All Result
Home Autorë

Bertolt Brecht, midis mё mallëngjyeseve të lirikёs gjermane tё shekullit tё njëzetё

February 10, 2022
in Autorë, Të përzgjedhurat
373
VIEWS
Share on FacebookShare on TwitterShare on Pinterest

Eugen Berthold Friedrih Brecht i quajtur Bertold, mbahet si poeti, dramaturgu dhe regjizori teatral më i rëndësishëm gjerman i shekullit të XX-të. U lind në Augusta më 10 shkurt 1898 nga Berthold Friedrih Brechti e Sophie Brezing, në një familje borgjezësh të rinj. Lumenj boje janë derdhur pёr tё folur pёr poezinë e Bertold Brechtit. Nё këto faqe ftojmë vetё Brehtin qё tё flasё pёr poezinë e tij. Brechti nuk ёshtё vetëm dramaturg, ai ёshtё edhe autor i poezive tё shumta, midis mё mallëngjyeseve të lirikёs gjermane tё shekullit tё njëzetё. Krijimtaria e tij poetike ёshtё e drejtpёrdrejtё, me tonin e rrëfimit tё njё intelektuali qё jeton nё njё epokё me mizori shtazarake. Poezia e tij nuk na çon nё asnjë botё fantastike e enigmatike, nuk ka rimё, por njё ritёm tё studiuar shumё mirё. Brechti e donte artin kinez, nё veprat e tij gjenden referime pёr Kinёn dhe civilizimin e saj. Nё vitin 1951 duke vështruar njё luan tё vogël kinez, pёrzёnё nga rrёnjёt e bimёs sё çajit, ai shkruan kёta rreshtat qё mund tё konsiderohen njё lloj programi i veprës sё tij poetike.

Bertolt Breht në kujtimet e  Gjon Milit

Në aradhën e pafundme të artistëve dhe personaliteteve të shquar botërorë në të gjitha fushat e krijimtarisë intelektuale, falë të të cilëve fotografi ynë gjenial Gjon Mili krijoi një prej kulmeve të fizionomisë së vet artistike, ishte edhe Bertolt Brecht

Bertolt Brecht (Breht) 10 shkurt 1898 – 14 gusht 1956 -poet, dramaturg, skenarist, studiues, kritik  dhe drejtor teatri gjerman i shek XX këtë vit do të mbushte  120 Vjetorin e lindjes. Ai ka dhënë kontribut të shquar  në prodhimin dramaturgjik e teatral, kryeherit përmes tureve të kompanisë teatrore të pas luftës “Berliner Ensemble” që drejtohej nga vetë Brehti dhe gruaja e tij, bashkëpunëtore dhe aktore për një kohë të gjatë, Helene Weigel.

Ai studioi dramë me themeluesin e lëvruesin më të madh të studimeve të dramaturgjsë gjermane, Arthur Kutscher. Filloi të shfaqet në shtyp me emrin Bert Brecht  në vitin 1916 me poezi dhe disa artikuj kritikë rreth teatrit. Dramën e parë të plotë, “Baal”  e shkroi më 1918, ndërsa të dytën “Tamburët e Natës” në vitin 1919.

Gjatë vitit 1922 Brehti tërhoqi vëmendjen e kritikut të njohur  berlinez, Herbert Ihering: “Në 24 orë, shkrimtari Bert (Bertolt) Breht ka ndryshuar fizionominë letrare gjermane”- shprehej ai me entusiazëm për dramën e parë të inskenuar të Brehtit Tamburët e Natës; ai ka dhënë kohës tonë  një kumbim të ri, një melodi të re, një vizion të ri…Ajo është një gjuhë që ju do ta ndjeni në gjuhën tuaj, në veshët tuaj, në shtyllën tuaj kurrizore.”  Po atë vit atij iu akordua çmimi prestigjioz Kleist Prize për tre dramat e para (Baal, Tamburët e Natës dhe Në Xhungël, megjithse  vetëm Tamburët ishte vënë në skenë) Motovacioni ishte ky: “Gjuha e Brehtit është e gjallë, pa qenë qëllimisht poetike dhe simbolike pa qenë pothuajse letrare. Breht është një dramaturg sepse gjuha e tij ndjehet fizikisht shqeto.”  Më 1923 Breht shkroi një skenar për një film të shkurtër, “Misteret e një Berberane” me regji të Erich Engel dhe aktor kryesor Karl Valentin. Për nga aspekti krijues eksperimental, ai konsiderohet sot si një nga  filmat më të rëndësishëm në historinë e filmit gjerman. Po këtë vit u vu në skenë edhe premiera “Në Xhungël”, përsëri me regji  të Engel. Më 1924 pjesa “Eduardi II”, një adoptim i romanit me të njëjtin titull të Christopher Marlowe, përbën përpjekjen e tij të parë në konceptin e tij të “teatrit epik”. Fillon të studiojë  Marksizmin dhe shprehet se “Kur lexova Kapitalin e Marksit, kuptova veprat e mia. Marksi ishte i vetmi spektator që mund t’u përshtatej atyre.” I frymëzuar nga zhvillimet në BRSS, ai shkroi një numër pjesësh agitprop që himnizonin kolektivizimin Bolshevik (“Njeriu i barabartë me Njeriun”) dhe terrorin e kuq (“Vendimi”). Tendenca ekstravagante eksperimentuese, herë e suksesshme, apo jo, ishte motoja krijuese teatrore e punës së tij krijuese. Kështu nga “teatri epik” ai kaloi në konceptin që “Teatri Modern është Teatri Epik”(1930) (“betejë e madhe  për supremaci midis fjalëve, muzikës dhe produksionit”). Më 1930 Brehti u martua me Helene Weigel (gruaja e dytë), një aktore dhe drejtuese artistike  e njohur gjemane me origjinë hebreje, e  cila ka luajtur role kryesore në dramaturgjinë e Brehtit, sidomos të asaj epike. “Opera për tri grosh”, u bë hiti më i madh në Berlin edhe nga pikpamja muzikore.

Kur Hitleri mori pushtetin, më 1933, duke parashikuar rrezikun e  persekutimit, Brehti me familjen e tij emigruan fillimisht në Danimarkë (prej nga ai udhëtoi shpesh në  Kopenhagen, Paris, Moskë, Nju Jork dhe Londër për projekte dhe bashkëpunime  të ndryshme), më pas  në Suedi, Finlandë, dhe, së fundi, në SHBA. Gjatë viteve  të  Luftës II Botërore Brehti u bë një shkrimtar i spikatur i letërsisë së ekzilit politik. Ai  shprehte oponencën e tij ndaj  lëvizjeve Nacional Socialiste dhe Fashiste në  dramat e tij më të famshme: “Jeta e Galileut”, “Nënë Kurajo dhe Fëmijët e saj”, “Njeriu i mirë i Szechwan”, “Arturo Ui”, “Rrethi prej Shkumësi i Kaukazit”, “Frikë dhe Mjerim i Rajhut të Tretë” dhe shumë të tjera. Në SHBA ai shkroi të vetmin skenar për filmin hollivudian “Xhelatët gjithashtu vdesin”. Aty ai   shkroi skenarët “Vizionet e Simone Makard”, “Shvejku në Luftën II Botërore” dhe  “Duka i Malfit”.

Pas mbarimit të Luftës II Botërore, pasi ai vërtetoi më 1947 mes shakave e ironive  para një komisioni investigativ në SHBA se nuk kishte aderuar ndonjëherë në Partinë Komuniste, po këtë vit u kthye në Europë, fillimisht në Zvicër e më pas, më1949 në Berlin për të vazhduar drejtimin e kompanisë të teatrit të tij “Berliner Ensemble”. Ai shkroi shumë pak gjatë viteve të fundit në Berlin. Ai ia dedikoi veten drejtimit të dramave talenteve të reja të një gjenerate tjetër të regjisorëve  dhe dramaturgëve të rinj. Dialektika marksiste kishte influencuar shumë tek Brehti në të dy aspektet teorike  e praktike teatrale të  tij. Brehti mori Çmimin Stalin të Paqes më 1954.

Bertolt Breht ndërroi jetë në vitin 1956 nga një atak në zemër në moshën 58 vjeçare.

Bertolt Breht mbetet një shkrimtar, dramarurg estet e drejtues teatri origjinal dhe antikonformist i teatrit të deriatëhershëm kontemporan gjerman. Ai zbatoi idetë e vizionet e tij artistike të influencuara edhe nga zhvilimet politike e ekonomike  të kohës duke qëndruar në frontin kundër nacional-socializmit dhe nazizmit dhe aleat në frontin antikapitalist. Veprat e tij sollën një këndvështrim të ri në prodhimtarinë dramaturgjike gjermane e botërore, sidomos në raportet midis synimit të artit në raport me zhvillimet historike, ekonomike e sociale në shoqërinë gjermane gjatë periudhave të social-nacionalizmit, nazizmit e Luftës II Botërore, si dhe Luftës së Ftohtë.

Gjon Milit, në vitin 1963 i duhej të fotografonte në Berlinin Lindor disa shfaqje dramatike të Bertolt Brehtt-it të performuara nga kompania Berliner Ensemble që ishte themeluar dhe e drejtuar nga vetë autori deri në vdekjen e tij. Sipas fjalëve të Gjon Milit: “Një person më shpëtoi nga situata: Helene Weigel, e veja e dramaturgut, “Nëna Kurajo”, e famshme ndërkombëtarisht dhe drejtuese e kompanisë që nga vdekja e tij. I përsëritja  lutjet me shumë kujdes  për t’i bërë një foto-portret fisnik, por  ajo refuzonte. Ishte dita ime e fundit në Berlinin Lindor. Në mbrëmje, pas përfundimit të shfaqjes “Opera për Tre Grosh” takova Madam Weigel dhe kolegët e saj në bufenë e ansamblit për një pije ceremoniale para lamtumirës. Kur ne u ngritëm të largoheshim, unë insistova të paguaja, por sigurisht ajo kishte të njëjtën ide e nuk pranoi. Unë isha i vendosur të bëja zgjidhjen time. Zgjata dorën për të rrëmbyer faturën, e cila ishte vendosur në një pjatë dhe iu ofrua Madamës për ta firmuar, e shukosa, e futa në gojë dhe e përtypa sakaq. Të gjithë shpërthyen në të qeshura, ndërkohë që rivalja ime me një buzëqeshje kënaqësie që luante në fytyrën e saj, me shumë takt u ngrit e u largua. Kur arrita në hotel, gjeta këtë mesazh: “Madam Weigel ka kënaqësinë të pozojë për ju  në orën dhjetë para dite”.(Gjon Mili, Photographs & Recollection, p. 94).

Kristaq BALLI

 

Poezi të Përkthyera nga Faslli Haliti

TЁ KЁQIJTЁ

Tё kёqijtё i tremben thonjve tё tu

Tё mirёt i gёzohen hijeshisё tёnde

Tё njejtёn gjё

Do tё mё pëlqente ta ndiej

Pёr vargjet e mia.

Njё poezi tjetër e tij, nё njё farё kuptimi “programatike”, titullohet “An die Nachgeborenen” (Tё lindurve pas nesh) . Ja disa pjesё tё kësaj poezie:

ÇFARЁ KOHЁRASH

Çfarё kohёrash janë këto

Nё tё cilat njё ligjёratё mbi pemët ёshtё gati njё faj

Sepse nёn, kupton kështu, heshtjen pёr shumё krime!

Ai atje qё qetёsisht po kapërcen rrugёn

Mbase nuk ёshtё mё i arrritshёm pёr miqtë e tij

Qё vuajnë?

***

Vërtet, jetoj nё njё kohё tё errёt!

Fjala e shkujdesur ёshtё çmenduri.

Njё ballё i lёmuar tregon moskokëçarje.

Ai qё qesh mbase s’ka marrё ende

Lajmin e tmerrshëm.

***

Edhe tё shmangёsh dhunёn

Tё paguash tё keqen me tё mirёn

Tё mos plotёsosh dëshirat e tua, por tё harrosh

Kjo mbahet pёr mençuri.

Kёtё unё s’e arrij dot.

Jetoj vërtet nё kohёra tё errëta!

***

Ju qё çkridheni nga batica

Nё tё cilёn, ne, jemi mbytur

Kujtoni

Kur tё flisni pёr dobёsitё tona

Edhe pёr kohёt e errëta

Nga tё cilat ju shpëtuat.

Ecёm duke ndёrruar mё shpesh vendet se sa kёpucёt

Nёpёrmjet luftёrave tё dёshpёruar klasore ,

Kur kishte vetëm padrejtësi dhe asnjë revoltё.

***

Megjithatë e dimё:

Edhe urrejtja kundër sё ultёs

Shtrembëron tiparet e fytyrës.

Edhe zemërimi nga padrejtёsitё

E bёn zёrin tё ngjirur.

Ah ne qё donim tё përgatisnim terrenin

Ne s’mund tё ishim xhentilё.

Por ju, kur tё vijё çasti

Nё tё cilin njeriu do tё jetё mik i njeriut

Na kujtoni ne

Me indulgjencё.

Tags: 10 shkurt 189814 gusht 1956Albert VatajBertolt BrechtDramaturgKritikPoetskenariststudiues
Previous Post

Çfarë e dëmton seriozisht aktivitetit normal të trurit, që nga mosngrënia e mëngjesit deri të t’folurit rallë

Next Post

Skicat e fshehura nën “Virgjëresha e Shkëmbinjve” të Leonardo da Vinçi, u zbuluan pas 500 vjetësh

Next Post

Skicat e fshehura nën "Virgjëresha e Shkëmbinjve" të Leonardo da Vinçi, u zbuluan pas 500 vjetësh

Albert Vataj

Albert Vataj

Ajo që bën dhe e ndjen është ajo që duhet. Mos u bëj rob i fatalizmit, nëse nuk do të lësh veten të bjerë në boshin e asgjësë. Nuk është e thënë se duhet të ecësh me hapa të shpejtë për të mbërritur diku, hapat e sigurt janë ata që të çojnë aty ku duhet dhe kur duhet të shkosh. Jepu me gjithë shpirt asaj që e do me gjithë zemër dhe do të shohësh se përveçse i pasur do të jesh dhe i lumtur. Ushqeje me dritë gjithçka që jeta ta kredh në terr dhe se bashkë me veten ke çliruar prej kësaj robëria edhe ata që sjellin farën e së mirës të vullnetet për të ndryshuar botën që na përket të gjithëve. Më mirë vdis duke u përpjekur se sa të zvarritesh duke u ankuar. Jeta është gjithçka që ti kërkon prej saj. Nuk ka forcë të hyjshme apo përkufizime që tregojnë udhën e së vërtetës, jetën e merituar, zotërimin e gjithçkasë që të përket. Kërko gjithçka tek vetja. Gjithçka që do është gjithnjë me ty. Mjafton të dish ta kërkosh dhe do të kesh gjithçka.
  • Trending
  • Comments
  • Latest

Fausti, Mefistofeli dhe Margarita, një tragjedi e bashkëjetimit të së mirës me të keqes, vuajtja pambarim

April 4, 2016

Çfarë është Dashuria? Thënie brilante nga njerëz të famshëm që kanë skalitur zjarret e pasionit në historinë e letërsisë

May 12, 2017

Ëndrrat e këqija, makthet, përse i shohim, mesazhet që na dërgojnë dhe a mund t’i shmangim?

April 4, 2016

“Plaku dhe deti”, dyluftimi i pabarabartë i mundësisë, sprova e fatit dhe guximit të njeriut për të sfiduar natyrën

May 4, 2017

Galaktika, Rruga e Qumështit përmban 160 miliardë planete

0

Spektakël dhe frikë nga balena 14 metra e gjate që peshon 30 ton

0

Amani, qyteti i bardhë mbi 18 kodra streha mbretërore e kryeqytetit jordanez

0

Lëvizja e bujshme që shkundullitën nga themelt shekullin XX në botën e muzikës

0
Richard Wagner, “djalli” që solli engjëlloren nga ferri në muzikë, gjeniu që u përpëlit gjatë në kryqin e anatemës

Richard Wagner, “djalli” që solli engjëlloren nga ferri në muzikë, gjeniu që u përpëlit gjatë në kryqin e anatemës

May 22, 2025
William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

William-Adolphe Bouguereau piktori neoklasik që krijoi një botë të idealizuar

May 19, 2025
Trofeu i qelqtë i Eurovision, një altar i zërit njerëzor, ku arti i predikon Evropës paqe përmes këngës dhe muzikës

Trofeu i qelqtë i Eurovision, një altar i zërit njerëzor, ku arti i predikon Evropës paqe përmes këngës dhe muzikës

May 18, 2025
Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

Melodia e fundit, djali që luante violinë në shi, Homazh për Eliasin dhe tingullin që mbijetoi terrorin

May 17, 2025
  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

Copyright © 2020 Albert Vataj

No Result
View All Result
  • DIJE
    • Figura të ndrituna
    • Kujtesë
    • Impresione
    • Traditë
    • Histori
  • KRIJIMTARI
    • Persiatje
    • Esse
    • Poezi
    • Prozë
    • Urtësi
  • LETËRSI
    • Autorë
    • Libra
    • Filozofi
    • Përshkrimore
    • Dashuri
  • ART
    • Pikturë
    • Muzikë
    • Qytetërim
    • Mitologji
    • Kritikë
  • SPEKTËR
    • Reportazh
    • Intervista
    • Psikologji
    • Profil
    • Forum
    • Eros
  • Kureshti
    • A e dini se?
    • Shëndetësi
    • Kuriozitete
    • Natyra
    • Nga jeta e korifejve
    • Shkencë
  • BLOG

Copyright © 2020 Albert Vataj